Muzikë klasike, këngë dhe valle folklorike, vepra në kufirin e dy gjinive – kjo shkurtimisht është përmbajtja e programit me të cilin Shkolla Kombëtare e Arteve “Panajot Pipkov” në Pleven shënoi përvjetorin e 55-të të krijimit të saj. Koncerti, i cili u zhvillua më 12 maj, është pjesë e “Sallonit të Arteve” në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Kështu artistët e rinj dhe pedagogët e tyre vunë fillimin e një sërë ngjarjesh, kushtuar festës.
Shkolla u themelua në vitin 1960 dhe sot atje mësohet art figurativ, këndim pop dhe xhaz, kurse nga viti i kaluar edhe mjeshtëri aktori. Një fakt interesant është se kjo është shkolla e parë e specializuar te ne, ku ka filluar mësimdhënia e interpretimit në instrumente folklorike. Kjo ndodhi në vitin 1966. ( Ju rikujtojmë se shkolla muzikore në Kotel hapi dyer në vitin 1967, kurse në Shiroka Llëka – në vitin 1971). Këtu është edhe salla e parë te ne, e ndërtuar posaçërisht për shfaqjet e nxënësve. Sot ajo mban emrin e Bozho Shojkovit, i cili ishte drejtor në vazhdim të 34 viteve. Në fakt, gjatë tërë historisë së vet shkolla ka pasur vetëm tre udhëheqës. I pari mbeti në këtë post vetëm një vit dhe ia dorëzoi postin zotit Shojkov. Ai bëri çmos për ta zhvilluar shkollën në mënyrën më të mirë. Trashëgimtarja e tij është Zheçka Dimitrova, e cila tashmë dy dekada e drejton shkollën. “Për koncertin në Pallatin Kombëtare të Kulturës kemi përgatitur një program të vërtetë të të gjitha specialiteteve, që mësohen te ne – tha para koncertit zonja Dimitrova. – Më vjen keq se nuk mund të organizojmë një ekspozitë të piktorëve tanë të talentuar, por me siguri do ta bëjmë këtë më vonë. Gjatë tërë vitit do të ketë koncerte dhe ekspozita të ndryshme, kushtuar këtij përvjetori. Kulmi do të jetë gjatë muajit nëntor – në festën e patronit . Kemi planifikuar për t’u paraqitur arti para të gjithë nxënësve tanë në Plovdiv, Varna, Ruse, Burgas dhe akoma një herë në Sofje.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: nui-pleven.tea.bg
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..