15 vjet pas vizitës së parë të Operës së Sofjes në Japoni, trupa kthehet përsëri në vendin e lindjes së diellit. Në dy spektaklet e ardhshme të “Princi Igor” (5 qershor) dhe të “Turandotit” (dy ditë më vonë), do të këndojnë solistët, të cilët do të marrin pjesë në turne, të planifikuar për muajin tetor. Në operën “Princi Igor” nga Aleksandër Borodin regjisori akademik Pllamen Kartallov bën konceptin e vet dramaturgjik prej autori, duke i dhënë një kuptim të ri titullit, duke mohuar luftën dhe përfundon me paqe dhe dashuri midis personazheve kryesor.
Më 7 qershor Opera e Sofjes do të shënojë një jubile të dyfishtë me spektakël të “Turandotit” nga Xhakomo Puçini. Përveç se mbushen 40 vjet nga debutimi i Gena Dimitrovës në rolin e Turandotit, festohen 20 vjet nga premiera e shfaqjes të Pllamen Kartallovit. Produkti, të cilin ai e krijon, kthen në skenën e Operës së Sofjes sopranon e madhe dramatike Gena Dimitrova dhe dirigjentin Metodi Matakiev.
Gjatë kohës së matines jubile më 7 qershor do të tregohen skena nga shfaqjet e njohura me pjesëmarrjen e Gena Dimitrovës në këtë rol në Sofje, Milano dhe Verona. Do të tregohen dhe kujtime nga puna me interpretuesen e njohur të Turandotit, e cila iku nga kjo botë gjatë muajit qershor 2005.
Dirigjent i spektaklit do të jetë Grigor Palikarov. Kësaj radhe në rolin e princeshës së keqe kineze do të shikojmë nxënësen e Gena Dimitrovës – Gabriela Gjeorgjieva. Në rolin e Lius do të shikojmë Sillvana Prëvçevës, kurse në rolin e Kallafit do të jetë Kostadin Andreev, i cili ka qenë partner në këtë opera me sopranon e madhe dramatike.
Vendimet e regjisorëve në spektakël shkaktojnë potencialin prej aktori dhe atë të të kënduarit të të gjithë pjesëmarrësve. Puçini frymëzohet për temën e operës nga pjesa e Karlo Gocit “Turandot”, të cilën e shikon në Berlin gjatë vitit 1919. Leximi i Pllamen Kartallovit propozon një pasqyrë moderne, të pranishme për një auditor më të gjerë. Më shumë mësojmë nga Kostadin Andreevi:
“Spektakli pasqyron kalimin nga rinia drejt pjekurisë. Kallaf është i paraqitur si i ri, i cili kërkon vendin e vet në botë. Duke u dashuruar pas Turandotit, ai piqet. Në mënyrë analogjike, me forcën e ndjenjave të veta, ai mundet ta kthejë princeshën nga një copë akull në një qenie njerëzore.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..