Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija-muze “Drëzki”-një nga simbolet e historisë ushtarako-detare bullgare

БНР Новини
Foto: BGNES

Qyteti Varna tërheq turistë nga e gjithë bota si me plazhet e veta të shkëlqyera ashtu dhe me muzetë e veta të shumta, të cilat tregojnë historinë tonë të lashtë dhe atë më të re. Këtu gjendet muzeu i vetëm  Ushtarako-detar në Bullgari. Përpara disa ditëve një nga simbolet e historisë ushtarako-detare bullgare-anija-muze “Drëzki”, përsëri hapi dyer për vizitorët, që të mund ti njohë me jetën e marinarëve bullgar në fillim të shekullit të kaluar. Më shumë hollësi mësojmë nga drejtoresha e muzeut  Mariana Krësteva:

“Anija-muze “Drëzki” ka një histori të gjatë. Ardhja e saj në territorin bullgar është gjatë vitit 1906, bashkë me 5 mbajtëse të tjera të torpilave, të cilat janë ndërtuar në Francë, të sjella dhe të montuar tek ne. Që nga viti 1908, 6 anijet janë  bërthama goditëse e flotës bullgare. Le të mos harrojmë se, flota tonë atëherë është matur vetëm me ato të shteteve të vogla, siç është dhe Bullgaria. Por, pavarësisht nga kjo, me armatimin e ri ajo bëhet më aftë nga ana ushtarake në mbrojtjen e kufijve detar bullgar. “Drëzki” fiton njohuri pikërisht në këtë moment. Gjatë kohës së Luftës Ballkanike gjatë vitit 1912 ai është një nga 4 mbajtësit të torpilave, të cilët veprojnë si repart. Duke sulmuar kryqëzorin turk “Hamidie”, “Drëzki” e torpilon. “Hamidie” jep jo vetëm viktima njerëzore, por ka dhe shumë shkatërrime të mëdha. Dhe mjerisht, sipas dëshmitarëve, është i tërhequr me pupën përpara drejt Bosforit, që të mund ti bëhet remont, pas së cilës përsëri hyn në veprime ushtarake. Por, fakti se mbajtësi tonë i torpilave me një tonazh 40 herë më të vogël mundet ta mund në këtë betejë të pabarabartë, ka një ndikim jashtëzakonisht moral mbi flotën bullgare dhe ushtrinë si gjatë luftës Ballkanike, ashtu dhe tek brezat e ardhshme të marinarëve.”

Që nga viti 1957 “Drëzki” është një anije-muze dhe rikujton për të kaluarën tonë të lavdishme detare. Ajo nuk shkon larg mbrapa gjatë shekujve, por prapë së prapi ka se me çfarë të krenohemi. Nga ana tjetër, mbajtësi tonë  i torpilave është i vetmi në botë i ruajtur si një anije lundruese nga kjo klasë. Anija është e vlefshme me biografinë e vet të një anije luftarake , me një histori të komandantëve, të cilët i ka pasur, me personalitetet, të cilët kanë bërë stazhin në të. Mes tyre është dhe poeti i madh bullgar Nikolla Vapcarov.

Për ne ky është eksponati më i vlefshëm në muze-tregon doktoresha Krësteva dhe vazhdon:

“Anija ka qenë e shërbyer prej 25 maksimum 30 veta. Ku këtu hyjnë të gjitha llojet e veprimtarive: kuvertat, reparti i motorëve, navigacioni, grupi i oficerëve dhe marinarëve. Makineria është me avull, me lëndë të ngurtë . Shpejtësia maksimale, të cilën e ka zhvilluar është 25 nyja në orë, përafërsisht rreth 50 kilometra në orë. Për kohën e vet kjo është një shpejtësi mjaft e mirë. Është e armatosur me 3 tuba për silur dhe 2 armë 47 milimetrash. Duhet të shënojmë se, gjatë periudhave të ndryshme është përdorur si dragaminë dhe për shoqërim, prandaj është rekonstrouar dhe ripajisur. Mund të thuhet se është universal dhe i ka kryer denjësisht detyrat e caktuara dhe në kohë paqe dhe në kohë lufte.”


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD