Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1984 – “Apollonija” – fillimi

БНР Новини
Foto: arkiv

Në rubrikën javore “80 vjet në 80 javë” do të kujtojmë hapat e parë të një veprimtarie të respektuar dhe të rëndësishme kulturore. Ato janë Festat e Arteve “Apollonija”. Që nga viti 1984 e deri më sot ato mbahen brenda 10 ditëve në fund të verës. Sivjet festivali hapet më 28 gusht. Piktorë, muzikantë, regjisorë, artistë, poetë dhe shkrimtarë takohen në pushimoren bregdetare Sozopoll, që të prezantojnë më të mirën nga prodhimi aktual kulturor.

Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një intervistë me themeluesin e festivalit profesorin Dimo Dimov – një violinist të njohur bullgar. Në të ai kujton fillimin:

“Që kur lindi ideja për Festivalin “Apollonija” muzika qëndronte baras të gjitha arteve të tjera. Mendoj, se bëra shumë për muzikën. Ishte tepër mirë, që krijuesit në fushat e ndryshme, sidomos në kohën para ndryshimeve demokratike, kishin mundësi të takohen dhe të komunikojnë, të prezantojnë artet e ndryshme në kuadrin e një forumi të tillë, në të cilin ta ndjejnë veten të çliruar. Nuk e kamë të qartë, në ç’shkallë krijuesit e pranuan këtë aktivitet si një çlirim. Mirëpo, mendoj, se kishte një protestë në kërkimin e kontakteve, në shkëmbimin e ideve, në përjetimin e artit. Sipas meje gjatë të gjitha viteve “Apollonija” arriti të ruajë këtë frymë. Kishte kohë, kur shpirti i lirë ishte nën kapuç dhe ai që guxonte të hapë shishen, fryma që dilte nga brenda ngandonjëherë e asgjësonte. Tani liria e shpirtit është në varësi të vet neve. Prandaj më duket se më lehtë mund të gjejë shfaqjen. Përpiqemi që në kuadrin e festivalit të shfaqin talentin e tyre edhe krijuesit e rinj, që edukohen dhe mësojnë jo vetëm në vend, por edhe jashtë shtetit. Jemi me shpresë, se në këtë dialog të vazhdueshëm lindet bukuria.”

Me një program të pasur vjet u shënua përvjetori i 30-të i Festivalit të Arteve “Apollonija”. Një nga shfaqjet kryesore ishte koncerti i kushtuar këngëtarit të madh bullgar të operës Nikolla Gjuzellev. Pikërisht ai në vitin 1984 hapi Festat e para të Arteve në Amfiteatrin e porsandërtuar në Sozopoll. Atëherë ai e lë si amanet, që krijuesit ta ruajnë këtë veprimtari kulturore.

Në vazhdim të tri dekadave festivali jo vetëm që u ruajt, por ndihmoi për zhvillimin e qytetit Sozopoll. Kështu gjatë viteve ky vendbanim piktoresk bregdetar u shndërrua në një vatër kulturore, në të cilën çdo vit takohen teatri, muzika, letërsia, kinemaja, baleti, artet plastike, arkitektura. Më shumë hollësi sjell drejtoresha artistike e festivalit Margarita Dimitrova:

“Dhe në se para 30 vitesh banorët vendas nuk na pranuan aq mirë, tani mund të them na presin me padurim. Gjatë viteve Sozopolli u kthye në një qendër kulturore dhe turistike dhe mendoj, se “Apollonija” ka një kontribut jo të vogël për këtë. Çdo vit ne përpiqemi të prezantojmë më të mirën.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nevena Kokanova

Viti 2000 – Nevena Kokanova – dama e parë e kinemasë bullgare

Irina nga filmi “Duhan”, Zhana nga “Inspektori dhe nata”, Liza nga “Vjedhësi i pjeshkave”, Ana nga “Karambol”, Tinka   nga “Djali po ik” ... Dhe të gjitha ato personazhe të filmave bullgarë i rikrijoi Nevena Kokanova. Më se 50 janë rolet e saj në..

botuar më 15-09-12 10.55.PD

1999 – Saga e nëpunësve mjekësorë në Libi

Më 9 shkurt të vitit 1999 në Bengazi pushtetet libiane ndaluan disa dhjetëra nëpunës mjekësorë, 23 prej të cilëve ishin bullgarë. Disa ditë më vonë shumica prej tyre ishin lejuar. Në burg mbetën infermieret bullgare Kristijana Vëlçeva, Nasja Nenova,..

botuar më 15-09-05 9.15.PD

Viti 1997 - Fillimi i ri

Pas dështimit të qeverisë socialiste të kryeministrit Zhan Videnov, kabineti teknik në krye me zotin Stefan Sofijanski për një kohë të shkurtër arriti të qetësonte situatën social-politike dhe të rikthente besimin e institucioneve ndërkombëtare..

botuar më 15-08-22 9.30.PD