Suvenire laramane, zbukurime origjinale, qëndisje artistike, thurje me shtiza, kukulla prej tekstile, gdhendje unike në dru... Bukuri të tilla punohen nga ushtria e madhe e punëtorëve me punë shtëpie tek ne. Numri i tyre arrin afro 450 mijë veta. “78 për qind prej tyre janë gra dhe janë të punësuar në industrinë e lehtë”, tha për Radio Bullgarinë Violeta Zllateva, kryetare e Shoqatës së Punëtorëve me Punë në Shtëpi dhe kryetare e Sindikatës së Punëtorëve të Vetëangazhuar dhe Informal. Dhe në se para vitesh me punë shtëpie merreshin vetëm pensionistët, që të fitojnë pak para, kohët e fundit ulet mosha dhe shtohet kuota e të rinjve, për më tepër me arsim të lartë, të cilat e shndërrojnë hobin e tyre në mjet kryesor për nxjerrjen e bukës së gojës. Ndër ta ka edhe juristë, ekonomisë, mësues, të cilët kanë mbetur pa punë, njoftojnë nga shoqata. Sipas zonjës Zllateva numri i punëtorëve informal vazhdon të rritet:
“Krahas punëtorëve me punë shtëpie, po rritet numri i prodhuesve informal bujqësorë dhe i tregtarëve rrugorë – shpjegon ajo. – Në Sofje është serioz problemi me muzikantët rrugorë, të cilët gjithashtu janë pjesë e punëtorëve informal. Duhet t’i kushtohet vëmendje këtij grupi, i cili nuk ka me çfarë tjetër të nxjerrë bukën e gojës. Të mos flasim për invalidët që punojnë. Pjesa dërmuese prej tyre plotësisht janë në sektorin informal dhe punojnë diçka në shtëpi.”
Sipas përfaqësuesve të Shoqatës, e cila këto ditë shënon përvjetorin e 15-të nga themelimi, punëtorët me punë shtëpie vazhdojnë të mbeten të padukshëm, pazë dhe të privuar nga të drejta. “Shumica e njerëzve hyjnë në ekonominë informale jo me dëshirë të tyre, por të detyruar nga domosdoshmëria të mbijetojnë. Në rast të kundër mbeten pa punë dhe pa mjete. Ata që punojnë copë me porosi marrin para, por nuk kanë kontrata të punës dhe sigurime”, shpjegon zonja Zllateva. Prandaj nga shoqata ngulin këmbë, që përfaqësues të tyre të marrin pjesë në kontrollin bashkë me Inspektimin e Punës. Që të dalin në dritë punëtorët me punë shtëpie është e domosdoshme të ulet pragu i sigurimit të tyre, i cili i është baras rrogës minimale mujore. Këtë qëndrim e ka sindikata. Svetlla Ilieva nga qyteti Pleven është llogaritare për nga profesioni. Para 15 vitesh ajo mbeti pa punë dhe kështu hyri në ushtrinë e punëtorëve me punë shtëpie. Ajo rrëfen, se për shkak të të ardhurve të ulëta dhe jo të rregullta nuk e siguron veten. Për këtë arsye ajo nuk ka stazh pune për pensionim. Ajo është koordinatore e shoqatës në qytetin Pleven prej 12 vitesh. Ajo tregon:
“Mbeta pa punë dhe në shtëpi fillova të merrem me hobin time: qëndis, bëj kukulla, thur me dy shtiza. U mblodhëm disa shoqe. Ato erdhën me shoqet e tyre dhe kështu formuam një organizatë. Në qytetin Pleven nuk ka ndërmarrje, përveç disa firmave të rrobaqepësisë. Afro 10 mijë veta punojnë në to. Shumë bashkëqytetar janë jashtë shtetit, sepse nuk kanë punë këtu. Punojmë suvenire dhe rregullojmë ekspozita tregje në qytetet Pleven, Sofje, verën edhe në vendpushimet bregdetare. Aty shesim prodhimin tonë.”
Gjetja e tregjeve, ku të realizojnë prodhimin është problemi tjetër, para të cilit qëndrojnë punëtorët e vetëangazhuar me punë në shtëpi. Zakonisht qiratë janë të larta dhe ata nuk janë në gjendje ta paguajnë. Tani për tani ata punëtorë e kanë përkrahjen e kryetarëve të bashkive të qyteteve Sofje, Burgas, Veliko Tërnovo dhe Pleven. Ata u sigurojnë atyre salla bashkiake kundrejt një qiraje minimale. Ata njerëz nuk kanë akses edhe me financimin dhe me kualifikimin suplementar.
“Kemi dëshirë, që punëtorët e vetëangazhuar me punë në shtëpi të përfshihen në programe speciale për zhvillimin e biznesit të vogël privat. Mirëpo, kjo nuk duhet të realizohet sipas kërkesave ekzistuese – thekson zonja Zllateva. – Aktualisht ekzistojnë programe të ndryshme, por që të përfshihesh për mikrofinancim, tri vitet e mëparshme duhet të kesh një qarkullim të paktën 300 mijë leva. Insistojmë për programe speciale për zhvillimin e sipërmarrjes. Njerëzit nevojiten 5-6 mijë euro që të blejnë materialet e domosdoshme për fillimin e biznesit të vet.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Shoqata e Punëtorëve me Punë në Shtëpi
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..