Koha e keqe tek ne iku, dielli gjithnjë e më shpesh po na gëzon me rezet e veta...Çfarë momenti më të mirë nga kjo të risim gjendjen tonë shpirtërore me rege. Grupi “Rebëllajts” mblidhet aty gjatë vitit 2011 si një formacion instrumental. Sot ai është i përbërë prej 8 vetave, mes të cilëve dhe dy vokale. Cvetan Çobanov-saks dhe Mihaill Ljulev-vokal qenë miq në studion e Radio Bullgarisë.
“Ky nuk është rege projekti i parë për një pjesë më të madhe nga muzikantët në grup, kemi ekzekutuar dhe në etno grupe, kurse Mishoja ka lindur me kitarë në duart e veta dhe me një zë të bukur. Gëzohemi se zbuluam Bison-perlën tonë nga Etiopia”-tregon Cvetani dhe ja jep fjalën kolegut të vet Mihaill:
“Unë fare rastësisht u ndeza pas reges. Përpara kësaj kam dëgjuar çdo lloje muzike, kryesisht hip-hop. Tërhoqa një album duke pritur që ai të jetë në këtë stil, por filloj njëfarë rege nga vitet 70 të shekullit të kaluar. Qesh mjaft i mahnitur nga ritmi i mesazhit dhe që atëherë dëgjoj rege tanimë 10 vjet.”
Sipas Cvetanit stili duhet të jetë i pranishëm për një auditor më të gjerë, kurse përfytyrimi i tij për një rege fans tipik, larg nuk përputhet me pamjen “rritu deri në gjunjë”, siç shprehet ai vet:
“Kur dëgjojnë fjalën rege, njerëzit zakonisht përfytyrojnë një farë kufiri të rreptë sa i përket tingëllimit. Por ne dalim prej saj-këngët tona nuk janë një rege e pastër/ e ashtuquajtur ruuts rege/. Mundohemi ta sjellim në mënyrë më moderne me hip-hop dhe ar end bi elemente, të thyer përmes prizmit “të disa djemve nga Bullgaria.” Bëjmë muzikë dhe në gjuhën tonë të lindjes dhe ajo pëlqehet shume nga fansat.”
Emri “Rebëllajts” është një përbërje prej dy fjalëve. E para është “rebel”/në përkthim një revolucionar/, kurse “ites”/ajtes/ është përshëndetje në Jamajkë në gjuhën patua. “Nga ana tjetër formohet një lojë fjalësh midis “ites” dhe “heights”/shqiptohet se hajts-lartësi në gjuhën bullgare/, të cilët tingëllojnë afër dhe formohet diçka si “rebel i lartësuar”-sqarojnë duke qeshur djemtë.
Grupi ka dy këngë në gjuhën bullgare. “Në det me këmbë” është saundtrak ndaj filmit dokumentar “Kom-Emine-nëpër shpatën e malit Stara pllanina, që ndjek kalimin me këmbë të një grupi turistësh nga maja Kom deri tek qepi Emine.
Më shpesh autor i teksteve të grupit është Mihailli. Muzikantët shpresojnë që deri në fund të vitit të mundin të përfundojnë këngët, të cilat mendojnë të përfshijnë në diskun e vet debutues. Hollësira mësojmë nga vokalisti:
“Përpara një jave nxorëm një këngë të re në gjuhën bullgare-“Të pres”. Realizuam dhe një video shumë të bukur ndaj tij. E incizuam në qytetin Sinemorec, në fund të verës së kaluar. Falënderimet më të posaçme ndaj të gjithë ekipit të regjisores Nina Orlinova dhe operatorit Kalin Pençev.
Në video mund të shikohet aktorja e bukur Desisllava Morales, e njohur nga filmi “Pushteti i Katërt”.
Videoja e re fare nuk është e vetmja, me të cilën “Rebëllajts” mund të lavdërohen. Vera e tyre është e përmbushur me angazhime.
“Kohët e fundit u bënë të ditur artistët bullgar, të cilët do të ekzekutojnë në “Spirit of Burgas”-tha Cvetani. Falënderojmë, se na besuan. Gjatë verës jemi të ftuar dhe në festivale të tjera-në Malin e Zi, kurse pas kësaj dhe në Veliko Tërnovo fancat mund të na shikojnë në “Nature of hip-hop”/Natyra e hip-hopit/. Vera është një stinë shumë e përshtatshme për ekzekutim të reges në të hapur por dhe efekti mbi njerëzit është vetëm pozitiv.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..