Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në luftim të hipertensionit pulmonar me në krye disa prej bullgarëve më të njohur

БНР Новини

“Po marrë frymë, kjo do të thotë se jam i gjallë”, “Le të thithim shëndet dhe të nxjerrim nga trupat tanë dashuri”, “Për më shumë buzë të kuqe të buzëqeshura” – këto janë mesazhet e 17 aktorëve dhe muzikantëve të njohur bullgarë, me të cilat ata marrin pjesë në fushatën në përkrahje të bullgarëve, që vuajnë nga sëmundja e rrallë hipertension pulmonar. Kjo sëmundje e vështirëson frymëmarrjen, njeriu humb forcat dhe energjinë e vet. Enët e gjakut në mushkëri ngushtohen dhe oksigjeni nuk arrin te organet e brendshme. Fotografitë e personaliteteve të njohura, të cilat marrin pjesë në fushatë, janë radhitur në një prej parqeve më të gjallëruara të qytetit. Kurse fushata e mban emrin “gojët blu” – një simptomë tipike e sëmundjes, të cilën shumë njerëz madje nuk e kanë dëgjuar. Prandaj pacientët e bashkuar në asociacionin “Hipertensioni pulmonar” organizojnë një fushatë informative, me të cilën ta dërgojnë mesazhin e tyre.

СнимкаNë Bullgari ka rreth 130 veta, të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, por ka të ngjarë që numri i të sëmurëve të tejkalojë 300, mendojnë organizatorët e fushatës. Mungesa e informacionit madje ndër mjekët është një prej shkaqeve për diagnostikimin e vonshëm të kësaj sëmundjeje të rëndë, e cila mund të vërtetohet vetëm pas një sërë analizash specifike. Këtë e tha doktoresha Antoaneta Pejçeva, zëvendëskryetare e bashkisë së kryeqytetit, e cila e përkrahu fushatën në ndihmë të njerëzve që vuajnë nga hipertensioni pulmolar.

“Meqenëse sëmundja ka simptoma jospecifike, pacientët shumë rrallë kërkojnë ndihmë në fillim. Sëmundja mund të diagnostikohet vetëm në spitalet dhe klinikat, që disponojnë aparaturën e posaçme. Zhvillimi i sëmundjes keqëson shumë cilësinë e jetesës. Si rezultat i sëmundjes njerëzit e prekur nga ajo humbasin kontaktet e tyre sociale me miqtë dhe kolegët. Shumë shpesh keqësohen edhe marrëdhëniet në familje. Njerëzit ndihen të izoluar nga jeta normale dhe nuk janë pak rastet e depresionit ndër këta të sëmurë. Në këtë moment roli më i madh është përkrahja emocionale e të afërmve, si dhe e njerëzve me sëmundje të ngjashme. Kjo është me rëndësi të madhe, që të mund të mjekohet sëmundja në mënyrën më të mirë. Në fakt mjekimi i sëmundjes vazhdon shumë vite, madje gjatë tërë jetës së njeriut të sëmurë.”

Shumë prej njerëzve, të prekur nga hipertensioni pulmonar, madje nuk duan ta komentojnë haptazi sëmundjen e tyre. Zakonisht të tjerët nuk janë në dijeni të vuajtjeve të tyre. Todor Mangërov është ndër pacientët e paktë, të cilët flasin haptas për sëmundjen e vet. Ai është kryetar i asociacionit “Hipertensioni pulmonar” dhe e ka shndërruar punën shoqërore në një kauzë personale dhe në një shkas për zhvillimin e shumë takimeve.

“Fushata jonë ka qëllim popullarizimin e informacionit për këtë sëmundje në Bullgari. Duam t’i bindim njerëzit, të cilët shumë shpesh nuk mund të marrin frymë mirë, se duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore, sepse sëmundjet e mushkërisë së bardhë janë shumë të rënda dhe kur vuan mushkëria e bardhë, vuan edhe zemra. Sipas statistikës botërore, në qoftë se njeriu vuan nga hipertensioni pulmonar dhe nuk mjekohet, jeta e tij vazhdon nga 2 deri më 4 vjet. Unë pata fatin e mirë se mjeku im e konstatoi sëmundjen që në vizitën e parë. Menjëherë pas kësaj më operuan. Operacioni ishte shumë i rëndë dhe si rezultat i saj nuk kishte probleme suplementare, por shumë prej pacientëve ndeshen me probleme të tilla. Për shembull, në qoftë se një njeri me hipertension pulmonar duhet të shkojë te dyqani i afërt, për të kjo është një aventurë e vërtetë. Është shumë rëndësishëm për t’u folur për këto probleme, sepse te ne tani për tani nuk ka ndihmë specifike psikologjike. Ne, pacientët, e mbushim vetë këtë boshllëk, duke organizuar takime, bisedime në përkrahje të nevojtarëve, në formën e terapisë grupore. Unë gjithashtu përpiqem të marr pjesë nëpërmjet përvojës sime personale të një njeriu, i cili i ka përballuar në një shkallë të madhe anët negative të sëmundjes. Tashmë dy vjet jam duke marrë pjesë në shëtitjet me biçikletë në malin Vitosha. Kam një qëllim, t’u tregoj njerëzve që vuajnë nga hipertensioni pulomonar se lufta duhet të vazhdojë dhe se problemi gjithmonë mund të zgjidhet.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Gergana Mançeva dhe Asociacioni “Hipertensioni pulmonar”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD