Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli i dhomës “Joan Kukuzell – Gojëmbli” me koncert në “Notre Dame de Paris”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Ansambli i dhomës “Joan Kukuzell – Gojëmbël” do të japë një koncert në “Notre Dame de Paris” më 16 prill – një ditë pas çeljes zyrtare në Luvër të ekspozitës “Epopeja e mbretërve trakë, zbulime arkeologjike në Bullgari”. Në program janë përfshirë kënga kishtare dhe ortodokse të autorëve bullgarë, përfaqësues të epokave të ndryshme.

“Kemi qenë edhe më parë në kryeqytetin francez, por për herë të parë do të këndojmë në këtë katedrale të njohur. E presim koncertin me padurim” – tha dirigjenti Dimitër Dimitrov. Në vitin 1964 ai ishte ndër themeluesit e formacionit vokal të burrave. Emri i ansamblit nuk është zgjedhur rastësisht – Joan Kukuzelli është një shenjtor mesjetar bullgar, këngëtar dhe kompozitor me kontribut të madh në teorinë muzikore dhe në pasurimin e shkrimit bizantin të notave. Për shkak të zërit të tij të bukur ai është i njohur si “Gojëmbli”. Tani disponojmë me rreth 100 vepra të tij, më e njohura prej të vilave është “Polilei (llambadari) i bullgares” – kushtuar nënës së tij. Pothuaj pesë dekada kori mbron në mënyrë më të mirë nderin e Joan Kukuzellit. Ky është formacioni i parë që popullarizon muzikën ortodokse, duke kërkuar dhe duke restauruar vepra të vjetra e të panjohura deri tani. Ansambli i dhomës ka qenë shumë herë në shtete të ndryshme evropiane, ka marrë pjesë në festivale të muzikës religjioze në Rusi, Itali, Çeki, Francë, Zvicra etj.

“Për vizitën tonë në Francë kemi përgatitur një program, në të cilin hyjnë vetëm vepra bullgare – tregoi Georgi Mikov, dirigjenti i dytë, korist dhe menaxher i shoqatës “Joan Kukuzell”. – Zakonisht koncertet tona nuk kanë pauza, por i ndajmë në mënyrë të kushtëzuar në dy pjesa. Në pjesën e parë interpretojmë monodi – vepra monofonike. Do të tingëllojnë vepra të vjetra bullgare, anonime, kënga nga rajoni i qytetit Elena (që ndodhet në malin Stara Planina). Do ta prezantojmë gamën e pasur të stileve dhe melodive, karakteristike për muzikën tonë kishtare. Në pjesën e dytë do të mund të dëgjohen veprat polifonike të Ivan Koçetovit, Petër Dinevit, Dobri Hristovit, Stojan Malinovit, etj. Si gjithmonë, do të prezantojmë dhe veprat e Joan Kukuzellit. Shpresoj se ky takim me kulturën shpirtërore bullgare do të jetë interesant për publikun. Për ne është një nder i madh. I falënderojmë të gjithë organizatorët – nga ana franceze dhe ajo bullgare.”

Më shumë informatë për koncertin dhe për çmimin e biletave mund të gjeni këtu.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Ditët Pranverore të Arteve” fillojnë në Universitetin e Ri Bullgar

Universitet i Ri Bullgar shpall fillimin e nismës “Ditët Pranverore të Arteve” – një festë e krijimtarisë dhe kulturës. Nga 22 prill deri më 5 qershor, do të mbahen mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve..

botuar më 25-04-22 5.20.PD

Pavarësisht nëse festojmë së bashku ose veçmas, le të jemi të sjellshëm dhe të përulur

Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..

botuar më 25-04-20 7.00.PD

Një ekspozitë paraqet goblenë leshi dhe mëndafshi nga Flandra dhe Franca nga shekujt XVI-XVIII

Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..

botuar më 25-04-18 6.03.MD