Eksperimentues të rinj prej 10 vendeve do të kthejnë në 180 gradë përfytyrimet tona për një krijimtari artistike, duke shkatërruar barrierat midis arteve të veçanta dhe ndjekin të kaluarën dhe të tanishmen në një përzierje harmonike.
Për verë të dytë të radhës festivali për një art modern “180 gradë” mbledh krijues të rinj, të cilët me gjuhën e muzikës, të valles , teatrit, dizajnit dhe artit të pikturimit do të provokojnë kureshtjen e kryeqytetasve dhe do ti përfshijnë si pjesëmarrës aktiv në projektet e veta inovative. Pas të gjithë kësaj qëndrojnë 2 njerëz të rinj-ata jetojnë në Perëndim, por punojnë për ëndrrën e vet në Bullgari të ketë skenë për një muzikë moderne dhe në përgjithësi për arte eksperimentale. Aleksandër Haxhiev jeton në Frankfurt dhe i bie fagotit në ansamblin “Modern”, kurse Elica Bogdanova në Londër, ku ekzekuton në violë baroku dhe violë moderne me grupe të ndryshme. Ja se çfarë tha për festivalin e sivjetshëm Aleksandër Haxhiev.
Ne jemi një festival i ri-filluam gjatë verës së kaluar. Atëherë pa asnjëfarë reklame dhe pavarësisht nga stina e pushimeve mblodhëm shumë veta në salla. Kësaj radhe kemi përgatitur një program edhe më të pasur dhe interesant, të cilin e quajtëm “Laborator për arte inovative”, sepse do të paraqesim artet në bazë të një mënyre të pazakonshme, duke i përzier. Kemi 24 artistë nga kombësi të ndryshme:Sara Bicoka-një valltare italiane dhe koreografe, dramaturgët Markus Tesh dhe Artur Romanovski, mes muzikantëve janë klarinetisti i shkëlqyer nga Australia Riçard Hejns dhe violinistja Ashli Gordën-ajo do të ekzekutojë muzikë afro-amerikane, si dhe akoma shumë artistë të tjerë të shkëlqyer të cilët do të prezantojnë artet inovative.
Festivali hapet më 10 gusht me një nostalgji për vitet 20 të shekullit të kaluar, muzikë nga Kërt Vajll, Zhan France, Çik Kërija, veshja sharmante e zonjave dhe e zotërinjve në publikë.
Në Annees folles/vite të marra/ do të krijojmë një kabare dhe do të kemi një madem të vërtetë, e cila do të gëzoj publikun midis krijimeve, tregon Aleksandër Haxhiev. Do të ekzekutojmë muzikë nga vitet 20 të shekullit të kaluar nga Bohusllav Martinu dhe kompozitorë të tjerë modern, si dhe muzikë, e frymëzuar nga xhezi. Vitet 20 të quajtura Annees folles/vite të marra/ , kjo është periudha midis dy Luftrave Botërore, kur kultura amerikane vjen në Evropë dhe jeta bëhet më e lirë dhe pa kufij-gratë i shkurtojnë flokët dhe fustanet e veta, kurse xhazi hyn në muzikën serioze.
Në projektin VOX do të prezantohen instrumentet muzikore nga epokat e ndryshme, ku aksenti do të bjerë mbi thembrat e tyre dhe deri në çfarë shkalle afrohen ato me zërin e njeriut. Në një skenë tjetër do të shpallet “lufta” midis muzikës antike dhe moderne, shton Aleksandër Haxhiev.
“Shahmat” është eksperimenti i cili do të zhvillohet në të gjithë “Fabrikën 126” dhe publiku do të mund të shëtisë midis sallave. Do të kemi dy ansamble-njëri me instrumente antike me miq nga Anglia, Polonia, Lituania, kurse në grupin për muzikë moderne do të marrin pjesë disa nga muzikantet më të kërkuar në këtë moment të rinj nga Gjermania, Zvicra, Amerika. Të dy ansamblet do të luftojnë për një epërsi mbi publikun. Me fjalë të tjera, duam të provokojmë shijet e publikut dhe të shikojmë nëse do të gjendet një përafërsi midis dy tipave të muzikës.
Më 13 gusht për tu ndarë me festivalin, publiku është i ftuar të tregojë “tetë kujtime për një parti, e cila kështu e nuk rastisi, pavarësisht se e mbaj mend shumë mirë.” Çfarë fshihet pas këtij emërtimi të çuditshëm, sqaron përsëri Aleksandër Haxhiev.
Teatri i vallëzimit do të jetë shumë interesant, në fakt ky është një teatër muzikor të vallëzimit. Dramaturg janë Markus Tesh dhe Artur Romanovski, të cilët vijnë nga universiteti në Gisen-një nga shkollat më prestigjioze për një teatër eksperimental. Koreografia është e Sara Bicokas-valltare nga Italia, e cila ka përfunduar shkollën në Pina Baush në Esen, kurse muzikantët janë nga familja e ansamblit “Modern”. Në këtë shfaqje valltarët vallëzojnë, ekzekutojnë në instrumente, krijojnë muzikë, kurse muzikantët vallëzojnë dhe interpretojnë detyra prej aktori. Në përgjithësi që të gjithë bëjmë të gjitha dhe jemi artistë në skenë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..