Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afreske unikale të Shën Gjergjit në kishën e Manastirit të Kremikovcit

БНР Новини

Shën Gjergji është një prej shenjtorëve më të nderuar bullgarë. Ai lindi në shekullin e tretë në një familje të krishterë dhe u bë i njohur për mençurinë, burrërinë dhe forcën e tij fizike. Duke filluar punë ushtarake Gjergji i bëri një përshtypje të madhe perandorit Dioklecian. Kur filluan dëbimet kundër të krishterëve, ai ia dhuroi pronën e vet të krishterëve dhe e shpalli veten të krishterë përpara perandorit. Gjergji u arrestua dhe u mundua, por pësoi tërë dhunën dhe nuk hoqi dorë nga besimi. U dënua me vdekje. Shën Gjergji është mbrojtës i ushtarakëve, bujqve dhe blegtorëve, festa e tij shënohet më 6 maj.

Në traditën e krishterë ortodokse ekzistojnë dy lloje pikturimi të Shën Gjergjit – pikturohet vetëm pamja e shenjtorit, ose shenjtori pikturohet mbi një kalë, duke vrarë një dragua. Mirëpo, në kishën “Shën Gjergji Fitimtari” të Manastirit të Kremikovcit afër Sofjes, mund të shihen tri afreske unikale, që janë shumë larg kanuneve të pikturimit të ikonave. Restaurimi i pikturave në mur, që datojnë në shekujt XV, XVI dhe XVII, ka vazhduar pothuaj 13 vjet. Në saje të punës së mrekullueshme të arkitektit Stojan Janev dhe të ekipit të Ljuba Kraskovës dhe Zamfir Petrovit, sot këto afreske mund të shihen me tërë bukurinë e tyre.

“Ato u rimëkëmbën ashtu siç i kanë gjetur restauruesit – na tregon piktori i ikonave Kristian Spiridonov. – U ndërpre prishja e tyre dhe ato u konservuan. Të gjitha pikturat në mur janë shumë të bukura.”

Dallimet midis stileve dhe metodave të punës tregojnë se muret janë pikturuar në kohë të ndryshme. Figurat e shenjtorëve bëjnë një përshtypje të madhe në sfondin e errët. Mu kundër derës ju mirëpret pamja e Shën Gjergji mbi kalë, kurse pranë tij, në shalë është ulur një djalë. Në fakt afresku paraqet një prej mrekullive të kryera nga shenjtori në trojet bullgare.

“Ky fëmijë i vogël ishte rrëmbyer nga sunduesit dhe shitur si rob, që të shërbente te një udhëheqës i njohur – na tregon Kristian Spiridonov. – Atëherë prindërit e tij i drejtuan lutje Shën Gjergjit për t’ua kthyer fëmijën. Shenjtori i dëgjoi lutjet e tyre, e rrëmbeu prapë fëmijën nga dhoma, bashkë me kanën me verën, të cilën ai e mbante në dorë, e ktheu te prindërit e tij.” Është interesante dhe poza jotipike, në të cilën Gjergji e vret dragoin. Sipas traditës, shenjtori pikturohet se si godet me shtizën nga lart e deri poshtë. Mirëpo, në këtë afresk ai e bën goditjen, duke e mbajtur shtizën nën sqetull, duke qëndruar drejtë. Kjo është goditja më e përhapur e kalorësve perëndimorë dhe një prej pikturave të pakta të tilla në Ballkan.

Pamja e dytë e Shën Gjergjit ndodhet në një prej kamareve të Kishës së Kremikovcit. “Kjo është një ikonë shumë e bukur, fytyra është pikturuar në një mënyrë shumë realiste dhe në dallim të imazhit tjetër është ruajtur shumë mirë. Zakonisht Shën Gjergji shikon djathtas” – vazhdon tregimin e vet piktori i ikonave. Mirëpo, në këtë afresk kalorësi është drejtuar majtas dhe me fytyrë përballë nesh godet me dorën e tij të djathtë. Një përshtypje shumë të madhe bëjnë gjithashtu armatura dhe shpata e tij, të cilat mund të shihen shumë rrallë në pikturat e Shën Gjergjit, megjithëse, sipas legjendës, pasi e vret dragoin me shtizën ai e pret kokën e tij pikërisht me një shpatë. Kalorësi mban me vete gjithashtu një mburojë, kurse ai pikturohet shumë rrallë me këtë atribut në afreske. Nuk është tipik dhe vetë kompozimi dhe më në veçanti gjendja e dragoit, i cili nuk ndodhet në plan të parë, pranë kalorësit, por nën këmbët e prapme të kalit.

Në artin e krishterë ortodoks shenjtorët e pikturuar në fron janë një dukuri shumë e rrallë. Mirëpo, në Kishën e Manastirit të Kremikovcit ka një afresk me Shën Gjergjin në fron dhe ai është i vetmi i këtij lloji. Shenjtori është veshur me rroba ushtarake në sfondin e artë. Në dorën e tij të djathtë ka një shtizë, kurse në dorën e majtë – një shpatë me dorezën e saj lart dhe është ngritur mbi kuçedrën e vrarë.

“Shën Gjergji mund të shihet shumë rrallë i pikturuar në këtë mënyrë në fron. Rreth pamjes së tij qendrore ka skena nga jeta e tij, si e kanë torturuar, që të heqë dorë nga krishterimi, por ai i ka rezistuar të gjitha këto tortura.” – thotë në përfundim piktori i ikonave Kristian Spiridonov.

Për shkak të afreskeve kaq të bukura dhe të vlershme kisha “Shën Gjergji Fitimtari” e Manastirit të Kremikovcit është shpallur monument i kulturës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Desisllava Ivanova dhe Krasimir Kamenov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD