Nxënësit e gjashtë shteteve evropiane e rizbulojnë “ujin dhe forcën e tij magjike” nëpërmjet muzikës dhe valleve, pikturimit dhe modelimit, eksperimenteve laboratorike dhe studimeve në internet, në një kontakt të drejtpërdrejtë me trashëgiminë kulturore dhe traditat vendore. Kjo ndodhet në kuadrin e një projekti me të njëjtin emër, të financuar në kuadrin e programit të ri evropian për arsimin, shkencën, rininë dhe sportin “Erazëm +”. Ai startoi në shtator të vitit 2014 dhe do të vazhdojë dy vjet deri në vitin 2016. Partnerët janë shkollat vendore nga Spanja, Franca, Çekia, Greqia, Rumania dhe Bullgaria. Vendi ynë është paraqitur nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës së kryeqytetit Nr 119 “Akademiku Mihaill Arnaudov”. Më shumë hollësi për mundësitë e programit të ri evropian dhe projektin konkret na solli Petja Minçeva, mësuese e gjeografisë në shkollë:
“Ky është një program shumë i mirë, i cili përfshin si arsimin formal, ashtu dhe atë joformal të fëmijëve. Mësuesit që marrin pjesë në projekt mund të këmbejnë praktika të mira, sepse megjithëse të gjithë jemi nga Evropa, sistemet arsimore në vendet e veçanta janë të ndryshme. Zbuluam disa ide shumë interesante, të cilat mund të aplikohen edhe te ne. Gjëja tjetër e rëndësishme është gjuha. Takimet, dokumentacioni, gjithçka është në anglisht. Kjo u jep mundësi mësuesve për të zhvilluar kompetencat e tyre gjuhësore. E njëjta gjë u përket edhe fëmijëve, të cilët vendosen në familjet e vendit përkatës-mikpritës.”
Bullgaria ishte shteti i parë, i cili i priti në fund të vitit të kaluar pjesëmarrësit në projekt. Tema e takimit ishte “Të kthehemi te burimet”, e provokuar nga e kaluara mijëvjeçare e Sofjes – një prej vendbanimeve më të lashta evropiane, themeluar afër burimeve të vogla termike. Vizita të monumenteve të kryeqytetit tonë, takim me profesorët e universitetit tonë më të vjetër, shumë punishte, vizita në Plovdivin e vjetër, degustim i gjellëve tradicionale bullgare, kjo është vetëm një pjesë e përjetimeve të shumta të të gjithë miqve të ftuar nga mikpritësit e tyre bullgarë. “Patëm një javë të jashtëzakonshme në Bullgari. U kthyem në Francë me buzëqeshje të mëdha dhe me kujtime shumë të bukura”, këtë e kanë shkruar nxënësit francezë në ditarin e tyre të udhëtimeve. Vetëm para një muaji ishte takimi i dytë, këtë herë në Pirgos, në Greqinë fqinje, kushtuar artit. Për Katrin Vasilevën, 16 vjeçare, nxënëse në klasën e nëntë, ku mësohet “Menaxhimi ekonomik”, kjo është pjesëmarrja e saj e parë e këtij lloji.
“U njohëm me shumë njerëz, me të cilët mund të vazhdojmë të mirëmbajmë lidhje – na tregon ajo. – Përveç kësaj e ngremë nivelin e gjuhës sonë angleze, në të njëjtën kohë duke udhëtuar, vizitojmë kuriozitete të ndryshme, na tregojnë për to dhe kështu mësojmë më shumë gjëra.”
Në kuadrin e projektit do të përgatitet një libër në anglisht, kushtuar ujit. Përveç online, ai do të botohet dhe në letër. Autorët e tij janë fëmijët. Ja më shumë informacion:
“Ka një sajt, në të cilin publikohen të gjitha ngjarjet, gjithçka që ndodh në nivelin vendor në çdo një shtet – këto janë prezantime të ndryshme, koncerte të ndryshme etj – na shpjegon Petja Minçeva. –Përveç kësaj gjithçka, që bëhet, publikohet në platformën eTwinning. Kjo është një platformë evropiane e mësuesve, e cila shërben si kontakt midis tyre dhe u jep atyre mundësi për të punuar mbi projekte të përbashkëta. Gjithçka që e bëjmë, duke e publikuar atje, mund të përdoret nga të gjithë mësuesit e regjistruar në platformë. Në këtë mënyrë rezultatet popullarizohen shumë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Petja Minçeva
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..