Nga data 30 prill deri më 31 maj në Galerinë e Arteve në qytetin e Sofjes mund të shihet ekspozita “Retrospektiva” e ilustruesit të njohur Jasen Gjuzelev. Ai është i biri i basit të shquar bullgar Nikolla Gjuzelev. Të dy kanë mbaruar Akademinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet, ku ka studiuar po ashtu dhe vëllai Jasen Çavdar. Çfarë fjalë tjetër kyçe përveç “të talentuar”, do të zgjidhnim për krijimtarinë artistike të Jasen Gjuzelevit? Këtë pyetje ia bëjmë përgjegjësit të ekspozitës Krasimir Iliev:
“Kureshtje për historinë e artit, sepse shumë vepra të tijat pasqyrojnë epoka të ndryshme. Që kur ka nxënës në gjimnaz Jasen Gjuzelevi ka filluar të paraqesë personazhe të periudhave të ndryshme. I pëlqen kombinimi i kohërave, i pëlqen krijimtaria artistike e klasikëve. Sidomos në vitet e hershme, kur biblioteka e pasur e të atit ka qenë në duart e ilustruesit. Që atëherë Jasen Gjuzelevi është pasionuar pas arteve figurative. P.sh., në librin “Pinokio” ka vizatime që sapo duken. Ato kanë të bëjnë me skena të ndryshme nga veprat e Leonardit, dhe të Mazaços”.
“Jasen Gjuzelevi ka qenë i fatbardhë sepse ka mbaruar Akademinë e Arteve në kohën e ndryshimeve politike në vend. Shumica e gjeneratës së tij ka ikur jashtë shtetit. Ai është vendosur në Itali, sepse e ka njohur vendin dhe më parë kur ka shoqëruar të atin, vë në dukje z. Krasimir Iliev. – I pëlqen arti i Rilindjes Italiane dhe Italia është bërë mjedisi natyror i karrierës së ilustruesit bullgar.”
Jasen Gjuzelevi ka punuar në shtypshkronja të ndryshme. Ka sjellë ilustrimet e librave si “Mbretëresha e Bletëve ” të vëllezërve Grim, “Arturi dhe Eskaliburi”, “Ditëlindja e vajzës së mbretit”, “Mbretëresha e shpatës”, “Orfeu dhe Euridika”, “Sokrati”. Librat mbi të cilët ka punuar ilustruesi, janë shtypur në më se 10 gjuhë të huaja, ndër të cilat kinezishtja dhe koreanishtja.
Deri sot “Liza në Botën e Çudirave” ka shtatë botime në gjuhë të ndryshme. Dhe pitet një botim i ri në Bullgari gjatë muajit maj. Në treg do të nxirret po ashtu botimi i ri i “Lizës në anën tjetër të Pasqyrës”. Ilustruesi bullgar është shpërblyer në shumë konkurse ndërkombëtare në Evropë dhe Amerikë. Jasen Gjuzelevi ka merituar çmimin e Fondacionit Gjerman “Buchkunst” (1997), ka fituar po ashtu medaljen e argjendtë të Asociacionit të Ilustrueseve në Nju-Jork (2004) dhe është shpërblyer me çmimin e shtypshkronjës bullgare “Hr. G. Danov” për ilustrimet në librin “Liza në Botën e Çudirave” (2010).
Për mendimin e Krasimir Ilievit, artisti bullgar përkushtohet tërësisht mbi veprat, dhe nuk mendon për hapin e radhës.
“Jasen Gjuzelevi është duke punuar mbi “Dekameronin” dhe është dhënë pas Bokaços, tregon kritiku i artit. – Ka pasur dhe raste kur ai ka punuar paralelisht mbi dy vepra. P.sh., mbi “Lizën në Botën e Çudirave” Jasen Gjuzelevi ka punuar katër vjet të tërë. Ndërkohë, ai ka sjellë dhe ilustrime të tjera. Metoda e tij e krijimtarisë është kjo: përpiqet të shkurtojë rrugën drejt kokës së autorit. E veçanta në lapsin e Jasen Gjuzelevit është se ai gjithmonë është origjinal dhe sjell ilustrime të ndryshme që të mos mërzitet me veten e tij, siç pohon ai”.
Në ekspozitën në Galerinë e Arteve në Sofje mund të shihen ilustrime të artistit, të bëra si për botimet bullgare, ashtu dhe për disa botime të huaja. Vizituesit e ekspozitës do të shohin po ashtu vizatime dhe ilustrime përgatitore, postere dhe letrat e shenjave të horoskopit, të ashtuquajturat letra Taro.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Pavllova
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..