Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Sofja merr frymë” – gllënjkë e ajrit të freskët në qytetin e madh

БНР Новини
Kolazh: Sillvija Petrova

Festivali për kulturë qytetare “Sofja merr frymë” zhvillohet për vit të gjashtë të radhës. Çdo të diel të gushtit pjesë e zonës qendrore të kryeqytetit bëhet mikpritëse e krijuesve dhe prodhuesve. Çdo javë tema është e ndryshme. E diela e parë e festivalit i ishte kushtuar ekologjisë. Artet vizuale do të jenë pjesë e “Sofja-s merr frymë” gjatë javës së dytë – më 9 gusht, në rrugën “Pirotska”. Për letërsinë janë caktuar data 16 gusht dhe rruga “Angell Kënçev”. Atëherë miqtë e festivalit do të kenë mundësinë të takohen me shkrimtarë bashkëkohorë. Ndërsa për dashamirësit e sportit është data 23 gusht, rruga “Mbreti Ivan Shishman”. Muzika dhe vallëzimet do të transformojnë rrugën “Oborishte” gjatë së dielës së fundit të gushtit.

СнимкаTema ekologjike ishte prezantuar kryesisht nëpërmjet pjesëmarrjes së prodhuesve të produkteve bio. Njëri prej atraksioneve të festivalit ishte demonstrimi i shtrirjes së brumit të së jufkës nga gjyshja Kalinka nga qyteti Petriç. Secili që dëshironte mund të përfshihej në nismën.

СнимкаAllbena Georgieva, e bija e gjyshes Kalinka, ndau disa prej problemeve që qëndrojnë para prodhuesve të vegjël:

“Vështirësitë janë të lidhur me këtë, se shteti ka shtruar kërkesa të larta ndaj tyre. D.m.th. në Bullgari mund të jesh vetëm prodhues i madh, nuk mund të jesh i vogël. Në fakt do të ishte mirë që të ketë një rritje ngjitëse dhe secili të vlerësoj vetë çfarë janë forcat dhe ambiciet e tij. Problemi tjetër është, se pjesa dërmuese e produkteve të prodhuara në shtëpi nuk mund të ofrohen në rrjetin tregtar, sepse nuk janë prodhuar në repart. Kërkesat e shtetit janë, në qoftë se prodhosh jufkë, duhet të jesh repart për jufkë, në qoftë se prodhosh ajvar – duhet të kesh repart për ajvar, nuk ka si një biznes i vogël të posedojë repart prodhimi. Duhet të mendohet për formën në të cilën prodhuesi i vogël të mund të ofrojë produktin e tij.”

СнимкаJulia Sllavkova, prodhuese e mjaltit, pohon, se interesi ndaj produkteve bio vazhdimisht po rritet.

“Më bën përshtypje, se vijnë shumë njerëz të rinj me fëmijë të vegjël dhe ata që nga fëmijëria fillojnë të interesohen për produkte të tilla. Kur provojnë tahinin me mjaltë, i cili ka shijen e çokollatës, thonë: “O, ai është më i shijshëm se çokollata!” E ndjejnë shijen natyrale të produkteve.”

СнимкаAleksandër Sllavov, bletar, merr pjesë për herë të tretë dhe përshkruan përshtypjet e veta:

“Një festival shumë i këndshëm, ka shumë njerëz të buzëqeshur, moti është i mrekullueshëm. Rrugët e përfshira në aktivitet fitojnë pamje evropiane. Nuk ka kufi moshe. Vijnë këtu si fëmijë ashtu edhe të rritur.”

СнимкаPritjet e shumica të prodhuesve të produkteve bio në festival nuk ishin për fitime serioze. Për ta, mes të cilëve është dhe Zllatina Dimçeva, rendësi ka që të takohen me njerëz të rinj, me bashkëmendimtarë.

“Bën përshtypje ndryshimi në mendjen e njerëzve. Ia kushtojnë vëmendje më të madhe natyrës, duke menduar më shumë për shëndetin e vet. Tek produktet e pastra bio është me rëndësi të njihesh me ata që i prodhojnë, sepse dëshirojnë të jenë të sigurt, se ushqimi është i favorshëm për shëndetin e tyre. Njerëzit vështirë u besojnë certifikatave ose teksteve mbi produktin. “Sofja merr frymë” është një festival i mrekullueshëm, i cili u jep mundësi prodhuesve si ne.”

СнимкаTema ekologjike në asnjë mënyrë nuk e ka kufizuar festivalit. Përveç prodhuesve të produkteve bio këtu ishin të papranishëm argjendarë, mjeshtër të poçeve, autorë të artikujve të bërë me dorë dhe atelie krijuese për fëmijë... “Sofja merr frymë” i ofron qytetit atë prej së cilës ai ka nevojë gjatë gushtit – lezet, dëfrim dhe individualitet.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Sillvija Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD