Këshilli Evropian është një optimist i moderuar për sa i përket Partneritetit Transatlantik midis SHBA-së dhe BE-së. Ky qëndrim i Këshillit u paraqit para politikanëve dhe mediave bullgare gjatë diskutimeve rreth raportit “Starti i ri i Partneritetit Transatlantik”. Raportin e paraqiti njëri nga autorët – Jozef Janing, anëtar i Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme.
Partneriteti Transatlantik synon heqjen e pengesave për tregtinë e lirë dhe investimet e huaja midis BE-së dhe SHBA-së. Dobitë për ekonominë bullgare do të jenë shtimi i eksportit, tërheqja e investimeve të huaja dhe hapja e vendeve të reja të punës. Sipas të dhënave të Institutit të Ekonomisë së Tregut Bullgaria eksporton për në SHBA mallra në vlerë 500 milionë dollarë në vit. Bullgaria po ashtu eksporton shërbime për kompanitë amerikane në vlerë 200 milionë dollarë. Bëhet fjalë për qendrat e telefonatave. 200 milionë euro vlerësohet të jetë dhe po ashtu fitimi nga pjesëmarrja e firmave bullgare në prodhimin e produkteve evropiane, kryesisht të automjeteve, të cilat produkte eksportohen për në SHBA. Efekti i nënshkrimit të partneritetit pritet të jetë më i mirë në veçanti në këtë segment.
“Partneriteti Transatlantik është marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë që ka ekzistuar deri tani, vë në dukje Ministri Bullgar i Ekonomisë, z. Bozhidar Llukarski. – Pas nënshkrimit të marrëveshjes presim që të hiqen taksat, të lehtësohet aksesi te tregu në SHBA dhe po ashtu të lehtësohet veprimtaria e tregtarëve.”
I ngjashëm ishte dhe modeli kur Bullgaria u anëtarësua në Unionin Evropian të Taksave. Sot shumë bullgarë përfitojnë nga efekti i tij i dobishëm. Megjithë se një pjesë e socialistëve ende janë skeptikë.
Opozita e Partneritetit Transatlantik, kryesisht partitë e së majtës po e shohin marrëveshje kërcënim. Në Bullgari kritikët e marrëveshjes nuk janë shumë për nga numri sa janë p.sh., në Gjermani dhe Francë. Disa vende të BE-së shqetësohen se po të nënshkruhet marrëveshja, në Evropë do të fillojnë të shiten ushqime që përmbajnë OMGJ, do të fillojnë eksplorimet e gazit argjilor shist dhe do të hiqet legjislacioni i punës.
Shqetësimi më tepër është politik se sa ekonomik. Sepse partneriteti sigurisht do të krijojë një treg me përmasa më të mëdha ekonomike.
Në fushën e energjetikës dhe mbrojtjes do të reduktohet ndjeshëm varësia e Evropës nga Rusia. Partneriteti Transatlantik do të forcojë integrimin ekonomik në BE, si dhe roli i BE-së dhe SHBA-së në ekonominë dhe gjeopolitikën botërore. Sepse “Perëndimi i Ri” i cili do të formohet, do të vendosë standarde të reja tregtare. Ndërkohë do të dobësohen pozitat e fuqive botërore si Rusia, Kina dhe India.
Problemet kryesore rrjedhin nga dallimet midis legjislacionit të BE-së dhe atij të SHBA-së. Një pjesë e madhe e çështjeve tashmë janë përjashtuar nga Partneriteti Transatlantik. Ky i fundit nuk do të prekë këto industri: energjetikë, kimi, ushqime, shërbime në sektorin publik, kontrata të punës. Kjo do të thotë se nuk është e lejueshme që kompanitë amerikane të kultivojnë OMGJ në vendet e BE-së. Punëdhënësit amerikanë po ashtu duhet të respektojnë legjislacionin në fuqi të vendit ku po operojnë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..