Në fillim të muajit qershor Filarmonia e Sofjes prezantoi një interpretuese, e cila prej 20 vjetëve jeton në Shtetet e Bashkuara, por nuk ka humbur lidhjen e vet me atdheun. Për Radio Bullgarinë violinistja Diljana Momçillova ndau emocionet e veta nga shfaqja:
“Për mua gjithmonë është një kënaqësi e madhe të punoj me Filarmoninë e Sofjes dhe me Martin Panteleevin. Për herë të dytë bashkëpunojmë me të. Po kështu mora ftesë nga profesori Anatoli Krëstev të bëj një klasë mjeshtërie në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Ai zgjati 3 ditë. U gëzova shumë të njihem me kaq shumë talent të rinj bullgarë, të cilët zhvillohen shkëlqyeshëm në vendin tonë. Që të gjithë ishin të entuziazmuar dhe puna jonë vazhdonte që nga mëngjesi deri në mbrëmje.”
“Pikërisht kur unë fitova, kishte ardhur një violonçel, marka “Stradivarius”. Profesori im Harvi Shapiro më këshillojë të kërkojë pikërisht atë. Më kujtohet se, nuk kisha të drejtë ta shpie në shtëpi, sepse çmimi i tij ishte një shumë fantastike. Nuk mësohesh shumë lehtë të ekzekutosh në një instrument “Stradivarius”. Ato kanë një karakter të vet personal, të veçantë. Saktësova një gjë interesante – sa më larg gjendet njeriu në një sallë të caktuar, kaq më fort dëgjon tingullin e këtij violonçeli. Vite të gjata kisha mundësinë të ekzekutoj dhe në një instrument tjetër italian me markën “Tononi”. Atë e doja më shumë se “Stradivariusin”, sepse më lejonte që t’i nxjerr tingujt kështu siç më pëlqen mua. Ai po kështu tingëllonte fort në sallë, kurse kjo është një cilësi shumë e rëndësishme, sepse violonçeli nuk është një instrument kaq depërtues si për shembull violina.”
“Kur një mësues me të vërtetë ka dhënë mësim shumë mirë, në një moment fillon të ndihesh pikëpamjet e tij estetike si të vetat personale – mendon Diljana. – Kryesorja të cilën e mësova nga të gjithë pedagogët e mi, përfshi dhe nga Anatoli Krëstevi, është një prani e fortë muzikore.”
Kjo prani e fortë muzikore për Diljana Momçillovën është një nocion shumë më i gjerë, sesa duket në pamje të parë:
“Nuk jam dakord që një muzikant të kategorizohet si solist, tjetri – si një interpretues dhome, i treti si pedagog e kështu me radhë – është e bindur ajo. – Të gjitha këto aspekte mund të lidhen dhe ato formojnë muzikantin e përfunduar. Përvoja ime fillestare qe si soliste dhe një interpretuese dhome. Akoma gjatë kohës së studimeve të mia u bëra anëtare e trios në piano “Allaria”. Vite të gjata qemë një ansambël me rrogë të fiksuar të Menës kolegjit, i cili është mes 3 shkollave më prestigjioze muzikore në Nju Jork. Aty jepja mësim në muzikën e dhomës dhe violonçel, pas së cilës fitova vend në orkestrën simfonike të Siatëlit. Kalova një farë kohe aty, kurse pas kësaj shkova të jap mësim në “Vankuvërr akademi”. Tani jam në Kvebek dhe ekzekutoj në orkestrën e atyshme. Kjo është një mundësi e shkëlqyer të mësoj gjuhën franceze. Kam ndërmend pasi të përvetësoj gjuhën t’i përkushtohem veprimtarisë pedagogjike aty.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..