Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eroll Rakipovi dhe vibracionet përtej oqeanit të një melodie bullgare

Ka melodi, të cilat duken sikur kanë dalë nga përjetësia, por nuk është kështu. Meloditë e tilla në mënyrë të mrekullueshme largohen nga territoret, ku janë krijuar dhe nga koha e krijimit të tyre. Dhe shpeshherë kjo bëhet falë xhazit. Hoakin Rodrigo, për shembull, shkroi Concierto de Aranjueznë vitin 1939, por vepra e tij e shkëlqyeshme u bë e njohur jashtë Spanjës së Frankos 20 vjet më vonë në sajë të Miles Davisit. Një këngë bullgare gjithashtu ka një fat të ngjashëm. Ajo është nga vitet e 60-të të shekullit të kaluar dhe siç ishte në rastin e Aranjuez- it, gabimisht konsiderohej si këngë tradicionale, pavarësisht se ajo e ka autorin e vet. Gjysmë shekull më vonë, si pjesë e një albumi të muzikës xhaz, ajo prek telat e ndjeshme të kritikës së specializuar amerikane. Jo vetëm për këtë ne kërkojmë interpretuesin e saj – perkusionistin Eroll Rakipov.

Vibrafoni është vetëm një prej veglave të tij, bashkë me marimbën dhe daullen. Albumi i tij që doli para pak kohe PicturesFromaTrainWindow(Peizazhe nga dritarja e trenit) është një takim interesant i tre muzikantëve bullgarë dhe amerikanë në një udhëtim. Për Erollin ky udhëtim filloi shumë para shkrimit të kompozitës së parë në këtë album. Si nxënës në Shkollën Muzikore të Sofjes ai ka dëgjuar maestron gjenial Garry Burton.

“Kur e dëgjon Burtonin mund të dëshpërohesh, por në vend të kësaj unë frymëzohesha” – kujton sot Rakipovi. Në konservator profesori i tij Paliev vlerësoi lartë talentin e tij dhe hyri në kontakt me Burtonin. Pas kësaj Erolli shkoi në Berklee College of Music. Ishte shumë e çuditshme kur një person i rangut të profesorit Paliev më tha se nuk mund të më mësonte më shumë. Atëherë duhej të shkoja tek më të mirat.

СнимкаGjatë studimit të tij në Majami ai transponoi në listën e notave rrugën e vet të gjatë nga Bullgaria deri në Floridë dhe kështu lindi ideja për “ Peizazhet nga dritarja e trenit”. Ndërkaq në Bregun Perëndimor ai takoi një muzikant tjetër bullgar – Hristo Viçev, të cilin kritikët e cilësojnë si muzikant “lirik në mënyrë evropiane”. Bashkë me të dhe me klarinetistin dhe saksofonistin Ljubomir Gospodinov, Rakipovi krijoi këto vibracione të vështira, por me siguri të mira, të prezantuara me mjaft humor. Humori në këtë album shfaqet edhe në vende të tjera, jo vetëm në muzikë – në shtimin e letrës “r” në emrin e tij – Erroll – kështu shkruhet emri i pianistit të njohur Erroll Garner. Titujt e veprave gjithashtu janë të çuditshme dhe pak qesharake, sepse prezantojnë veprat popullore bullgare me emra të modifikuara. Për shembull, Xhore Dos nga kënga e njohur bullgare është përkthyer si Mad Djore (Xhore i çmendur), Dilmana, e cila në këngën popullore bullgare mbjell piper është prezantuar si Dill Man (njeriu kopër). Kulmi i albumit është vepra finale me autor Dimitër Janev, i cili pak para vdekjes së tij ia ofroi të drejtat e autorit Erollit. Për Janevin kritiku Kris Mozi (Chris Mosey) shkron se “Për të folur sinqerisht, kënga e tij është një standard i vërtet i muzikës (xhaz)”. Si pranon Erolli vlerësime të tilla?

“Dimitër Janevi do të kënaqej shumë me këtë vlerësim. Nuk ka njeri i cili nuk e pëlqen këngën. Kritikët gjithashtu e pëlqejnë tingëllimin e saj. Kombinimi i kitarës me vibrafonin dhe klarinetën nuk është i zakonshëm. Duket se nuk është i rastit takimi i tre bullgarëve në Amerikë...”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: errolrackipov.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD