Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekonomia bullgare po vazhdon të grumbullojë forcë

Në ekonominë bullgare që nga fillimi i vitit po rrjedhin procese pozitive dhe po vihen re shenja inkurajuese. Këtë e ndiejnë jo vetëm drejtuesit, të cilët nuk lënë mundësi pa u lavdëruar dhe me suksesin më të vogël. Era freskuese pranverore ndihet dhe nga popullsia, për të cilën rritja e rezervës fiskale ose përmirësimi i bilancit janë tregues të pakuptueshëm ekonomik të paqarta dhe të pakuptueshme , të cilët nuk kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi mirëqenien dhe xhepin e bullgarit.

Kjo në pamje të parë mund të jetë e vërtetë për pjesën më të madhe të njerëzve në vend, por këta tregues makroekonomik kanë një ndikim të rëndësishëm mbi ditët e përditshme, më në veçanti kur keqësohen. Kur përmirësohen, siç është në rastin konkret me Bullgarinë në momentin e tanishëm, ata kanë një efekt favorizues psikologjik. Kurse gjendja shpirtërore e konsumatorëve është me një rëndësi vendimtare për ekonominë. Është e mjaftueshme të kujtohemi sesi kriza e mosbesimit në Shtetet e Bashkuara shkaktoi gjatë vitit 2008 krizën botërore financiare, nga e cila akoma po dalim shumë vështirë.

Të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të statistikës tregojnë se, në këtë drejtim është në dukje një tendencë pozitive në vend. Kjo dëshmon se, besimi i konsumatorëve është rritur me 2.3% për 4 muajt e fundit. Në qytetet shtimi është me 1.8%, kurse në fshatra-3.9%. Po vihen re dhe pritje më optimiste për zhvillimin e situatës së përgjithshme ekonomike në vend gjatë 12 muajve të ardhshme. Më pak negative janë dhe vlerësimet dhe pritjet e konsumatorëve për ndryshime në gjendjen financiare të ekonomive të tyre shtëpiake.

Një optimizëm vjen dhe nga disa të dhëna të tjera të Institutit Kombëtar të statistikës , këto për importin dhe eksportin. Si parim ekspertët ekonomik mendojnë se, kur eksporti i një vendi të caktuar është më i madh nga importi i saj, kjo është shenjë se ekonomia e saj është në një shëndet të mirë. Kurse pikërisht këtë e njofton Instituti Kombëtar i statistikës, sipas të cilit gjatë 3 muajt e parë të vitit eksporti i Bullgarisë është rritur me 12.7% kundrejt vitit të mëparshëm dhe ka arritur mbi 5.5 miliardë euro.

Në këtë sfond të fakteve qetësuese dhe inkurajuese dhe tendencat në ekonominë bullgare sikurse në mënyrë të logjikshme erdhi përmirësimi i prognozës ekonomike të Brukselit për rritjen ekonomike gjatë këtij viti në vend. Pritjet janë për një vëllim më të lart modest prej 1%, por në krahasim me parashikimet e mëparshme , kur parashikohej një vëllim prej 0.6% e pakta, arritja e pritur tani është dy herë më e mirë. Dhe prapë së prapi mbetet dy herë më e ulët nga ajo e arritur realisht në Bullgari, që sipas autoriteteve zyrtare është 2% shtim të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë tremujorit të parë të vitit. Në këtë kuptim duket se, për herë të radhës ekonomia bullgare sjellë një befasi të këndshme, sepse vet ministria bullgare e financave parashikon vetëm 1.4% vëllim të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2015. Po bëhen mjaft më reale pritjet se, sivjet do të shënohet një rritje më e lartë ekonomike si tërësi në krahasim me vitin e kaluar, kur u regjistruan 1.7%.

Në të njëjtën kohë u bë e ditur se papunësia në Bullgari gjatë muajit prill po pakësohet kundrejt muajit mars me 0,3% deri më 10,7%. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2014 treguesi është më i ulët me 1,1%, tregojnë të dhënat e Agjencisë mbi zënien.

Kujt i dedikohen këto tendenca pozitive dhe dukuri? Janë të shumtë faktorët, të cilët kanë kontribut për përmirësimin e gjendjes ekonomike të vendit dhe bile vetëm përmendja e tyre do të harxhoj shumë kohë dhe jo këtu është vendi për një analizë të hollësishme. Por, nuk ka sesi të mos të theksojmë stabilitetin politik, dialogun produktiv midis partnerëve social dhe ndikimin e këndshëm të rivendosjes ekonomike të partnerëve bazë ekonomik të vendit nga Bashkimi Evropian.

Mund të vihen në dukje akoma një sërë faktesh të tjera për këtë,se janë në dukje një rivendosje ekonomike në Bullgari, mes të cilave në vend të parë teprica buxhetore, që mbase do të lejojë shtim të shpenzimeve publike mbi tavanin e planifikuar për vitin. Por, dhe ajo që është përmendur është e mjaftueshme për një farë optimizmi gjatë këtij viti, mjaft që lartësimi i tanishëm të dalë jo i qëndrueshëm dhe i ardhur nga faktorët dhe shkaqet e përkohshme, por dhe të mos të rastis diçka e papritur në regjion, në Bashkimin Evropian ose dhe në botë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD