Si një udhëtarë të vërtetë herën e dytë me radhë në kërkim të lexuesve të rinj libra do të rrethojnë mbarë vendin. Kjo do të ndodhë më 23 prill, kur shënojmë Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës prej Autori. Nismëtarë të kësaj veprimtarie janë sajti “Unë lexoj” dhe Bashkia “Bukkrosing” në Bullgari. Me ndihmën e shtëpive botuese, organizatave civile, qendrave kulturore dhe më në veçanti entuziastëve lexues, ata do të shndërrojnë hapësirat e qyteteve në biblioteka në të hapur. Në po këtë aktivitet vitin e kaluar më se 800 libra rrethuan vendin. Kështu mijëra njerëz kishin mundësi ta lexojnë. Për nismën e sivjetshme më shumë hollësi sjell Milena Zllatarova, redaktore në sajtin “Unë lexoj” dhe bukkrosëri i parë tek ne:
“Sivjet organizojmë konkursin e parë të vizatimit të fëmijëve. Dhe kemi shumë të emocionuar nga ky fakt. Ai i kushtohet 21 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Bukkrosingut domethënë praktikës të lihen libra në vende shoqërore, që të zbulohen dhe të lexohen.21 prill është data, në të cilën startoi sajti amerikan – nismëtari i përhapjes së librave të lira në të hapur. Kemi dëshirë, që me këtë ide të provokojmë fëmijët të njihen me lëvizjen botërore letrare të librave udhëtuese. Në vizatimet e tyre ata duhet të rikrijojnë si vet ata përfytyrojnë udhëtimin e një libri. Hollësitë për pjesëmarrje në konkurs mund të lexohen në sajtin “Unë lexoj”. Fushata parashikohet për 23 prillin, kur me ndihmën e vullnetarëve dhe entuziastëve bukkrosër do të lihen minimum 300 libra në hapësira të ndryshme të kryeqytetit. Ndoshta edhe qytete të tjera do të përfshihen në këtë nismë. I jemi mirënjohës partneritetit të Asociacionii Bullgar të Informacionit dhe të Bibliotekave, i cili u dërgoi mesazhin tonë bibliotekave rajonale të vendit. Ata gjithashtu janë të entuziazmuar nga ideja dhe prandaj jemi me shpresë, se libra do të rregullohen jo vetëm në hapësirat e kryeqytetit, por edhe në qytetet e tjera.”
Bukkrosingu është një lëvizje botërore letrare, që u formua në SHBA-në në vitin 2001. Aktualisht në mbarë botën ajo ka më se një milion admirues. Vitet e fundit ajo fitoi një popullaritet edhe tek ne. Milena është muzikante për nga profesioni. Mirëpo, ajo ka prirje të lexojë. Në vitin 2003 u përfshi në lëvizjen bukkrosing:
“Ideja e Bukkrosingut është, që librat të vihen në vende shoqërore, ku të zbulohen, si për shembull në parqe, në hapësira shoqërore, në transportin urban – shpjegon Milena. – Formohen zona speciale të quajtura buukrosing. Zakonisht ato janë lokale, kafene, ose qendra kulturore. Kështu krijohet një bibliotekë, në të cilën njerëzit mund të lënë libra të veta ose të marrin libra, tashmë të lexuara nga njerëz të tjerë.”
Lëvizja e çdo libri mund të ndiqet në sajtin bookcrossing.com, ku ai regjistrohet me një kod special.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..