Popullsia e Bullgarisë mund të pakësohet me pothuajse 30% deri në vitin 2050, prognozon raporti i OKB-së për zhvillimin demografik në botë. Kështu nga 7.5 milionë, aktualisht bullgarët mund të mbeten 5.154 milionë në mesin e qindvjeçarit. Në raport shënohet dhe plakja globale. Deri në vitin 2050 numri i njerëzve në moshë nga 60 vjet e tutje do të shtohet më shumë se dy herë. Prijëse mbi këtë tregues do të jetë Evropa, ku pritet që aty ndaj vitit 2050, 34% nga popullsia të jetë në moshë mbi 60 vjeç.
Pavarësisht se kemi një Strategji të Aktualizuar kombëtare për zhvillimin demografik të popullsisë në Republikën e Bullgarisë (2012-2030), ne jemi një nga kombet me një plakje më të shpejtë në Evropë. Qeveria duhet të përpunojë masa afatshkurtra dhe afatgjata në kuadrin e strategjisë mbi politikën demografike, të cilët të japin drejtimin për zgjidhjen e krizës demografike në vend. Këtë e vendosën njëzëri deputetët gjatë kohës së një debati për politikën demografike në parlament. Ata konstatuan një sërë tendencash negative – kombi po tretet dhe po plaket, mortaliteti po shtohet, lindjet po pakësohen, mungon një prani adekuate në shëndetësi. Si një faktor për situatën e rëndë demografike tek ne u tregua rënia e vlerave familjare dhe niveli i lartë i emigracionit.
“Ideja ime është jo të punojmë diçka të re, por strategjia demografike vepruese, të bëhet një dokument parlamentar – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Zëvendëskryeministri dhe Ministër Social Ivajllo Kallfin. – Parlamenti ta shqyrtojë dhe ta pranojë. Aty ka masa konkrete, të cilat janë shënuar, dhe çdo vit Këshilli i Ministrave të raportoi se deri ku ka arritur kryerja e tij. Përveç kësaj, i propozova parlamentit – në Gjermani është kështu, çdo një projektligj të kalojë përmes një kontrolli demografik. Me rëndësi është që opinioni publik të saktësojë se çfarë kuptojmë ne nën demografinë. Në qoftë se kjo është numri i popullsisë, në vendet më të varfra dhe bashkësitë lindin më shumë fëmijë. Përpara disa ditëve doli një raport i OKB-së për popullsinë botërore, i cili e dëshmon këtë. Numri i qytetarëve të një vendi sigurisht që është një nga treguesit më të rëndësishëm për demografinë. Por për mua më i rëndësishmi dhe aty është debati, mbi cilësinë e jetesës. Kjo është e lidhur me nivelin e të ardhurave, prani deri në shëndetësi, një arsim të mirë, mundësi të mira. Në këtë mënyrë zgjidhet në rrugë krejtësisht të kundërt është çështja me demografinë – jo me shumë njerëz dhe ekonomi, e cila të mbështetet mbi punën e lirë, por me ekonomi e cila është inteligjente dhe në të cilën një njeri prodhon shumë më tepër, kështu që shteti të jetë i pasur.”
Sipas Zëvendëskryeministrit Kallfin masat e shpejta, që do të japin rezultat konkret, janë orari fleksibel i punës, që është përfshirë në Kodin e Punës, mundësia për punë në shtëpi nga distanca dhe kuponët e veçantë.
“Këta kuponë përdoren gjerësisht në vende si Belgjika dhe Franca. Më thanë se në këtë mënyrë lindshmëria në Francë ka rritur me disa përqindje – vazhdoi ministri Kallfin. – Këta kuponë janë për dhënie ndihmë familjes. Shteti dhe ai që angazhon person të caktuar për ndonjë shërbim bashkëfinancojnë pagën e punës dhe në këtë mënyrë punësohen persona të papunë. Bëhet fjala për shërbime që kanë të bëjnë me rritjen e fëmijës për orë të caktuar, përkujdesje për njerëz të moshuar, shërbime të ndryshme në shtëpi – pastrim, gatim, hekurosje etj, veprimtari që cilat i krijojnë kohë të lirë prindit që punon. Me këta kuponë njeriu mund të punojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të jetë i qetë, se në shtëpi ka kë të kujdeset për fëmijën e tij.”
Ideja e Zëv/kryeministrit Ivajllo Kallfin është qe këta kuponë të vihen në shfrytëzim që gjatë vjeshtës.
“Së pari duhet të ndërtohen sisteme informative, sepse ky tip sistemi është fare i ri për dhënie ndihmë familjes dhe ofrimin e shërbimeve në shtëpi – deklaroi Zëv/kryeministri Ivajllo Kallfin. – Menjëherë pas pushimeve verore do të parashtrojmë konceptin dhe hapat konkretë që duhet të realizohen. Vonimi kryesor do të jetë lidhur me ndërtimin e sistemit të mirë të informacionit, sepse gjithçka duhet të realizohet një rrugë elektronike – blerja e kuponëve, transferimi i tyre, angazhimin i njerëzve etj. Kam ambiciet që ky sistem maksimalisht shpejtë të vihet në veprim.”
Përgatitën në shqip: Nataniela Vasileva dhe Sofia Popova
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..