Nga 7 deri më 9 maj 2015 në Vlorë u zhvillua edicioni i shtatë i festivalit folklorik ndërkombëtar Aulona. Ai është pjesë e rrjetit CIOFF, i cili çdo vit koordinon rreth 250 festivale folklorike ndërkombëtare me pjesëmarrjen e më se 50 mijë artistëve, merr pjesë në programet e UNESO-s, organizon bashkëpunimin e organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore botërore. Dhe si zakonisht festivali u bë një festë e madhe për të gjithë vlonjatët. Mbrëmjet festive ishin të mrekullueshme – sheshi “Pavarësia” ishte plot me njerëz, që dëgjuan dhe shikuan me kënaqësi interpretimet e pjesëmarrësve, bënë fotografi me valltarët e huaj, folën me ta në gjuha të ndryshme. Falë organizatorëve të kësaj feste që i bënë të mundshme këto takime interesante dhe emocionuese edhe vlonjatët dhe mysafirët e qytetit, edhe pjesëmarrësit e huaj përjetuan tri ditë plot me emocione pozitive. Kjo ishte vizita e parë në Shqipëri për shumicën e kërcimtarëve.
“Jam këtu për herë të parë dhe atmosfera e qytetit më pëlqen shumë. Njerëzit janë të ngrohtë dhe gjithmonë janë gati të ne ndihmojnë. Punonjësit e hoteleve dhe restoranteve janë shumë të sjellshëm. Me kënaqësi do të vij këtu përsëri” – tha Ivalina Ivanova nga Bullgaria – kërcimtare në grupin bullgar “Detelina”. Kështu mendojnë shumë prej të huajve. Duket se një nga qëllimet e festivalit është plotësuar – bëhet fjalë për popullarizimin e Vlorës si një destinacion i mirë turistik. Për këtë arsye sezoni turistik çelet zyrtarisht pikërisht me këtë festival.
Sipas traditës Bullgaria kishte përfaqësuesin e vet në Aulona International Folk Festival. Ky ishte grupi lagjes së Sofjes Çellopeçene “Detelina” me koreografe Bozhidara Stojanova. Më shumë për këtë ansambël na tregoi drejtoresha e tij Radka Hristova:
“Me kërcimtarët jemi së bashku që nga viti 2010 – atëherë krijuam ansamblin “Detelina”. Drejtuese e tij artistike është Bozhidara Stojanova, e cila bashkë me babin e saj Georgi Stojanov është ndër më të mirët në Bullgari. Në vatrën tonë të kulturës përveç grupit “Detelina” kemi dhe 2 grupe të tjera – për fëmijë të moshës 4-6 vjeç dhe për më të mëdhenjtë – nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Pas 5 vjetësh rezultati i punës së fortë të Bozhidarës dhe kërcimtarëve është i dukshëm. Kemi shumë ftesa në Bullgari dhe jam e lumtur se kishim mundësi ta vizitojmë festivalin “Aulona”. Kjo ishte pjesëmarrja jonë e parë jashtë shtetit dhe mendoj se në të vërtetë kishim një fat shumë të mirë – udhëtimi ynë i parë jashtë shtetit të jetë në një festival të nivelit aq të lartë, siç është ai i Vlorës. E falënderojmë zotin Sejmen Gjokoli, i cili është motori kryesor i kësaj ngjarjeje për saktësinë, për mikpritjen dhe për këto çaste të paharrueshme në Shqipëri.”
Duhen përmendur dhe pjesëmarrësit e tjerë. Ansambli “Dance Plus” i Elbasanit, ansambli “Mlodi Torun” i qytetit Torun (Poloni), ansambli “Citta di Ostuni” nga Italia, “Ilirida” nga Shkupi (Maqedoni) dhe ansambli “Bajram Curri” nga Prishtina ishin protagonistët e tjerë të këtij aktiviteti të rëndësishëm të folklorit në Shqipëri.
Fotografi: Jordanka Ivanova
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..