Kohët e fundit u vërtetua teza se nuk ka nevojë të bësh përpjekje në punë ose të investosh në arsim, që të kesh prosperitet material. Ka shumë shembuj të të rinjve të cilët merren me biznes të fshehtë dhe demonstrojnë jetë joshëse. Dhe kjo vetëm sepse janë pjesë e ndonjë rrethi i cili kontrollon një apo më shumë segmente të ekonomisë informale.
Ky problem është si kombëtar, ashtu dhe mbarevropian. Në luftën kundër ekonomisë informale, policia dhe prokuroria shpeshherë harrojnë mekanizmat e financimit të saj. Kjo u bë e qartë në raportin evropian “Financimi i krimit të organizuar”. Të dhënat në raport janë mbledhur në periudhën e viteve 2012-2014. Pala bullgare në përpilimin e raportit ka qenë Qendra e Studimit të Demokracisë.
Shkak për këtë raport është një vendim i BE-së nga viti 2008, i cili kërkon të kriminalizohet financimi i krimit të organizuar. Në Kodin Penal të Republikës së Bullgarisë kjo çështje ende nuk është qartësuar. Zakonisht theksi i hetimeve të krimit të organizuar bie mbi pastrimin e parave ose mbi qarkullimet e paligjshme.
Eksperti i sigurisë Dr. Atanas Rusev mendon se qeveritë patjetër duhet të stopojnë rrjedhjen e parasë nga veprimtaria jo legale. Eksperti vë në dukje se mekanizmat e financimit të ekonomisë informale janë shumë. Megjithë që policia i drejton vëmendje vetëm një mekanizmi – vetëfinancimit të tregjeve kriminale.
Raporti ndan ekonominë informale në dy lloje – tërësisht e paligjshme dhe gjysmë e paligjshme. Kjo e fundit ka të bëjë me produktet të cilat nuk janë të ndaluara por shiten ilegalisht pa u paguar TVSH-ja. Ky mekanizëm vlen p.sh. për cigaret pa banderola dhe shfrytëzohet kryesisht nga kompanitë e mëdha me qarkullime në vlerë rreth një-një e gjysmë milionë euro. Bëhet fjalë për kompanitë e prodhimit të sheqerit, vajit, mishit e të mallrave të tjera në masë. Kompanitë janë “klientë” të partive të ndryshme – gjë e cila e siguron qëndrueshmërinë e këtij mekanizmi.
Ekonomia informale është vepër si e krimit, ashtu dhe e klasës politike, e cila përfiton nga mekanizmat e paligjshëm. Fajin e kanë po ashtu dhe shoqëria e cila e simpatizon ekonominë informale, dhe mediat të cilat idealizojnë një jetesë të ngjashme.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..