Mure prej qelqi, një shkallare në formën e spirales dhe kudo shihen shkronja të alfabetit bullgar të shpërndara sikur nga dora e ndonjë magjistari. Pikërisht këtu në këtë pavijon të rrumbullakët ndodhet bota magjike e librave. Kjo ndërtesë e qelqtë ngrihet në lulishten para Teatrit Popullor.
Sofja tashmë disponon sallën e leximit në të hapur – me një koleksion të zgjedhur të veprave moderne. Pikërisht ata libra të mbledhura në këtë pavijon mund të lexojmë në lulishten. Ideja lindi në shoqatën e Sallave Qytetare të Leximit. Financimi u sigurua nga bashkia e kryeqytetit.
“Iu drejtuam njerëzve me lutje të na dhurojnë libra, sepse nuk kishim mundësi ta blejmë – tregon Aleksandër Shpatov, kryetar i shoqatës. – Në se do të ishim të detyruar të blejmë të gjitha ato 1500 vëllime, kjo do të kërkonte mjete të mëdha. E vëmë fillimin më 24 maj – Ditën e Shkrimit Sllav dhe të Kulturës Bullgare. Dalë ngadalë koleksioni i librave filloi të zmadhohet dhe të pasurohet. Shumë njerëz erdhën dhe na dhuruan librat e tyre të preferuara dhe të dashura.”
Kështu qytetarët me aktivitetin e tyre dhe me ndihmën e bashkisë, arritën t’i rikthejnë jetës një vend pak të harruar. Pavijoni i cili deri tani ishte bosh u kthye në një bibliotekë të vogël me qendër informative për turistët. Dhe pasi sipërfaqja e tij e vogël nga 18 metra katror mund të mbledh jo më shumë se sa 2000 vëllime, këtu merren vetëm libra të autorëve të afirmuar. Të gjitha librat janë në gjuhën bullgare, ndërsa shkronjat e alfabetit bullgar shihen nga larg:
“Në fakt alfabeti kirilik është pasuria jonë më e madhe. Ndoshta ky është edhe atraksioni më i madh turistik, sepse të huajit që në aeroport hasin shkronjat kirilike – mendon Aleksandër Shpatov. – Alfabeti kirilik është pikëtakimi i vetëm në gërshetimin midis qendrës turistike dhe sallës së leximit. Prandaj vendosëm që mbi fasadën e pavijonit të vëmë të gjitha shkronjat e alfabetit, që nuk dublohen me germat latine. Krahas kësaj disponojmë edhe germa prej druri, me të cilat njerëzit mund të shkruajnë emrat e tyre në gjuhën bullgare.”
Karta e parë e leximit ishte për kryetaren e bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova, e cila në hapjen dhuroi librin “Lutja ime” nga Hristo Botevi dhe vjershat e Robert Bërnsit.
“Ky është një projekt shumë interesant dhe pika e radhës kulturore në Sofje – tha zonja Fandëkova. – Ideja për një sallë leximi në të hapur bashkë me një qendër informative në zemrën e qytetit u realizua me sukses. Në këtë mënyrë kryeqyteti fiton një pamje kulturore. Për më tepër, se ideja ishte të prezantojmë dhe të afirmojmë alfabetin kirilik, gjë që është në thelbin e projektit.”
Edhe nxënësi Ajlan Karaogllan ishte ndër dhuruesit e librave:
“Tani do të dhuroj librin “E ardhmja e tokës dhe e njerëzimit, treguar nga fryma e Planetit”. Më pëlqen të lexoj që nga vogëlia. Ngandonjëherë marr libra nga biblioteka, por në se nuk mund ta gjej atë që kërkoj shkoj dhe blej. Tani po lexoj librin “Legjenda dhe Mite të Greqisë së Lashtë”. Fëmijëve, të cilët akoma nuk kanë interes për leximin, do t’u them, se duhet të lexojnë patjetër, sepse kjo është një kulturë, e cila duhet të zhvillohet. Tani jam në klasën e pestë, por kur do të rritem do të bëhem arkitekt dhe do të ndërtoj godina dhe udhëkryqe në dy nivele. Që tani i projektoj.”
Elizabet Stefanova dhuroi librin e dashur nga fëmijëria “Jan Bibijan” nga Elin Pelini:
“Kur e lexova këtë libër në fëmijëri argëtova shumë. Mirëpo edhe tani është një kënaqësi për mua ta lexoj prapë, megjithëqë jam 25 vjeçare. Përsa i përket sallës së leximit në të hapur, mendoj, se ajo do të kontribuojë, që qyteti të afirmohet si një vatër të kulturës dhe si një destinacion turistik. Jam e mendimit, se alfabeti bullgar duhet të jetë simboli i vërtetë i vendit. Unë si një njeri i ri, e përkrah ide të tilla. Mendoj, se ka një fije shprese, sepse hasen edhe njerëz të rinj, që janë kureshtar dhe shfaqin interes ndaj librave dhe ndaj leximit.”
Salla e leximit në të hapur do të punojë çdo ditë nga ora 10 deri në 20. Këtu do të lexojë secili, i cili ka dhuruar të paktën një libër. “Kemi ide për pikën e ardhshme kulturore në kryeqytet, por tani për tani ajo do të mbetet në sekret”, tha kryetarja e bashkisë së Sofjes.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BTA, BGNES dhe Shoqata e Sallave Qytetare të Leximit
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..