Për herë të radhës festivali Ndërkombëtar “Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” do ta kthejë Plovdivin në një qytet të muzikës të klasës më të lartë. Nga data 26 maj deri më 21 qershor forumi, i cili është mbajtës i dekoratës “Një projekt muzikor i vitit” të Radios Kombëtare Bullgare, do të paraqesë përpara publikut interpretuesit më aktual nga skenat botërore. Hapja e programit i është dhënë një pianisti bullgar, arti i të cilit ka fituar një njohje të lartë tek ne dhe jashtë shtetit. Evgjeni Bozhanov do të paraqitet si një interpretues dhome në kompaninë e kolegut të tij gjerman Valentin Raducio, i përcaktuar nga shtypi në Gjermani si një nga violonçelistët më të mëdhenj të kohës tonë. Bashkë janë për herë të parë në skenën bullgare, pavarësisht se zhvillojnë një veprimtari shumë atraktive prej koncerteve si një duet në Gjermani.
Cilat janë aksentët e tjera në program mësojmë nga drejtoresha artistike e festivalit Milla Pavllova:
“Për ne është nder të prezantojmë në skenën tonë orkestrën e Sardenjës nën shkopin e dirigjentit Simone Pitau. Drejtor nderi i grupit është Enio Morikone me një famë botërore. Në ishullin e Sardenjës zhvillohet festival, i krijuar nga maestro Pitau. Gjatë muajit shtator orkestra e Sardenjës do të zhvillojë koncert për nder të Enio Morikones në Romë. Formacioni është i përbërë prej instrumenteve jostandarde si bandoneon, dhe kitarë me 10 tela. Ai luan një rol edukues-shkon nëpër lagje të varfra dhe zhvillon koncerte përpara njerëzve në një gjendje të pabarabartë në Itali. Për herë të parë vjen dhe sopranoja izraelite Shiri Herskovic/më 30 maj/. Në këtë botim do të paraqesim dhe një inovacion-programi “Shpendët e natës” do të jetë për vizitë në “Shtëpinë e Ballabanit” me drejtuesen e vet Iskra Angjellova dhe që të gjithë interpretuesit nga bendi i transmetimit. Miq të tyre do të jenë Evgjeni Bozhanov, dirigjenti Jordan Kamxhallov dhe burri i vitit Teodosi Teodosiev- krijuesi i shkollës së specializuar për matematikë dhe fizikë aplikuese, i njohur akoma si “fiziku i artë i Bullgarisë”.
Ndaj hapësirave tradicionale të koncerteve për zhvillimin e festivalit shtohet edhe një- bazilika e Vogël e krishterimit të herët. Ajo është një nga “bizhuteritë” e Plovdivit, kurse tani vonë është kthyer në muze. Aty do të tingëllojnë zërat engjëllor nga kori “Gaudeamus”. Gjatë vitit 2014 grupi fitoj dekoratën e Radios kombëtare Bullgare “Muzikant i vitit” në kategorinë “Ansamble”. Për herë të tretë në programin e festivalit më 31 maj, zhvillohet koncerti i madh i fëmijëve në stadiumin romak. Në skenë do të dalin disa nga orkestrat më të mira të rinisë dhe formacione instrumentale nga krahinat e ndryshme të bullgarisë. Sivjet mes tyre është dhe filarmonia e shkollës muzikore të Plovdivit “Dobrin Petkov” dhe ansambli i perkusioneve “Presto” i filarmonisë “Pioner”. Adhuruesi i xhazit Venci Bllagoev do të paraqes shfaqjen e vet nën titullin “Dhe klasikja kthehet drejt xhazit”. Në të marrin pjesë të gjithë muzikantët nga festivali, si dhe publiku.
Orkestra e operës shtetërore e Plovdivit do të zhvillojë koncertin e vet tradicional në kuadrin e “Ditëve të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” më 29 maj. Ajo do të shoqërojë Evgjeni Bozhanovin, i cili në këtë botim pranveror do të paraqitet dhe si solist. Në pultin e dirigjentit do të qëndrojë Jordan Kamxhallovi. Milla Pavllova tregon sesi do të përfundojë e gjithë kjo festë e shkëlqyer muzikore:
“Në final më 21 qershor është planifikuar një koncert, i quajtur “Fryma Amerikane në Plovdiv. Në të do të shikojmë 4 profesor të muzikës nga Universiteti Shtetëror i Teksasit. Mes tyre ka dhe 1 bullgar - Vangjell Tangërov /klarinetë/. Ai i ftoi kolegët e vet, të cilët janë udhëheqës të orkestrave në Ostin, shteti Teksas. Ata do të japin klasa të mjeshtërisë krejtësisht falas për nxënësit dhe studentët bullgar. Çdo një i cili ka dëshirë për të marrë pjesë, mund të dërgojë dokumentet e veta deri tek pedagogët, të cilët i miratojnë kandidatët.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..