Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ranë dakord për reformën e pensionit

Foto: BGNES

Afro 6 muaj vazhduan debatet, diskutimet, propozimet dhe kritikat në lidhje me elementet bazë dhe shtyllat e reformës së pensionit të parashikuar nga drejtuesit e rinj si krejtësisht e domosdoshme dhe që prek një pjesë të madhe nga popullsia. Në fund të fundit çdo gjë përfundoi tani për tani në bazë të një mënyre të suksesshme dhe ndryshimet bazë dje qenë të miratuara nga partnerët social nga biznesi, sindikatat dhe qeveria.

Kjo është një shenjë jashtëzakonisht pozitive dhe dëshmi se, dialogu social mbi çështjet me një rëndësi shoqërore të jetës së bullgarit mund të japë rezultate, se ka dialog midis zgjedhësve dhe të zgjedhurit, se shoqëria është mjaftë e pjekur të pranojë edhe reformat e dhimbshme, çmimin e të cilave do të duhet ta paguajnë vet njerëzit. Nga kjo pikëpamje pajtimi mbi reformat e pensionimit, i arritur nga faktorët bazë social në vend, jep kurajë, se sektorët e tjerë, të cilët janë të zhytur në probleme dhe që shkaktojnë një pakënaqësi të përgjithshme-shëndetësia ose dhe arsimi, për shembull, do të mund të përsosen, kur ekziston një vullnet politik për këtë dhe një përkrahje shoqërore.

Se reforma e pensionit është krejtësisht e domosdoshme dëshmojnë disa fakte dhe shifra. Pensioni mesatar në Bullgari është tepër i vogël-rreth 170 euro për muaj, kurse ai maksimal-rreth 460 euro. Me kaq para nuk mund të jetohet mirë. Kompanitë private të pensionit mezi që prej 10 vjetëve funksionojnë dhe as që kanë grumbulluar fonde të mjaftueshme, as që klientët e tyre kanë arritur tanimë moshën e pensionit, që të ndiejnë realisht dobinë nga pensioni i dytë i detyrueshëm, kështu që një burim bazë të të ardhurave për pensionistët në Bullgari mbetet Instituti Shtetëror Kombëtar i Sigurimit. Ai paguan çdo vit mbi 4 miliardë  euro pensione, por mezi 48% nga paratë për to vijnë nga sigurimet e pensioneve, pjesa më e madhe janë subvencione të shtetit. Është e dukshme se, këtu ka diçka jo siç duhet, se ky deficit gjigant në buxhetin e Institutit Shtetëror Kombëtar i Sigurimit është i papranueshëm , se kjo nuk është normale për asnjë vend të zhvilluar nëpër botë. Prandaj që të dyja vendimet bazë, të miratuar dje, prekin krejtësisht në mënyrë të natyrshme përmasën e kuotave për pension dhe vazhdimësinë e kohës, gjatë së cilës ato futen, ku qëllimi është që pensionet të shtohen me 40% në një të ardhme të afërt. E thënë me fjalë të tjera, partnerët social në Bullgari u morën vesh që kontributet personale dhe të punëdhënësve për pension të personave të siguruar nga ana sociale të shtohen gjatë 2 vjetëve të ardhshme me nga 1%, si dhe për barazimin në etapa të moshës për të dalë në pension të burrave dhe të grave deri në arritjen e 65 vjeçëve, si rezultat të së cilës pensionistët të mund të jetojnë më mirë. Për disa profesione më specifike bëhen lëshime, por do të duhet tani të saktësohen deri në fund. Por kufiri tanimë është në dukje. “Nuk kemi pretendime se, reforma e pensionit fillon dhe përfundon me ne. Në emër të partisë GERB shpresoj që ajo të përkrahet”, deklaroi kryeministri Bojko Borisov pas takimit historik me biznesin dhe sindikatat. Dhe me të vërtetë, ndryshimet e pranuara duhet të jenë të veshur në një formë ligjore dhe të miratuar nga parlamenti. Por, ekspertët me shumë optimizëm mendojnë se, më shumë se gjysma, dhe kjo pjesa më e rëndësishme  nga puna tanimë është kryer.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD