Viti 1885 u kurorëzua me një nga ngjarjet më të shënuara në historinë bullgare – Bashkimin e Bullgarisë Veriore me të Jugore. Ky akt u bë i mundshëm 7 vjet pas Çlirimit të vendit nga zgjedha turke. Më 3 mars të vitit 1878 me nënshkrimin e Traktatit Paqësor të Shën Stefanit iu dha fund Luftës Ruso-Turke, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Sipas forcës së tij në kufijtë e shtetit të rimëkëmbur u përfshin troje të populluara kryesisht me bullgarë.
Mirëpo, disa muaj më vonë Kongresi i Berlinit i Fuqive të Mëdha rishqyrtoi këtë Traktat, duke copëtuar vendin. Territori midis malit Stara Pllanina dhe lumit Danub bashkë me rajonin e Sofjes, u formua si Principata Bullgare. Trojet në jug nga mali Stara Pllanina morën statusin e krahinës autonome në Perandorinë Osmane nën emrin Rumelia Lindore. Maqedonia dhe Trakia e Edrenesë iu rikthyen sulltanit. Në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 80-të të shekullit XIX Bashkimi i Principatës së lirë me Rumelinë Lindore u bë një qëllim kombëtar. Princi Aleksandër Batenberg dhe kryeministri Petko Karavellov ishin njerëzit, të cilët arritën jo vetëm të mbrojnë por edhe të realizojnë Bashkimin. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një incizim i akademikut Hristo Hristov nga koha, kur ai ishte drejtor i Institutit të Historisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave:
“Pikërisht ata dy burrë të shtetit në kohën e Bashkimit formuan një grusht. Kryeministri Petko Karavellov ishte një figurë largpamëse në historinë bullgare. Princi Batenberg, i cili kreu grusht shtetin e vitit 1881 dhe hoqi kushtetutën, ishte i kërcënuar nga abdikim. Mirëpo, ai kuptoi, se duhet t’iu mbështetet popullit. Pikërisht ata dy burrë u bënë shprehësit e interesave mbarëkombëtare. Është shumë keq, se kujtimi i këtij njeriu të ndershëm princit Batenberg nuk nderohet dhe nuk përjetësohet. Dhe mund të them haptazi, se ai e meriton respektin popullor. Në se ai nuk do të qëndronte në krye të Bashkimit, atëherë ky akt do të haste më shumë vështirësi. Ne nuk shfaqim respekt ndaj tij sepse ishte princ. Nuk duhet të harrojmë, se Bashkimi është një vepër mbarëkombëtarе.”
Nuk duhet të harrojmë edhe rolin e pjesëmarrësve të luftërave nacional-çlirimtare. Muajin shkurt të vitit 1885 në qytetin Pllovdiv u formua Komiteti Qendror Revolucionar Bullgar. Kryetar i tij u zgjodh Zaharij Stojanov – pjesëmarrës në luftërat, shkrimtar dhe gazetar. Disa muaj më vonë filloi të dalë nga shtypi gazeta “Borba”, autor dhe redaktor i së cilës ishte vet ai. Megjithëqë dolën vetëm 15 numra, ajo u kthye në një burim të rëndësishëm të informacionit për njerëzit e Rumelisë Lindore. Disa prej revolucionarëve deklaruan, se do të luftojnë për “një liri të vërtetë dhe për pavarësinë e vendit me emrin Bullgaria, duke përdorur armë të përshtatshme atje ku është e domosdoshme”. Gazeta kishte një rol të rëndësishëm për përgatitjen e aktit të Bashkimit.
Mëngjesin e herët më 6 shtator guvernatori i Rumelisë Lindore Gavrill Krësteviç u hoq nga posti dhe u formua një qeveri e përkohshme e krahinës, në të cilën hyrën përfaqësues të forcave politike, të ushtarakëve dhe të revolucionarëve. Është një fakt interesant, se për shtatë vitet midis Çlirimit të Bullgarisë dhe Bashkimit në Rumelinë Lindore u formua një shtresë të nëpunësve, oficerëve dhe qytetarëve, të cilët sakrifikuan gjendjen e mirë në emër të kauzës kombëtare.
Megjithëqë Plovdivi kishte një rol të madh në luftën për bashkimin kombëtar, monumenti i Bashkimit në sheshin me të njëjtin emër u ngrit një shekull më vonë pas kësaj ngjarjeje të famshme. Në fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një incizim nga inaugurimi i tij më 6 shtator të vitit 1985. Atëherë kryetari i Këshillit të Shtetit dhe sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare Todor Zhivkov tha:
“Shokë dhe shoqe, të preokupuar nga emocioni plotësoj rekomandimin e Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Bullgarisë, të inauguroj në qytetin e lashtë Pllovdiv, monumentin e ndërtuar me rastin e përvjetorit të 100-të të Bashkimit të Principatës Bullgare me Rumelinë Lindore. Ky monument është një shprehje e mirënjohjes ndaj njerëzve, të cilët me një entuziazëm patriotik dhe me shpirtra prej iluministëve sakrifikuan jetën për Bashkimin e vendit. Lavdi е përjetshme e këtyre bijve heroikë të popullit, të cilët me fjalën dhe me shpatën realizuan Bashkimin.”
Sot, kur kthehemi prapa në vitin e largët 1885 dhe lexojmë edhe një herë faqet e historisë, duhet të rikujtojmë, se Petko Karavellovi, princi Aleksandër Batenberg dhe anëtarët e Komitetit Revolucionar kishin përfytyrime të ndryshme për Bashkimin. Mirëpo, kjo nuk ishte pengesë, që ata të bashkohen në emër të këtij ideali kombëtar, pa kërkuar leverdi, pa rivalizuar midis njeri-tjetrit. Pikërisht këtë duhet të bëjmë edhe ne, pasardhësit e tyre, që të mos nënvleftësojmë arritjet e tyre.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..
Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..
Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..