Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1983-ta – Dora Gabe: “Poezia është ajo e dukshmja dhe e padukshmja”

БНР Новини
Foto: europeana.bg

Nga fotografitë bardhezi të Bibliotekës Digjitale Evropiane Europeana po na shoh me një shikim inteligjent dhe të mprehtë njëra nga figurat më interesante të kulturës bullgare – Dora Gabe. Trashëgimia e saj letrare është jo vetëm pjesë e kulturës bullgare, por dhe pjesë e kulturës evropiane. Jeta e poeteshës Dora Gabe është sikur po lexon një roman ku ka dashuri dhe ndarje, takime interesante dhe udhëtime. Dora Gabe ka lindur më 1888 dhe është ndarë nga jeta më 1983.

Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një incizim i saji:

“Poezia është në thelbin e gjërave dhe dukurive. Pikërisht ajo e largon njeriun nga përditshmëria, duke e “shpëtuar” atë nga helmi i kotësisë, egoizmit dhe mërzitjes. Poezia është në çdo gjë e cila po na rrethon: në atë të dukshme dhe në atë të padukshme, në gjërat e bukura dhe në ato të shëmtuara, në zemërim dhe në dashuri. Poezia është kudo – në jetën tonë materiale dhe në atë jo-materiale. Njerëzimi po të kishte sy për ta parë atë, po të kishte shqisë për ta kapur atë dhe po të arrinte deri në kuptimin se poezia është e nevojshme sa janë ajri dhe dielli, nuk do të kishte gjakderdhje. Bile në luftë, armiku po të shihte poezinë e heroizmit dhe guximit, do të zhdukeshin grindjet dhe mizoritë.”

Intelektualja Dora Gabe është themeluese e klubit PEN për shkrimtarët profesionalistë të zhanreve të ndryshme. Abreviatura anglisht e PEN-it vjen nga P-ja – poet, E-ja – eseist dhe N-ja – novelist. Vite të tëra poetesha bullgare ka qenë në krye të klubit. Së bashku me kolegen e saj Elisaveta Bagrjana janë një dukuri e vërtetë e poezisë bullgare të shekullit të XX-të. Dora Gabe është e bija e Petër Gabes. Ky i fundit, i ardhur nga Rusia, ka qenë figurë e shquar publike në Bullgari me profesion ekonomist. Dora Gabe ka mbaruar Gjimnazin në Varna më 1903, dhe më pas është regjistruar në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” në Degën e Shkencave të Natyrës. Por e pasionuar pas letërsisë, Dora Gabe është drejtuar te shkencat humanitare. Ka studiuar gjuhën, kulturën dhe historinë franceze në Gjenevë dhe Grenoble të Francës. Paralelisht me studimet Dora Gabe ka filluar të publikonte tekste poetike në revistat “Misëll” (Mendimi), “Demokratiçeski pregled” (Pasqyra demokratike) dhe “Novo obshtestvo” (Shoqëria e re).

Në letërsinë Dora Gabe ka rritur nën krahun e një poeti tjetër të madh – Pejo Javorov. “Ju keni lindur për të qenë poeteshë” – i është drejtuar Javorovi, pasi ka lexuar poezinë e saj të shkruar në vitet e gjimnazit. “Njeriut i nevojitet vetëm në dashuri e madhe në jetë. Unë e dua në të vërtetë Javorovin”, është shprehur Dora Gabe për mësuesin e saj.

“Një herë poetesha dhe mikesha ime Katja Nençeva më tha: “Javorovi na fton të dyja në Bibliotekën Popullore.” Në atë kohë Javorovi ishte sekretar i bibliotekës. U çudita, nga Javorovi e di për ekzistencën time. Atëherë kolegia ime më tha sinqerisht se fshehurazi ia ka çuar fletoret me shënimet e mia dhe ai është shprehur butësisht për to. Ka talent, ka thënë ai, le të vijë tek unë. Kaluan disa ditë. Nuk shkova. Një ditë rastësisht e takova Javorovin në rrugë. “Pse s’erdhët – më pyeti ai, duke më parë me një shikim të butë. – Unë ju prisja.” O Zot, ai më ka pritur mua... M’u duk e mrekullueshme. Ndikimi që ushtroi Javorovi mbi provat e mia të para me penën, kategorikisht përcaktuan qasja ime te shkrimi – shprehje me pak fjalë dhe në mënyrë të prerë, si në poezinë time për fëmijët, ashtu dhe në atë për të rriturit. Bile në veprat e prozës. Mbeta besnike e mësuesit tim. Kur ndonjë vepër imja dilte të suksesshme, unë menjëherë e kujtoja Javorovin me mirënjohje dhe respekt të madh. Një jetë s’mjafton për t’u shlyer borxhi ndaj mjeshtrit si Javorovi.”

Burri tjetër i rëndësishëm në jetën e poeteshës Dora Gabe, me të cilin ajo ka pasur një komunikim tepër të fortë intelektual, është Bojan Penev. Ai ka hartuar përmbledhjen e saj të parë poetike “Vjollcat” dhe më pas është martuar me të. Në periudhën e viteve 1911-1932 çifti ka qëndruar kryesisht jashtë shtetit – në Poloni, Gjermani, Zvicër, Austri, Çeki, Francë, Angli. Në atë kohë Dora Gabe ka qenë më e mira në përkthimet nga polonishtja. Deri në fund të jetës ajo ka përkthyer poezi nga çekishtja, rusishtja, frëngjishtja dhe greqishtja. Trashëgimia e saj letrare është ajo kryesorja që e rendit Dora Gabe ndër autoret më të shquara bullgare. Ajo ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në letërsinë për fëmijët. Hapat e saj të parë në këtë zhanër datojnë nga viti 1921. Më pas veprat e Dora Gabes për të vegjlit janë bërë klasikë. Dekada të tëra çdo lexues bullgar po e gjen vetveten në krijimtarinë e kësaj poeteshe të madhe bullgare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Sllabakov

Viti 2009: Petër Sllabakovi – fjala e dhënë është më se ligj

Bullgaria nuk ka Pranverën e vet të Pragës, nuk ka edhe Revolucionin prej Kadifeje, nuk ka organizata si Solidarnost, nuk ka disidentë si Haveli dhe Valensa. Shkaqet kryesore për këtë janë të rrënjosura në psikologjinë e popullit dhe arsyetohen me..

botuar më 15-11-14 11.35.PD

Viti 2008 – Konstantin Pavllovi – krijuesi i papranuar nga pushteti komunist

“Intervistë në barkun e balenës” -   Ku ishte më se tri dekada – më pyesin. -   Isha në barkun e balenës. Të gjithë e dini, por më pyesni qëllimisht. -   Si kaloi tri dekada në bark – më pyesin. -..

botuar më 15-11-07 11.10.PD

2007 – Bullgaria në BE: midis eurooptimizmit dhe euroskepticizmit

“Në çdo drejtim tjetër, përveç atij gjeografik, Evropa është një konstruksion plotësisht artificial” ka shënuar në librin e saj “Arti i burrështetasit” Margaret Taçer. Gjatë viteve 80 të shekullit të XX “zonja e hekurte” e nxori Britaninë e Madhe nga..

botuar më 15-10-31 11.15.PD