Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Virtuozët e orkestrave të Radios Kombëtare Bullgare me koncerte nën qiellin e hapur

БНР Новини
Moment nga edicioni i parë i festivalit
Foto: BNR

Filloi edicioni i dytë i Festivalit Veror “Nën qiellin e hapur të Sofjes”, që organizohet nga Radioja Kombëtare Bullgare. Tre ditë me radhë nga 16 deri më 18 qershor orkestrat e medias kombëtare ftojnë banorët e kryeqytetit në koncertet e tyre të organizuara në hapësirën para Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. Prapë adhuruesit e muzikës do të kenë mundësi t’u kënaqen tri gjinive muzikore – folklorit, xhazit dhe muzikës simfonike. Orkestra e Muzikës Popullore e hapi festivalin. Dirigjenti Dimitër Hristov zgjodhi pjesët më të mira nga repertori i këtij formacioni të përbërë nga virtuozë. Miq special të programit ishin këngëtaret Neli Andreeva dhe Borjana Vasileva si dhe duoja Hristina Beleva – lahutë dhe Petër Millanov – kitarë.

Programi i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare shfaqet më 17 qershor. Shumica e veprave në të do të jenë të saksofonistit Xheri Bergonci. Pasi u prezantua në Forumin Xhaz në Stara Zagora dhe pas dy klasave të mjeshtërve, saksofonisti me famë botërore me gëzim do të dalë në një skenë me muzikantët e mrekullueshëm të orkestrës sonë. Xheri Bergonci për Radio Bullgarinë tha: “Ishte një mrekulli të marr pjesë në festivalin xhaz në Stara Zagora. Qyteti është i mrekullueshëm. Jo vetëm që u njoh me muzikantë të përsosur, por pata fatin të dal në një skenë me ta. Shijova edhe verën e famshme bullgare. Mbeta me përshtypje të paharrueshme.”

Dirigjenti i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare Antoni Donçev për koncertin tha: “Jemi shumë të kënaqur se do të japim një koncert me njërin nga saksofonistët më të mëdhenj të botës. Disa prej këngëve të tij prej autori u aranzhuan posaçërisht për koncertin. Në bendin tonë do të përfshihet edhe Pllamen Karadonevi, i cili para kohe ishte pianist në të. Pas kësaj ai nisi për në SHBA-në, ku jeton dhe punon prej 15 vitesh.”

Festivali treditor “Nën qiellin e hapur të Sofjes” do të përfundojë me një koncert të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Dirigjent do të jetë Grigor Palikarov. Solistët janë muzikantë të talentuar nga orkestra të ndryshme, si për shembull Galina Kojçeva – Mirçeva – violinë, Javor Zhelev – flaute dhe Danço Radevski – klarinetë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD