Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vesellin Ovçarov me rekord të ri në paraplanerizmin akrobatik

“Njeriu duhet të sprovojë më shumë gjëra dhe t’i mos thotë asgjë “jo”.Edhe të lexoni shumë, të dispononi disa diploma universitare, në se do të përpiqeni të imagjinoni diçka ose të përjetoni nga mendja ndonjë gjë interesante, atëherë nuk keni kuptuar asgjë. Homo sapiensi i ditëve tona dëshiron të përjetojë diçka, por pa të hyjë në ndodhinë. Për mua kjo nuk është një gjë e vërtetë, të paktën serioze.”

СнимкаKjo është kuintesenca e jetës në përfytyrimet e Veselin Ovçarovit – bullgari i vetëm akropilot profesional, ose thënë ndryshe pilot, i cili bënë akrobatikë me paraplaner. Për herë të parë fluturoi me krahët e paraplanerit në vitin 2000 dhe që atëherë lëvizet disi midis qiellit dhe tokës. Kufijtë gjeografike për të sikur janë një formalitet i mërzitshëm. Peru, Kili, Kolumbia, Francë, Havaja, Namibi, Pakistan, Turqi – ndoshta është më lehtë të tregojmë vendet ku nuk ka qenë. Ndonjëri mund të thotë: “Kjo është njeriu të disponojë të holla!” Mirëpo, ai që do të mendojë ashtu nuk do të ketë të drejtën. “Për ne, njerëzit, është një gjë karakteristike të vetë mashtrohemi. Por e vërteta është, se njeriu duhet të di çfarë dëshiron. Pas kësaj sikur gjërat vetë rregullohen”, na siguron atleti. Lartësia më e madhe, në të cilën ka fluturuar deri tashti “njeriu-zog” është 7 mijë metra. Ndërsa fluturimi më i gjatë vazhdoi 9 orë, brenda të cilave kaloi 200 kilometra. Kjo ndodhi në Pakistan. Në vitin 2013 me serbin Petar Lonkar regjistroi një rekord botëror me 180 tëmblinga infiniti të sinkronizuara, ose thënë me fjalë të tjera vërtitje në ajër me paraplaner. Sivjet të dy ata triumfuan prapë por kësaj here bashkë me çekun Onxhej Prohazka. Ata zgjodhën hapësirën ajrore mbi formimet vullkanike të Kapadokijas së Turqisë. Përgatitja për përballimin e sfidës së radhës gëlltiti 8 muaj. Rezultati ishtë një rekord i ri botëror – infiniti tëmbling ose vërtitje në ajër me paraplaner, me 126 vërtitje të përkryera të bëra në mënyrë të sinkronizuar nga tre paraplaneristët.

Снимка“Gjithnjë  jemi të tërhequr dhe të pasionuar të bëjmë figura. Aty patëm mundësi që të ngrihemi lartë. Fillimisht kishim ide, që të ngrihemi në një lartësi mbi 7 mijë metra dhe të regjistrojmë disa rekorde për një herë. Për fat të keq nuk ndodhi ashtu dhe vetëm nisëm fluturimin mbi tokë nga lartësi 2500 metra. Mirëpo, nuk ishte e mjaftueshme që të realizojmë idetë tona. Vendosëm të regjistrojmë rekord si një formacion, gjë që nuk kishte bërë asnjeri deri atëherë” – rrëfen Veselin Ovçarov.

СнимкаDëshmitar i rekordit u bë një publikë nga më se 2 mijë veta, të cilët vështruan të ngritur në qiell në balona ajrore. Dhe megjithëqë pamja është tërheqëse, a nuk kanë frikë ata njerëz? Lidhur me këtë Veselin Ovçarov shpjegon:

“Shpesh herë mendime të tilla kalojnë përmes mendjes. Mirëpo, ata nuk bllokojnë trurin. Kur njeriu përjeton një frikë, atëherë fillon të mendojë më shumë. Dhe pikërisht kjo ndihmon për përqendrimin më të mirë dhe për vlerësimin më të saktë të situatës. Në se në mënyrë logjike mund t’i shpjegosh vetes se nuk ka ndonjë problem, atëherë frika injorohet dhe nisma bëhet më e këndshme. Pengesat dhe peripecitë janë një sfidë para njeriut. Dhe megjithëqë si njerëz lindëm dhe bëjmë hapat e parë në tokë, mendoj, se në tokë ka më shumë rreziqe se sa në ajër.”

Pas këtij rekordi Veselin Ovçarov ka ndërmend të pushojë në Itali. Kësaj here prapë do të jetë me paraplanerin, por te Dolomitët. Cilat janë ëndrrat e tij?

“Kam dëshirë të realizoj një fluturim në një lartësi mbi 8000 metra dhe të kalojë një distancë më se 500 kilometra. Kemi ndërmend, që gjatë vjeshtës të shkojmë në Brazil dhe të bëjmë provë për një rekord botëror për përballimin e distancës. Në përgjithësi, ëndërroj të zbuloj krahina të reja të bukura dhe tërheqëse së bashku me njerëz të përafërt, me të cilët e ndjej veten mirë” – tha në përfundim Veselin Ovçarov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

СнимкаFotografi: Predrag Vučkovic/Red Bull Content Pool

Më shumë nga rubrika

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..

botuar më 24-10-11 12.02.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov nuk do të luajë me Gjokoviqin

Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..

botuar më 24-10-09 3.48.MD

Maratonistë vrapojnë përgjatë rrugës Kom-Emine në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara

Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..

botuar më 24-10-09 6.10.PD