Për vit të dytë me radhë sistemi bankar në Bullgari shënon rezultate të mira financiare. Kjo tendencë do të qëndrojë dhe këtë vit. Për tremujorin të parë të 2015-ës rritja është 30 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë e tha para gazetarëve ekonomisti Grigor Sarijski nga Instituti i Studimeve Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Mirëpo, sektori bankar ende nuk jep sinjale për optimizëm. Aktualisht interesi i depozitave janë ulur deri në 1.6 për qind, duke u marrë parasysh se në fund të vitit të kaluar ka qenë 2.6 për qind. Pra, rezultatet pozitive kanë të bëjnë jo me rritjen e kredive komerciale, por me reduktimin e shpenzimeve për interesat në vlerë 29 për qind. Përfitimet e bankave janë rezultat po ashtu i taksave dhe komisioneve bankare, të cilat janë rritur me 12 për qind.
Tendencat pozitive në sektorin bankar në Bullgari, për mendimin e ekonomistit Sarijski, vlen vetëm për disa banka të mëdha. Ndërsa të tjerat e kanë problem uljen e interesave, sepse qytetarët do të fillojnë të tërheqin depozitat e tyre. Pra, shoqëria lidh depozitë bankare me interes më të vogël se 1 për qind vetëm në bankat të cilat i konsideron të qëndrueshme.
“Çfarë po ndodh në vend. Depozituesit e ndajnë tërë depozitën në depozita më të vogla me qëllim që këto depozita të mbulohen nga sistemi i sigurimit të depozitave, shpjegon eksperti z. Sarijski. – Depozituesit po ashtu i transferojnë depozitat nga një bankë në bankë tjetër. E bëjnë atë sepse treguesit financiarë të ndonjë bankës nuk u pëlqejnë atyre. Bile transferimi i depozitave bëhet për shkak të pronësisë së bankës. Ja, p.sh., një pjesë e konsiderueshme e bankave me pronësi greke, gëzojnë rrjedhje të vogla depozitash.”
Z. Grigor Sarijski tha se në bankat me vështirësi profitabiliteti, ndoshta do të vërehet procesi i bashkimit të tyre ose i blerjes së tyre. Eksperti po ashtu parashikon se deri në fund të vitit pritet së paku një transaksion bankar në Bullgari. Deri në fund të 2015-ës pritet të rriten kreditë e konsumatorëve në lidhje me nismat e startuara të mbledhjes së borxheve, të cilat nisma i bëjnë Agjencia Kombëtare e Të Ardhurave, Shoqëria “Furnizimi me Ujë dhe Kanalizimi”, shoqëritë e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe termike.
“Në lidhje me të lartpërmendurin, pritet tërheqja e kredive, thekson eksperti z. Sarijski. – Me këto kredi do të mbulohen borxhet e vjetra, qoftë ndaj Agjencisë Kombëtare të Të Ardhurave, qoftë ndaj furnizuesve të shërbimeve komunale.”
Për sa u përket kredive të kompanive pritjet nuk janë optimiste. Tendenca e pakësimit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta e vitit 2014 po vazhdon dhe sivjet. Për tremujorin të parë ulja është me rreth 8 për qind. Për vitin 2014 investimet gjermane janë pakësuar me rreth 300 mln euro. Rrjedhja kryesore e investimeve ka të bëjë me zonat “offshore” dhe me disa vende të vogla jo-evropiane.
Për sa u përket testeve të stresit lidhur me sistemin bankar në vend, ekonomisti Grigor Sarijski nuk pret ndryshime të ndjeshme. Eksperti është i mendimit se problemet në sistemin bankar bullgar nuk qëndrojnë në strukturën e aktiveve të institucioneve të kreditimit, por kanë të bëjnë me rregullatorin Banka Popullore Bullgare, me legjislacionin i cili legjislacion e vonoi me muaj të tërë dhënien e depozitave të sigurta nga banka e falimentuar Banka Korporative Tregtare. E gjithë kjo ndikon negativisht mbi besimin në sistemin bankar bullgar.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..