Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinisti Todor Nikolaev – një muzikant kozmopolit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 2000 Todor Nikolaev ka fituar bursë për të studiuar në Universitetin Guildhall për Muzikë dhe Teatër në Londër. Kjo shkollë e lartë është mes më të mirave në botë për artistë të rinj profesionalistë. Bullgari ka studiuar në klasën e violinistit të mirënjohur Prof. Ifrah Neeman.

“Përveç se na mësonte t’i biem violinës, ai zbulonte para nesh horizonte të reja dhe vazhdimisht kontribuonte në zhvillimin e personalitetit tonë, kujton Todor Nikolaev. – Profesori kërkonte prej nesh që të përkushtohemi jo vetëm në muzikë, por dhe në artet e tjera – arte figurative, teatër, operë, që të dëgjojmë çfarëdolloj muzike dhe të njihemi me njerëz të ndryshëm. Ai na mësoi se bota është një vend i shumë më i madh se sa kemi imagjinuar. Jam i fatbardhë se e takova atë.”

Para udhëtimit në Londër, Todor Nikolaev ka takuar Nigel Kennedy, njërin nga violinistët e pazakontë dy dekadat e fundit. Bashkë me të violinisti bullgar i është ngjitur skenës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje.

“Nigel Kennedy është njeri dhe muzikant inteligjent, thotë violinisti bullgar. – Disiplina është parimi i tij kryesor në jetë – zgjohet herët në mëngjes për të vrapuar. Çdo ditë i bie violinës minimum nga pesë orë. Për mendimin e tij nëse nuk e praktikon rregullisht, humb respektin ndaj vetvetes. Nigel Kennedy është një personalitet i gjithanshëm.”

Todor Nikolaev prezanton në skenë vepra të stileve të ndryshme të zhanrit serioz. “Nëse nuk frymëzohesh nga periudhat e ndryshme të muzikës artistike, kjo do të thotë se nuk je zhvilluar tamam si muzikant”, është i mendimit violinisti bullgar. Në Angli Todor Nikolaev punon si pedagog, por gjen kohë dhe për të koncertuar në atdhe. Në fillim të prillit violinisti bullgar mori pjesë në “Koncertin e Bahut në jastëk”, i adresuar auditorit më të ri. Violinisti tregon për kënaqësinë e mësimdhënies:

“Mësimdhënia të mëson në durim. Është një përjetim më i ndryshëm se dhënia e koncertit. Punoj me fëmijë, adoleshentë dhe të rritur. E marr në konsideratë faktin se çdo njeri mëson me tempe të ndryshme. Puna e përditshme më kthen në vitet e fëmijërisë, më kujtojnë hapat e parë që kam bërë me violinën. Gjatë mësimdhënies unë vetmësoj. Kam nxënës të çfarëdolloj race dhe më vjen mirë kur po shoh shpejtësinë me të cilën perceptojnë fëmijët e nacionaliteteve të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD