Në lidhje me reformat në fushën e shëndetësisë, qeveria ka ndërmend të forcojë kontrollin mbi lëshimin e dëshmive për persona me aftësi të kufizuara. “Po të lëshohet një dokument i falsifikuar lidhur me gjendjen shëndetësore, i njëjti nis të qarkullojë në sistem dhe nuk mund të konfirmohet më besueshmëria e tij”, vuri në duke Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ivajllo Kallfin. Numri i personave të cilët marrin pensionin e aftësisë së kufizuar është i konsiderueshëm. Më se gjysma e të pensionuarve vitin e kaluar e marrin pensionin e aftësisë së kufizuar. “Në vend të parë, duhet të kontrollohen të gjithë ata persona të cilët marrin mjete monetare suplementare lidhur me ruajtjen e shëndetit të tyre”, mendon punëdhënësja Veliçka Kollçeva, e cila e njoh mirë sistemin. Komisionet mjekësore duhet të caktojnë jo vetëm përmasën e sëmundjes në përqindje personit me aftësi të kufizuara, por dhe të shënojnë fushën ku ai person ka aftësi për të punuar. Këtë e propozon ministri Kallfin.
Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Personave me Aftësi të Kufizuara mezi 10 për qind e këtyre personave në moshë të aftë për punë, e bëjnë atë. Për mendimin e zonjës Kollçeva, punëdhënësit e kanë të drejtë të mos i duan personat me aftësi të kufizuar: “Sipas ligjit ai i punësuari i cili konsiderohet person me aftësi të kufizuara, në rast shkurtimi nga puna, është i mbrojtur. Ndonjëherë shteti na detyron të shkurtojmë specialistë për të përmbushur kërkesat e ligjit.” Para gjashtë vjetëve jeta e zonjës Kollçeva është ndryshuar totalisht pasi ia kanë vënë diagnozën e kancerit. Pas mjekimit ajo ka e ka shndërruar firmën e rrobaqepësisë në një ndërmarrje të specializuar ku 30 për qind e të punësuarve janë me aftësi të kufizuara.
“Shteti, mesa është e mundur i ndihmon firmat private nëpërmjet projekteve për hapjen e vendeve të reja të punës. Bile kthen një pjesë e kontributeve shëndetësore, vë në dukje znj. Kollçeva. – Por mos harrojmë se personi me aftësi të kufizuara në një vend të varfër është aq i varfër se të tjerat nevojtarë. Puna s’është si në Evropën Perëndimore. Shteti nuk mund të japë më shumë të holla, por mund të bëjë një kontroll më serioz mbi lëshimin e dëshmive për persona me aftësi të kufizuara. Shteti po ashtu mund t’i mbështesë personat me aftësi të kufizuara të cilët fillojnë biznes privat. Gjë e cila po ndodh.”
Për ndërmarrjet e specializuara ka lehtësime gjatë kandidimit për prokurime publike. Mirëpo, ka dhe pronarë të cilët vazhdimisht spekulojnë.
“Në shumë firma personat me aftësi të kufizuara figurojnë si punonjës, por në fakt nuk punojnë. Për mendimin tim duhet të kontrollohen anëtarët e rinj të Agjencisë së Personave me Aftësi të Kufizuara, që të mos spekulohet me prokurimet publike”, alarmon znj. Kollçeva.
Firma e saj punon për klientë nga Anglia, Franca, Austria, Zvicra, Italia dhe SHBA-ja. Por ende nuk ka kandiduar për ndonjë prokurim publik, sepse është një firmë e vogël pa mjete të konsiderueshme monetare. I vetmi institucion shtetëror i cili mbështet ndërmarrjet e specializuara është Agjencia e Personave me Aftësi të Kufizuara. Vitin e kaluar firma e zonjës Kollçeva ka fituar bashkëfinancim prej 10 për qindësh sipas një projekti të agjencisë për pajisje hardueri dhe softueri.
“Po të kishim emëruar një person me aftësi të kufizuar në këtë pozitë, do të kishim marrë subvencione 100 për qind – thekson znj. Kollçeva. – Unë mendoj se nuk ia vlen të emëroj dikë kotë. Për fushën tonë të veprimtarisë është e vështirë të gjinden specialistë pavarësisht a janë ata persona me aftësi të kufizuara apo jo. Të punësuarit e rinj trajnohen në firmë dhe duket kur një njeri ka potencial dhe ia vlen të investosh në të.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..