Gjatë mijëvjeçarit të ri bëhemi dëshmitarë të rritjes së sëmundjeve si astma, alergjitë, kanceri, steriliteti... Kjo konfirmohet nga një sërë studimesh, lidhur me mjedisin dhe godinat, ku jetojmë. Ja për se përsëri del në pah një koncept i vjetër për krijimin e së ashtuquajturve godina të shëndetshme ose bioklimatike. Shtëpitë-eko që kohën e fundit fitojnë popullaritet të madh në botë dhe të cilat janë ndërtuar me materiale natyrore, tashmë kanë përkrahësit e tyre edhe në Bullgari, sidomos ndër njerëzit e rinj. Më shumë për këtë ide mësojmë nga arkitekti Nikollaj Marinov, bashkëthemelues i Asociacionit për ndërtim me materiale natyrore (ASEM).
“Që kur isha student u ndërgjegjësova, se afro 40% prej gjurmës karbonike dhe energjetike mbi njerëzimin u detyrohet ndërtimit dhe veprimtarive të tjera të lidhura me të. E shtrova vetës pyetjen cilat mund të jenë drejtimet, në të cilat arkitektura dhe ndërtimi të lëviznin bashkërisht për zgjidhjen e këtyre problemeve. Kur u diplomova, fillova arsimimin e vet në fushën e efektivitetit energjetik, duke ndjekur parimet e arkitekturës diellore, duke përpunuar variante për godina publike me konsum të vogël të energjisë. Si anëtar i një organizate joqeveritare pata mundësinë të marrë pjesë edhe në veprimtari studimore në disa rajone të izoluara të Rodopeve Lindore. Kështu zbulova vetitë e vërteta dhe potencialin e ndërtimit tradicional dhe të materialeve natyrore, të cilëve nuk u ishte kushtuar aspak vëmendje gjatë studimit tim në universitet.”
Ndërtimi i afro 20 shtëpive-bio në Bullgari tashmë është fakt. Shumica prej tyre janë në pjesën jugore të vendit dhe janë ndërtuar me kashtë. Për ndërtimin me kashtë ka dy metoda kryesore. Tek stili Nebraska godina nuk ka konstruksion të veçantë, ndërsa pesha e çatisë merret përsipër nga muri me dengje të kashtës. Te stili tjetër – pesha merret përsipër nga konstruksioni i drunjtë apo i llojit tjetër, ndërsa dengjet e kashtës përdoren si material izolues. Pjesa e madhe e procesit ndërtimor është lidhur me punën me dorë. Materialet kryesore që përdoren për të ashtuquajturin ndërtim të qëndrueshëm janë: deltina, kashta, druri dhe rëra. Në përpjesëtime botërore ka godina që janë ndërtuar me dengje të kashtës në moshë 100 vjeç, që janë shumë qëndrueshme ndaj tërmeteve. Për fat të keq, sipas arkitektit Marinov, në Bullgari ende ka skeptikë, të cilët e lidhin këtë lloj ndërtimi me shtëpitë fshatare dhe me varfërinë... Arkitekti shpreson se njerëzit do t’u bëjnë ballë klisheve si “shtëpiza e tre derrkucëve” dhe “shtëpiza prej baltës” dhe të orientohen tek materialet natyrore. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha të mendojmë në çfarë mjedis jetojmë, punojmë dhe rritim fëmijët tanë. E lutëm ark. Marinov të na tregojë më shumë për vetitë e deltinës, sepse në qoftë se do të gjykojmë nga mbetjet mijëvjeçare të qerpiçit nga koha e Ramzesit të II, shtëpia prej deltinës në fakt është e përjetshme!
“Deltina është një material i mrekullueshëm, që ka vërtetuar vetitë e tij gjatë 8 mijë vjetëve. Sipas testimeve disavjeçare të bërë në Gjermani, shtëpitë prej deltinës mbajnë një lagështi prej rreth 50%. Ajo është e përshtatshme për organizmin e njeriut, më në veçanti për sistemin respirator dhe ruajtjen e tij nga grimcat e pluhurit. Përveç kësaj njerëzit që jetojnë në ndërtesa të tilla më pak vuajnë nga alergji, imunitet i dobësuar dhe sëmundje gripale. Kjo metodë e rregullimit të lagështirës na lejon të heqim dorë nga instalimet e ndërlikuara klimatike dhe tashmë përdoret në disa muze si masë për mbrojtjen e eksponateve. Aplikohet edhe në spitalet ku kurohen sëmundjet respiratore.”
Gjatë viteve të fundit tek ne flitet gjithnjë e më shumë për nevojën e krijimit të godinave bioklimatike, të aftë të sigurojnë banorëve të tyre komfort dhe mjedis natyror. Ja se çfarë tjetër na tregoi ark. Marinov:
“Duhet jo vetëm të flitet, por edhe të veprohet”. Me ndihmën e bashkëmendimtareve dhe me shumë dashuri ndaj punës sonë, arritëm të mbjellim farën e ndërtimit të qëndrueshëm në vendin tonë. Shumë njerëz tashmë kërkojnë ndihmë nga Asociacioni dhe ne përpiqemi bashkë të krijojmë dhe të tej zhvillojmë një mjedis të mrekullueshëm për jetesë. Shpresojmë se ende ka shans të shpëtojmë Planetin tonë. Shumë njerëz besuan në këtë dhe ne tashme e bëjmë!” – tha në përfundim arkitekti Nikollaj Marinov.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..