Qeveria e dytë e koalicionit e kryeministrit Bojko Borisov erdhi në pushtet vjeshtën e kaluar me programet, ambiciet dhe premtimet e veta për reforma në shumicën e sferave të rëndësishme në shoqëri. Disa prej tyre janë në proces realizimi në nivel legjislativ, për shembull reforma e pensionimit dhe ajo shëndetësore, disa të tjera ende janë duke u diskutuar. Debatet po vazhdojnë edhe në fushat e tjera, si për shembull në lëmin e drejtësisë etj. Ka sfera, ku proceset janë vonuar, ka edhe të tilla, ku jo vetëm se nuk ka zhvillim përpara, por përkundrazi gjithçka po fundoset, duke shkaktuar probleme katastrofike për ekonominë, kulturën dhe shkencën. Ky është arsimi – edhe ai i mesëm, edhe ai i lartë.
Kurrë deri tani gjatë disa viteve të fundit nuk janë regjistruar rezultate kaq të këqija në provimet e klasës së shtatë, kurrë deri tani nuk ka pasur nota kaq të këqija edhe në maturat e gjimnazit. Të gjithë arritëm në mendimin se nxënësit bullgarë kanë degraduar dhe shkasi për këtë konkluzion u bë agresioni i një nxënëseje 14 vjeçe, e cila provoi të rrahë mësuesin e saj. Dhe kjo nuk duhet të na befasojë, pasi mbi 60 për qind prej nxënësve bullgarë kanë marrë pjesë, ose kanë vëzhguar raste dhune në institucionet arsimore bullgare!
Sipas rektorit të Universitetit të Sofjes prof. Ivan Illçev, i cili ka përshtypje të drejtpërdrejta nga realiteti, niveli i edukimit të disa nxënësve është “katastrofik”. Dhe ky nuk është befasim, pasi 60 për qind e të rinjve mendojnë se më e rëndësishmja prej tyre është pamja e jashtme dhe jo sukseset në shkollë, arsimi i mirë, karriera e suksesshme, familja dhe të afërmit, ose vlera të tjera themelore në shoqëri.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, në qoftë se Bullgaria afrohet me nivelin e dhjetë vendeve të para, Produkti i Brendshëm Bruto mund të rritet disa herë. Në Poloni tashmë e kanë vërtetuar këtë dhe nuk është e rastit se ky ish vend socialist mund të lavdërohet me një prej ekonomive më të suksesshme dhe një nivel të lartë të jetesës në Bashkimin Evropian. Vetëm deri përpara dhjetë vitesh një prej pluseve të Bullgarisë ishte krahu i lirë dhe i kualifikuar i punës, gjë me të cilën ajo tërhiqte investitorët e huaj. Sot krahu i punës mbetet i lirë, por i pakualifikuar. Idetë ende të pakonkretizuara për arsimin e mesëm sipas modelit zviceran, një sistem, sipas të cilit sa mësohet në klasë, kaq merren dituri praktike dhe profesionale në firma dhe ndërmarrje reale, mund ta ndryshojë situatën e vështirë sot, kurse realiteti vërtetë është shumë pesimist, pasi 22 për qind e të rinjve në vend as punojnë, as mësojnë, madje nuk bëjnë prova për të gjetur punë. Prandaj nuk është e rastit se 27 për qind e të rinjve bullgarë nuk kanë punë të përhershme dhe papunësia rinore në vend është një prej më të mëdhave në BE. Të pakualifikuar, të pamotivuar dhe pa aftësi praktike – si bullgarët e rinj do ta gjejnë vendin e vet në jetë? Kurse ekonomia ka nevojë të madhe për kuadro të rinj të arsimuar dhe të kualifikuar. Mallrat dhe shërbimet që mund të konkurrojnë në treg sot prodhohen vetëm me ndihmën e teknologjive moderne industriale, bio dhe të informacionit. Në të njëjtën kohë ato sa e lehtësojnë punën e njeriut, kaq edhe rritin kërkesat sa u përket diturive dhe aftësive.
Shkaqet për nivelin gjithnjë e më të keq arsimor të rinisë bullgare janë shumë. Fajin e kanë edhe mësuesit, edhe programet arsimore dhe librat arsimore, edhe prindërit, edhe vetë nxënësit. Praktikisht tërë shoqëria dhe tërë shteti, kurse nga pikëpamja e krizës demografike, si rezultat i kësaj popullsia e shtetit po pakësohet çdo vit sa është numri i banorëve të një qyteti të mesëm bullgar, kurse popullsia tjetër po pleqërohet. Kështu që problemet e arsimit dhe edukimit të të rinjve kanë një rol vendimtar madje për mbijetesën e thjeshtë fizike të kombit bullgar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..