"Përparësitë me siguri janë më shumë, se sa të metat”. Me ato fjalë kancelaria gjermane Angella Merkell komentoi marrëveshjen e arritur me Greqinë pas bisedimeve 17-orëshe në Bruksel. Në se do të arrihet deri te pako e tretë shpëtuese për Greqinë, gjatë 3 viteve të ardhshme qeveria e zotit Aleksis Cipras do të disponojë përafërsisht 86 miliard euro. Sipas kancelares Merkell 25 miliardë euro do të jenë të domosdoshme vetëm për rekapitalizmin e bankave greke.
Vitin e pestë me radhë kriza е borxhit në Greqinë fqinje është në qendrën e vëmendjes së mediave gjermane. Dhe kjo është një gjë e logjikshme, pasi Republika Federale është forca kryesore ekonomike në Evropë, me më se 85 miliard euro ajo është edhe kreditorja më bujare të Greqisë në kuadrin e BE-së. Mirëpo, politikanët, ekspertët dhe mediat gjermane nuk e trajtojnë krizën greke të borxheve vetëm përmes prizmit financiar dhe ekonomik, por edhe si një test për vlerat e afirmuara në BE-në, sidomos për solidaritetin evropian. Para se të arrihet marrëveshja në orët e hershme ditën e hëne kryetari i Parlamentit Evropian, socialdemokrati gjerman Martin Shulc tha, se nga bisedimet në Bruksel varet e ardhmja e BE-së: “Grexit do të thotë fundin e Evropës së bashkuar”.
Liderët e 19 shteteve të zonës evropiane në fund të fundit nuk lejuan daljen e Greqisë nga valuta e përbashkët. Dhe kjo tani për tani, pasi marrëveshja shtron disa kushte të detyrueshme dhe njeri prej tyre ka të bëjë me votimin e tekstit në Bundestagun Gjerman. “Kjo pritet të ndodhë ditën e premte” – tha kryetari i parlamentit Norbert Lamert nga Bashkimi i Krishter Demokratik në pushtet. Ai theksoi, se para kësaj “Athina duhet të bëjë detyrat e saj shtëpiake.” Kryetari i Partisë Social Demokratike dhe ministër i ekonomisë në qeverinë e zonjës Merkell, Zigmar Gabriell, pret, që Bundestagu dhe parlamentet e tjerë të zonës evropiane të përkrahin marrëveshjen me Greqinë.
Është e dukshme, që koalicioni i gjerë, që është në pushtet në Gjermani, konsideron, se mund të plotësohen detyrat e shtruara para Athinës. Mirëpo, ata e vënë theksin edhe mbi pasojat morale për BE-në. “Greqia duhet të rikthejë besimin” – komentoi ministri gjerman i punëve të jashtme Frank-Vallter Shtajnmajer, i cili e caktoi marrëveshjen si “shprehja e aftësisë historike të evropianëve, të arrijnë kompromise”. Megjithë sinkronin në deklaratat e partnerëve të koalicionit në Berlin, kritikat ndaj ministrit “të hekurt” financiar Vollfgang Shojble nuk pushojnë. Zëvendës kryetari i Partisë Socialdemokrate Rallf Shtegner akuzoi të krishterë demokratin Shojble, se gjatë javës së fundit bëri gabim duke iu shpresuar “Grexit”, edhe si një masë e përkohshme.
Mirëpo, opozita liberale në Gjermani nuk është tepër e kënaqur nga marrëveshjet e arritura në Bruksel gjatë natës së kaluar. “Marrëveshja vetëm do të forcojë fuqitë centrifugale në BE-në. Lëshuam mundësinë për ristartimin e zonës evropiane me më shumë impulse ekonomike për inkurajimin e konkurrencës. Në vend të kësaj ata, që e miratuan vendimin në Bruksel udhëhiqeshin nga shpresa” – komentoi kryetari i liberalëve të lirë Kristian Lidner.
Pasi marrëveshja për zgjidhjen e krizës së borxhit në Greqi u arrit, tani teksti i saj duhet të miratohet nga parlamentet kombëtare të vendeve të zonës evropiane. Koalicioni i gjerë i zonjës Angella Merkell i përbërë nga Bashkimi i Krishterë Demokratik dhe nga socialdemokratët e zotit Zigmar Gabriell tani për tani nuk ka për çfarë të frikësohet. Edhe kësaj here qeveria do të ketë përkrahjen e domosdoshme. Mirëpo, kritikët në Gjermani tashmë numërojnë votat e deputetëve nga koalicioni në pushtet, të cilët do të votojnë “kundër”. Megjithë edhe ngadalë, që nga fillimi i krizës në Greqi në vitin 2010 numri i tyre po rritet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..