Për herë të 24-të më 9 maj Radioja Kombëtare Bullgare dhe ekipi i programit “Alegro Vivaçe” dorëzuan çmimin “Muzikant i vitit” në një koncert të madh në sallën “Bullgaria” të Sofjes. Dëgjuesit shpallën për “muzikant më të mirë” të vitit Vanja Moneva – dirigjente korale dhe producente në BNR. Si udhëheqëse e korit “Zërat Kozmike ” ajo punon mbi projekte të zhanreve të ndryshme, ndër të cilat ka shumë interpretime premiere të veprave bashkëkohore.
Debutimi i violinistes Sllava Atanasova gjithashtu ishte vlerësuar lartë nga adhuruesit e muzikës së bukur. Vitin e kaluar nxënësja e klasës së 12-të të Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” për herë të parë u prezantua në skenën e madhe si soliste. Kjo u bë në sallën “Bullgaria” në kryeqytet.
Festivali “Piano Ekstravaganca” me drejtor artistik Ljudmill Angellov u bë “Projekti muzikor i vitit” për 2014. Ai organizohet që nga viti 2011 me qëllim popullarizimin e veprave muzikore me vlerë të lartë artistike të kompozitorëve pak të njohur.
Pianisti dhe organist Janko Marinov ishte dekoruar për veprimtarinë e tij aktive. Teatri operistik i qytetit Ruse fitoi në kategori “Ansambël i vitit”. Çmimin për veprimtari të përgjithshme mori dirigjentja korale Vjara Mihajllova nga qyteti bregdetar Burgas për veprimtarinë e saj 40 vjetëshe në këtë fushë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Bulfoto
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...