Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Razvigor Popov në 75 vjeç: “Të jesh artist nuk është profesion, por prirje”

Foto: wikipedia.org

Njeri prej kompozitorëve më të njohur të muzikës zbavitëse – Razvigor Popov  u dekorua me “Shekullin e artë” nga Ministria e Kulturës. Dallimi jepet për kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën bullgare dhe në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor. Dallimi përbën vulën  e mbretit Simeon të Madhi në formën e medaljes dhe diplomë. Menjëherë pas dekorimit Maestro  tha për Radio Bullgarinë:


“Ishte një surprizë, se unë dhe bashkëshortja ime ishim ndër dekoruarit. Ndoshta kjo i detyrohet faktit, se gjatë viteve të fundit merremi kryesisht me veprimtari pedagogjike. U japim mësime fëmijëve të teorisë së muzikës,  të këndimit dhe interpretimit në instrumente të ndryshme. Kemi edhe një projekt tjetër për fëmijë më të vegjël, i cili quhet “Teatri i këngës.” Fëmijët më të vegjël me të cilët punojmë janë në moshë nga 6 deri në 12 vjeç, të tjerët janë adoleshentë. Me dy grupet kishim nga një premierë. Publiku buzëqeshte dhe gëzohej me ne. Ky fakt na bëri shumë të lumtur,  sepse na tregoi, se kemi arritur të realizojmë pjesë prej qëllimeve tona – fëmijët te merren me art dhe jo të bredhin rrugëve.”


Razvigor Popov ka mbaruar Akademinë Muzikore në Sofje. Ka punuar në kolektivin “Melodi” të Emill Dimitrovit, pas kësaj edhe me grupin “Start”, me të cilin kishte tetë albume. Është  bashkëshort i njërës prej këngëtareve më të dashura të publikut bullgar në fund të shekullit të kaluar – Mimi Ivanova. Me gjithë se gjatë këtij muaji ai mbushi 75 vjeç nuk ka ndërprerë  shfaqjet e tij si interpretues.

Mimi Ivanova dhe Razvigor Popov“Interpretoj para së gjithësh  evergreen  dhe xhaz klasik. Në piano baret në Bullgari zakonisht  punoj me bashkëshorten time apo me Nikollaj Kallçevi. Ai është një këngëtar i mrekullueshëm. Me padurim pres muajin dhjetor, kur do të udhëtoj në Londër. Kam shokë në një klub për muzikë instrumentale. Kontakti me publikun  atje është i mahnitshëm dhe me mbush me shumë energji pozitive.”

Mbushen 80 vjet nga lindja e Bogomill Gudevit, i cili tashmë, për fat të keq,  nuk është mes nesh. ”Ai ishte një poet dhe muzikant i jashtëzakonshëm, i cili dinte si të përzgjedhë rrokjet më të sakta, të cilat t’i përshtaten më mirë këngëtarit” – kujton Razvigor Popov dhe vazhdon:

“Kur kërkoj tekst për ndonjë këngë të rë, shfletoj ndonjë përmbledhje poetike. Kur ndonjë vjershë prek zemrën time, i them vetes “Kjo do të jetë”. Disa prej kompozimeve të mia më të njohura, të krijuara me Bogomill Gudevin dhe Millço Spasovin, në fakt janë këngë me subjekt – ato kanë histori dhe personazhe. Shumë prej këngëve të mira janë për disa zëra. Kjo i detyrohet faktit, se shumë kohë kam punuar me grup vokal. Pjesa më e madhe e krijimtarisë sime i është adresuar bashkëshortes sime Mimi Ivanova. Ajo është aktore e mirë, mishërohet lehtë në personazhin dhe e “luan” mirë këngën.”


Në vitet 90 të shekullit të kaluar çifti krijues themeloi Shkollën e për  fëmijë pranë Pallatit të fëmijëve në Sofje.

“Kur një sportisti përfundon karrierën e vet, ai bëhet trajner – thotë muzikanti. Ne mendojmë  në po këtë njëjtën mënyrë dhe i orientuam pedagogjikes. Shkolla jonë është vetëm për amatorë. Mësojmë fëmijët të lexojnë notat dhe të kompozojnë muzikë. Kemi pasur në grupet tona fëmijë të talentuar dhe i kemi këshilluar  prindërit ti orientojnë për mësime profesionale. Jemi shumë të lumtur, se kemi qenë zbulues të talenteve të rinj.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD