Në fillim të viteve të tranzicionit mediat ishin si rojtarë të lirisë, ndërsa sot janë degraduar dhe varen nga interesat politikë e ekonomikë. Deri në këtë përfundim ka arritur Fondacioni politik gjerman “Fridrih Ebert”, duke mbështetur në të dhënat e studimit të fushës së medias në Bullgari. Në këtë studim dallohen probleme të pazgjidhura si: mungesë transparence e pronësisë, masa jo efektive të kufizimit të përqendrimit mediatik, autonomi të shkelur, prapambetje të funksioneve të medias etj. A është e mundur në vend ku sipas fjalëve të ish-ambasadorit gjerman në Sofje mbizotëron “një fasadë të demokracisë”, mediat të jenë të pavarura dhe të besueshme dhe a po kthehen rrjetet sociale në zëvendësuese të mediave të zakonshme?
Përgjigjet Doc. Orlin Sapsov, pedagog në Fakultetin e Gazetarisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” dhe njëkohësisht redaktor i studimit mediatik të Fondacionit “Fridrih Ebert”.
“Është e dukshme se në fushën e medias në Bullgari ka shumë probleme dhe një problem qendror është pikërisht mungesa e demokracisë në funksionimin e medias. I dimë problemet lidhur me pronësinë. Pak janë mediat të cilat drejtohen nga parimet reale të tregut. E dimë po ashtu për karakterin sensacional i cili dominon në mediat bullgare. Nuk mendoj se kjo krizë në mediat e zakonshme duhet të na shpie në një apologjie jo kritike të mediave sociale dhe rrjeteve sociale. Nënkuptohet, se në një farë mënyre ato janë dhoma e rrëfimit, por vetëm për një pjesë të shoqërisë bullgare me ndërgjegje, e cila i kupton problemet në fushën e medias. Kjo është një elitë relativisht e kufizuar dhe informative. Po të shohim situatën në thelb, do të kuptojnë se mediat e zakonshme vazhdojnë të formojnë opinionin publik. Pse? Sepse kur po flasim për shtypin, radion ose televizionin ne kemi një gamë opinionesh. Në rrjedhjen e komenteve formohet dhe opinioni publik i cili ndikon mbi politikën. Kjo është e vetmja mënyrë sipas së cilës mediat mund të ndikojnë mbi vendimmarrjen politike.”
Interneti në Bullgari vazhdon të jetë media përjashtuese. Ende një pjesë e vogël e bullgarëve i shpreh mendimet në të. Por megjithatë, rrjetet sociale gjithnjë e më shpesh u “sugjerojnë” tema mediave të zakonshme. Shembulli më i ri për këtë është rasti me këngëtarin e shkarkuar nga puna në Korin “Joan Kukuzell-Gojëmbli” për shkak të kritikës së tij në Facebook kundër Ministrit të Kulturës Vezhdi Rashidov. Shkak për zemërimin e këngëtarit u bë koncerti në Katedralen “Notre Dame de Paris” – një aktivitet shoqërues i ekspozitës trake në Louvër, për të cilin koristët nuk morën honorar. Nga rrjeti social tema për denigrimin e artistëve u transferua në emisionet e mëngjesit të programeve televizive.
“Kjo është një tendencë interesante, komenton Doc. Orlin Sapsov. – Mediat e zakonshme fillojnë t’i përdorin mediat sociale si burim informacionesh dhe informacionet linden pikërisht në mediat sociale. Lajmet dhe komentet shpërndahen më shpejt në mediat sociale se sa në mediat e zakonshme, sepse këto të fundit nuk e kanë si të reagojnë aq shpejt.”
Ekspertët mediatikë theksojnë se shprehja e mendimit në rrjetet sociale është një publicitet paralel ku pa problem shpërndahen temat tabu për mediat qendrore. A do të thotë kjo se ka “uri” për analizatorë mediatikë dhe hetime serioze nga ana e gazetarëve?
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: BGNES
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..