Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zot i vetvetes dhe i kohës

БНР Новини

Liria të punosh atë që do, kur dhe ku të duash, larg intrigave në zyrë dhe shikimit vigjilent të shefit autoritar, janë pjesë e avantazheve të cilat i gëzon secili që ka vendosur të ushtrojë profesion të pavarur. Si çdo medalje dhe kjo ka dy ana. Jeta e freelancerit fsheh jo pak të meta si mungesa e sigurisë, angazhim me përgjegjësi më të madhe etj. Me gjithë atë po rritet numri i entuziastëve të ngjashëm në botë. Shtytje jep dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjive bashkëkohore. Sipas të dhënave të statistikës kombëtare të Britanisë së Madhe për vitin 2014 rreth 14% prej britanikëve kanë ushtruar profesionin e tyre nga shtëpia. Sipas revistës “Forbs” çdo një prej 5 amerikanëve preferon profesionin e pavarur. Për gjerësitë tona gjeografike kjo ende është dukuri relativisht e re dhe është pahapur më shumë tek specialistët e IT, përkthyesit dhe gazetarët.

“Veteran” në këtë drejtim është Georgi Bojçev, i cili tashmë 12 vjet është shef i vetvetes. Ky burrë i ri merret me programimin e aplikacioneve të internetit, ndërsa klientët e tij janë kryesisht nga SHBA, ka edhe nga Zelanda e Re, Republika e Afrikës së Jugut dhe nga disa shtete evropiane. “Kur duhet të udhëtoj ose të shkoj për pushime, zyra është me mua. Ky është komoditet i madh”, thotë ai. Avantazhi kryesor për të është, se gjithçka varet prej tij, prej vendimeve të tij dhe prej komunikimit direkt me klientin. Në vend që të zbatojë detyra të shtruara prej tjetrit, Georgi preferon vet të kërkojë zgjidhje krijuese dhe të krijojë produkte. Orari i lirë i punës dhe mungesa e intrigave, të cilat janë të paevitueshme në një zyre, janë pluset e tjera për të. “Në saj të profesionit të zgjedhur të pavarur kam dhe familje të madhe me tre fëmijë. Përfytyroni sa shumë kohë nevojitet që t’i çoni fëmijët në shkollë ose në ndonjë aktivitet tjetër shkollor.” – ndan ai. Georgi nga ana tjetër nuk fsheh dhe anët e dobëta të profesionit të pavarur:

“Thash, se plusi i madh është se mund të marrësh vet vendimet. Por në fakt ky është dhe e meta më e madhe, sepse gjithçka varet prej teje dhe ke më shumë përgjegjësi si ndaj familjes, ashtu edhe ndaj klientëve. Nga herë stresi është më i madh në krahasim me atë kur punon me dikë tjetër dhe orari i punës nuk ka fund.”

Georgi tregon, se komunikimi me klientët e realizon nëpërmjet mundësive që ofron rrjeti:

“Nuk e përfytyroj punën me të cilën merrem sot, përpara 20 vjetësh. Teknologjitë janë zhvilluar shumë dhe lejojnë te kapërcejmë distancat. Përdor një sërë kanalesh – e-mail, ISQ, Skype, Viber, telefon, nga herë edhe produkte të tjera, në qoftë se duhet të bëhet prezantim para më shumë njerëzve. Klienti duhet të ndihet i sigurt dhe kuptohet duhet t’i ofroj atij cilësi më të mirë të shërbimit, që të preferojë të punojë me mua.”

Për Vlladimir Karapetrovin, i cili gjithashtu prej 2 vjetësh punon me profesion të pavarur, të zotërosh kohen e vet, është një përparësi e madhe. “Mund të punosh deri vonë në mbrëmje, në mëngjes mund të takohesh me shokë ose të kryesh ndonjë punë tjetër.” Për nga profesioni ai është projektues i instalimeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatike. Përpara që të shndërrojë shtëpinë e vet në zyrë ka punuar në vazhdim të 8 vjetëve në një firmë të madhe të ndërtimit. “Aktualisht punoj vet dhe nuk ai vlen të mbaj me qira ndonjë zyrë”, shpjegon ai. Sipas Vlladimirit, një e meta e profesionit të pavarur është se nuk ke gjithmonë punë. “Në një moment mund të kesh shumë punë dhe nuk të mbetet kohë e lirë, në momentin tjetër – nuk ke angazhime, por si rrjedhojë nuk ke dhe financa të mjaftueshme.” Vlladimiri pohon, se nga herë njeriu në shtëpi më vështirë organizohet, por frymëzimi më i madh është afati përfundimtar i projektit. Një sfidë për të është arritja e balancës midis detyrimeve të punës dhe kohës së lirë.

“Puna rëndon – thotë ai. – Kur ke vendosur të punosh për vetveten, nuk ka si të mos të mungojë koha e lirë, sepse klienti i pakënaqur do të thotë imazh të keq dhe humbje të klientëve të tjerë.”

Vlladimiri thotë gjithashtu, se nuk i mungojnë kontaktet sociale në zyrë, sepse puna e tij është e lidhur me takime të shpeshta me klientë dhe vizita në objekte të ndryshme. Çlodhet me valle popullore.

“Në fillim u regjistrova për të mësuar ndonjë valle bullgare, por pas kësaj më pëlqeu shumë dhe ja kjo vazhdon tashmë 4 vjet. Pas provave ndihem shumë energjik. Pjesën më të madhe të ditës kaloj para kompjuterit dhe pas një ore vallëzimesh jam i rivitalizuar dhe i çlodhur.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD