Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekzarku Josif – diplomati në rasë

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Për shumicën e bullgarëve emri i ekzarkut Josif sot lidhet, për fat të keq, vetëm me një rrugë në qendër të Sofjes. Por për përkrahësit e çështjes bullgare ekzarku Josif, që ka kryesuar Kishën ortodokse bullgare (1877-1915), është më tepër se një udhëheqës shpirtëror. Duke u angazhuar me misionin të bashkojë bullgarët në Bullgarinë e copëtuar pas Traktatit të Berlinit, ai me zell mbron interesat kishtare-kombëtare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë që kishin mbetur nën sundimin osman.

Rast për temën e sotme janë festimet në lidhje me 175 vjetorin e lindjes dhe 100 vjetorin e vdekjes së tij. Ato filluan me prezantimin e librit të doc. Hristo Temellskit “Diplomati në rasë”. Ai studion historinë e bullgarit të madh në vazhdim të 30 vjetëve. Në fillim ka kërkuar ditarin, të cilin ekzarku Josif me emrin e tij laik Llazar Jovçev e ka nisur si student në Paris në vitin 1868 dhe e ka plotësuar deri në pranverën e vitit 1915, kur ka vdekur. “Ditari përmban të dhëna interesante dhe shumë të sakta për Ekzarkinë bullgare dhe marrëdhëniet e saj – shënoi doc. Temellski. – Bile pas Çlirimit ekzarku Josif e la selinë e Ekzarkisë në Stamboll, në kryeqytetin e atëhershëm turk.” Shkaku është, se pas Kongresit të Berlinit pjesë prej Bullgarisë dhe eparkitë përkatëse mbetën në Perandorinë Osmane.

Doc. Hristo Temellski Foto: BGNES“Ditari tregon jetën e ekzarkut nga pikëpamja e egos së tij të brendshme – çfarë mendon, si vepron, si vlerëson situatën etj. Pasi ditari doli nga shtypi në një vëllim prej 918 faqesh fillova të kërkoja dhe mblodha 108 kujtime të bashkëkohësve të tij dhe i publikova në një përmbledhje të madhe me vete. Këto kujtime tregojnë ekzarkun nga rakurse të ndryshme, nëpërmjet syrit të diplomatëve, politikanëve, klerikëve. Vendosa të shkruajë dhe një libër shkencor-popullor me titullin “Diplomati në rasë”, i cili nuk përmban shumë hollësi, që lexuesi i zakonshëm të mund të ndjekë jetën e këtij bullgari të madh.”

Libri përmban ilustrime të shumta, citate nga ditari i tij, po kështu dhe publikime në shtypin bullgar në vitin 1915. Doc. Temellski saktësoi: “Pse diplomati në rasë? Ndoshta shumica e lexuesve e shtrojnë vetes pyetjen si një klerik mund të jetë diplomat? Pas Çlirimit ekzarku Josif mbeti në kryeqytetin turk Stamboll. E bëri këtë me motive politike, sepse Bullgaria në atë kohë ishte e copëtuar dhe Maqedonia dhe Trakia e Edrenesë mbeten në caqet e Perandorisë osmane. Vetëm në këtë mënyrë ai mund të ishte udhëheqësi shpirtëror i të gjithë bullgarëve dhe në këtë mënyrë të zhvillojë veprimtarinë e tij për arsimimin dhe bashkimin e të gjithë bullgarëve, që kanë jetuar në Gadishullin e Ballkanit. Kur Principata Bullgare hartoi Kushtetutën e Tërnovës, miratoi nenin 38 në të, sipas të cilit Kisha në Principatën Bullgare të njohë Ekzarkinë bullgare pavarësisht ku ndodhet selia e saj. Kështu ekzarku Josif bëhet udhëheqësi kishtar i të gjithë bullgarëve. Ai veproi dhe punoi si diplomat në kryeqytetin turk pas vitit 1878 dhe që atëherë e ka fituar nofkën “diplomati i Bosforit”. Për të Simeon Radevi, i njohur me veprën e tij të shënuar “Ndërtuesit e Bullgarisë moderne”, shkruan se edhe pas vdekjes, kur lipsanet e tij u vendosën në kishën “Shën Nedelja” në Sofje, hija e tij vazhdojë të rëndojë mbi Bosforin.”

Vet Ekzarkia, e cila ka pasur dy dega – njëra shpirtërore, tjetra – arsimore, ka luajtur rolin e Ministrisë së arsimit popullor. Ekzarku Josif ka shkolla në të gjitha eparkitë maqedonase, ku ka pasur mitropolitë bullgarë ose të dërguar të tyre dhe njëkohësisht ka treguar përpjekjeje për mirëmbajtjen e këtyre shkollave. Me ndihmën e tij jashtë shtetit ishin dërguar shumë të rinj të zgjuar dhe të talentuar. Çdo vit qeveria bullgare ka lëshuar mjete, me të cilat Ekzarkia bullgare ka punuar për formimin shpirtëror të bullgarëve në Maqedoni dhe Trakinë e Edrenesë. Pak para vdekjes si rezultat i veprimtarisë së tij iluministe në Ekzarki tashmë kishte 1 373 shkolla. 13 gjimnaze, 87 shkolla tetëvjeçare me 78 854 nxënës dhe 2 266 mësues. Me trashëgimin e lënë, sipas amanetit të tij, janë krijuar tre fonde dhuruese, mjetet prej të cilave ishin ndarë për bursa dhe studim jashtë shtetit, për ruajtjen e shpirtit dhe kombësisë bullgare dhe për blerjen e librave dhe teksteve shkollore për nxënësit më të varfër.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD