Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Notat e këqija e nxënësve të klasës së shtatë dhe të maturantëve janë një bombë me plasje të vonuar

БНР Новини
Foto: BTA

Javën e kaluar u bënë të njohura rezultatet e dy provimeve më të rëndësishme për arsimin tonë të mesëm – nga vlerësimi i jashtëm pas klasës së shtatë dhe nga provimet e klasës së dymbëdhjetë. Rezultatet provokojnë analiza të ndyshme për nivelin e arsimit shkollor tek ne. Numri i notave më të ulëta në lëndën e matematikës tek nxënësit e kalsës së shtatë dhe paaftësia e tyre t’u përgjigjen pyetjeve me përgjigje të hapur në mënyrë të argumentuar janë ndër tendencat më të dukshme. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informoi se rezultatet e lëndës së bullgarishtes dhe të letërsisë janë më të këqe në krahasim me vitin e kaluar.

Këto rezultate ishin shpallur në javën, në të cilën Akademia Bullagre e Shkencave dekoroi 5 djemtë – fitues të konkursit për shkencë parauniversitare në ShBA. Dihet se nxënësit bullgarë prezantohen shumë mirë në olimpiadat e matimatikës, fizikës, kimisë. Por bëhet e qartë se këto nxënës janë përjashtim nga tendenca e përbashkët. Sivjet secili nxënës i katërt në Bullgari ishte me notë të dobët.

Marija Amzina tashmë disa vjet organizon kurse për përgatitjen e nxënësve për provimet pas klasës së shtetë dhe për provimet e maturantëve dhe punon me nxënës nga shkolla të ndyrshme. Sipas saj rezultatet e provimeve nuk janë befasi. Përveç kësaj në bazë të tyre nuk mund të bëhen përfundime për aftësitë sociale të nxënësve dhe në të njëjtën kohë metodat e vjetëruara të mësimdhënies në Bullgari i demotivojnë nxënësit.

“Formati i provimit kërkon nga nxënësit dituri, të cilët ata nuk kanë. Ata nuk mund të shprehin veten as duke folur, as duke shkruar. Procesi i dhënies së mësimeve është përqendruar vetëm mbi formën e provimit dhe mësuesit janë detyruar t’i japin mësimet kështu, që të plotësojnë të gjitha kriteret. Kështu procesi i mësimit bëhet një garë, por mësuesit kuptojnë se nuk ka dobi për nxënësit.”

Në prezantimin e rezultateve Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpalli se është gati të ndryshojë formën e provimeve, por nuk u angazhua me afate konkrete. Deri atëherë provimet pas klasës së shtatë do të lidhen kryesisht me stres për prindërit dhe për nxënësit. Pavarësisht se provimet duhet të kontrollojnë këtë që nxënësit e kanë mësuar në shkollë, shumica e të rinjve suplementarisht marrin mësime dhe paguajnë për to.

“Prindërit preferojnë të japin para për të qenë të sigurt se fëmijët e tyre do të marrin nota të mira dhe me këto nota do të mund të konkurrohen për shkollat e preferuara. Pas klasës së shtatë nxënësit ndryshojnë shkollën e tyre dhe po të duan të mësohen në shkolla të mira, duhet të prezantohen mirë në këto provime. Shpeshherë kjo paracakton realizimin e tyre të suksesshëm në jetë – shpjegoi Daniella, nëna e një nxënësi të klasës së shtatë. – Nuk shikoj diçka të keqe në këtë, por më shqetëson fakti, se ky është një kontrollim i njëhershëm i diturive, para kësaj në tërë procesin e mësimit nuk kontrollohet zhvillimi i fëmijës. Qëllimi kryesor i arsimit duhet të jetë që ai të sigurojë një fillim të barabartë për të gjithët. Por për fat të keq në Bullgari nuk bëhet kështu.”

Anketat e ndryshme të bërë ndër nxënësit tregojnë, se ata nuk pranojnë dituritë që marrin në shkollë si diçka, të cilën do të mund ta përdorin në praktikë në jetën e tyre. Përvetësimi i diturive në mënyrë mekanike dhe për një kohë të shkurtër në fakt është një bombë me plasje të vonuar: nxënësit marrin dituri, të cilët harrohen shpejt pas përfundimit të provimit. Kështu shkolla bullgare prodhon njerëz, të cilët nuk mund të mendojnë vetë dhe vetëm plotësojnë instruktime. Për këtë arsye Maria Amzina mendon se brenda afateve shumë të shkurtra sistemi i vlerësimit në shkollat bullgare duhet të ndryshohet dhe duhet të zhvillohen provime krejt të ndryshme – sipas modelit të Programit për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve (PISA), të përpunuar nga Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik. Këto teste qëllojnë që të gjithë nxënësit të përvetësojnë dituri baze, sepse njerëzit që dinë dhe janë të informuar nuk mund të manipulohen lehtësisht – tha Amzina, por sipas saj kjo është vetëm një pjesë e formulës së suksesit. 

“Duhet të ndryshohet krejt mënyra e punës me fëmijët, kështu që të provokohet interesi i tyre, d.m.th. duhet të përdorim kuriozitetin e tyre. Roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm. Ai është njeriu, i cili e shoh nxënësin në sytë, i cili mund të kuptojë çfarë është talenti i tij. Çdo një fëmijë ka nevojë për ambient stimulues dhe për përkrahje. Tani i ofrojmë fëmijët gjithçka në formë të përshtatshme për përdorim, kështu ata nuk duhet të punojnë për asgjë. Në të vërtetë ne vetë i bëjmë fëmijët përtac.”

Për fat të keq mendimi i Marija Amzinës pohohet nga statistika e botuar para pak kohe. Sipas saj Bullgaria është shteti me më shumë njerëz të rinj, të cilët nuk punojnë dhe nuk studiojnë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD