Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çelësi i suksesit është arsimi

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Një adoleshent me prejardhje rome pothuaj ka realizuar ëndrrën e vet. Marselo është nga lagja Ogosta, e njohur si Lagja e Romëve e qytetit Montana (Bullgari Veriore). Mbaroi klasën e tetë të Gjimnazit të Ndërtimit dhe Gjeodezisë “Stefan Savov” me nota të shkëlqyeshme. Ka dy vëllezër më të vegjël. Babi i tij është ndërtues, e ëma është e papunë. Në jetën e tij tashmë ka mësuar se gjërat e mira dhe të vërteta arrihen vështirë, ka nevojë për shumë punë dhe në se mundimet janë të mjaftueshme suksesi nuk vonon, atëherë vjen çmimi. Ja se çfarë mendon Marselo:

“Kjo magji filloi në mënyrë të papritur. Rastësisht gjeta në internet një shpallje për studim në Angli. Menjëherë tërhoqi vëmendjen time sepse dua të realizohem. Shkova në Sofje për dy provime – të anglishtes dhe të matematikës. Ishin shumë të vështira, por mora nota të mira. Kështu po e kam mundësinë të vazhdoj arsimin tim në CATS Cambridge College. Kjo është arritja ime më e madhe deri tani. Di se të afërmit e mi gjithashtu krenohen.”

Marselo është një djalë ambicioz dhe me shumë aftësi. Këndon, vallëzon, vizaton, para pak kohe mori pjesë në një rol teatral, me të cilin fitoi zemrat e publikut. Ky ishte roli i tij i parë në studion teatrale rome “Suno”. Për fat të keq njeriu i ri e i talentuar shpesh ndien diskriminim nga ana e moshatarëve dhe të rriturve. Një nga dëshirat e tij është që pasi grumbullon mjaft dituri dhe përvojë të sjellë dobi për komunitetin e romëve. T’u shpjegojë të rinjve se arsimi mund t’i bëjë ato të barabartë me të tjerët. Tani shqetësimi i vetëm i Marselos është mbledhja e parave për studimin në  kolegj (shuma është rreth 30 mijë lira britanike). Akoma nuk është mësuar edhe me mendimin se do të jetë larg familjes dhe të afërmve të vet, por është bindur se kjo është rruga drejt suksesit.

Ai ka edhe një mesazh për njerëzit e rinj në Bullgari: “Miq, për jetën time të shkurtër kuptova se kjo nuk është vetëm një lojë. Ndoshta akoma nuk e njoh kuptimin e vërtetë të fjalës “jetë”. Mund të them se kuptoj se ka shumë vështirësi. Çdo ditë punoj shumë, bëj përpjeke të tepërta dhe besoj se kështu do të jetoj. Për mua të jetosh do të thotë të jesh i arsimuar, inteligjent, ta kesh respektin e të tjerëve, të kesh familje, punë të mirë dhe miq. E gjithë kjo mund të arrihet me arsim të mirë, me shumë ëndrra dhe ambicie. Vetëm kështu mund të jemi njerëz të vlefshëm dhe do të ndjekim qëllimet tona deri në fund.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD