Gjatë kësaj stine Jëlldëz Ibrahimova u solli një surprizë të këndshme adhuruesve të saj të shumtë. Projekti me pjesëmarrjen e këngëtares së njohur të xhazit dhe të Filarmonisë së qytetit Razgrad tashmë fiton popullaritet gjithnjë më të madh. Ftesat vijnë jo vetëm nga qendrat e mëdha muzikore. “ Me kënaqësi të madhe më 29 gusht do të bëjmë vizitë në qytetin Dëllgopoll, Bullgari Verilindore. Koncerti është me rastin e festës së qytetit. Na befasoi pak ftesa, por kjo është shenje, se muzika jonë ka shumë dashamirës.” – thotë Jëlldëz Ibrahimova.
Siç dihet Jëlldëz Ibrahimova është këngëtare me një diapazon të jashtëzakonshëm të zërit dhe teknikë të përsosur vokale. Gjithmonë ka bërë përshtypje me interesat e saj të larmishme muzikore dhe me partneritetet e saj. Ka realizuar projekte te përbashkëta me po thuaj të gjithë emrat e njohur të skenës bullgare të xhazit. Mes tyre është xhaz pianisti Mario Stançev, me kuartetin e të cilit ka bërë debutimin e vet, Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare etj. Ka lindur në Bullgari, ajo ka mbaruar Shkollën Kombëtare Muzikore dhe Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje. Në vendin tonë kanë qenë shfaqjet e saj të para si xhaz këngëtare. Ka incizuar rreth 20 albume, ka dhënë koncerte në dhjetëra vende të botës. Gjatë viteve të fundit jeton në Turqi, ku ka veprimtari të pasur pedagogjike dhe artistike. Programi me Filarmoninë e Razgradit ende nuk është prezantuar jashtë shtetit, por në Bullgari kudo e presin me duartrokitje. Solistë janë disa muzikantë të njohur popullorë.
“Projekti me Filarmoninë e qytetit Razgrad e filluam në muajin tetor. Qysh koncertet e para korrën sukses të madh. E kemi prezantuar në qytetet Ruse, Varna, Burgas, Sliven. Interesi i detyrohet ndoshta faktit, se kemi përfshirë muzikë xhaz, etno dhe klasikë. Përzgjedhja është bërë për një auditor më të gjerë dëgjuesish. Merr pjesë dhe Ivo Papazoi me kuartetin e tij prej virtuozëve, fizarmonisti i jashtëzakonshëm Neshko Neshev etj. Programi është shumë i larmishëm dhe pritet shumë mirë nga publiku, i cili siç duket ka nevojë për një spektër më të gjerë muzikor. Pas koncertit në Dëllgopoll gjatë shtatorit do të vazhdojmë koncertet në Plovdiv, Ruse, Stara Zagora, ndërsa me 20 tetor do të jemi në Sofje.”
Gjatë muajve të fundit Jëlldëz ka program të përbashkët edhe me Orkestrën e Forcave Ushtarako-Ajrore të Turqisë, të quajtur “Shqiponjat e xhazit”. Vetëm para disa javësh ata e prezantuan në Bullgari.
“ Me këtë orkestër punoj pak kohë, por kemi pasur shumë koncerte. Morëm ftesë për pjesëmarrje gjatë vitit 2016 në “Nishvil” – Festivalin e xhazit në Nish të Serbisë. Një bashkëpunim i tillë muzikor midis vendeve ballkanike mund të japë rezultate të mira. Mund të jap shembullin me koncertin, që patëm me Trion turke “Tanini”, bashkë me Big Bendin e BNR. Salla ”Bëllgaria” ishte e plotë, publiku pëlqeu këtë muzikë, që ishte përzierje e stileve etno dhe xhaz. Para pak kohe parashtrova një ide time para gazetarëve muzikorë dhe sponsorëve. Do të ishte gjë e mrekullueshme në qoftë se do të organizohet festival, në të cilin të marrin pjesë vetëm xhaz muzikantë nga Ballkani. Nuk njihemi shumë mirë, por nëpërmjet kulturës dhe muzikës mund të mësojmë më shumë për fqinjët tanë. Ky festival mund të vërë fillimin edhe të projekteve të tjera të përbashkëta”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..