“Çdo gjë që doja atëherë, qe të bëj muzikë, e cila të më pëlqej mua dhe me të, të prek njerëzit” – kujtohet këngëtarja. Duke filluar vetëm me këtë dëshirë të vetme, ajo e kalon rrugën e vet deri tek zemrat e fansave dhe sot krenohet me diskun e vet debutues “Inkognito”.
“Për çdo një artist është një lumturi e madhe të mund të mbajë muzikën e vet në duart e veta – tregon Mihaella. – Shumë njerëz punuan që të mund albumi të bëhet fakt. Ju faleminderit njerëzve nga “Monte music” dhe “Monte studio” për mundësitë dhe hapjen. Kërkohen përpjekje të mëdha të mund të realizosh një album muzikor në Bullgari. Punova me profesionalistë të mëdhenj – personalitete, të cilët i pëlqej akoma si e vogël. Kontributin e tyre ndaj “Inkognitos” dhanë interpretues si Zhivko Petrov, Rumen Bojaxhiev-bir, djemtë nga grupi Southwick... Ka dhe këngë në bazë të muzikës dhe të tekstit tim. E thënë shkurtimisht, albumi është një ëndërr e realizuar.”
Në diskun debutues të Mihaella Filevës mund të dëgjojmë një kombinim shumë të mirë, siç shprehet ajo vet. Në këngën “Një prani të ndaluar”, një shoqëri i bëjnë koleget e saj Preja dhe Divna, kurse ideja lind fare rastësisht:
“Borisllav Bojaxhiev, i njohur akoma si dj Borçe dhe unë patëm filluar punë mbi kompozicionin. E menduam si një projektin tim solo. E ndieja se diçka mungonte. Atëherë si shkrimtar teksti ndaj meje u bashkuan Ilija Grigorov dhe Preja. U mendova: “Kjo këngë ka nevojë prej një forcë më të madhe grash.” I propozova Vlladimir Ampovit-Grafi si producenti im, ta realizoj si trio. Nga ana e tij ai bashkë me rapirin Bili Hllapeto dhe VenZi i dhanë përgjigje këngës “Një vend i ruajtur”. Kështu formuam një duel muzikor.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..