Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita fotografike e fëmijëve me sindromën e Daunit

БНР Новини

Të bukura, të ngjyrosura dhe të buzëqeshura – kështu duken fytyrat e pjesëmarrësve në ekspozitën fotografike, kushtuar fëmijëve me sindromën e Daunit. Fotografitë artistike ndodhen në një nga vendet më të preferuara të Sofjes, në ashtuquajturën “Urë të të dashuruarve”. “Sindroma e dashurisë” është motoja e ekspozitës. Heronjtë e saj janë fëmijët e buzëqeshur dhe persona të njohur, të cilët e përkrahin kauzën fisnike. Artistë, gazetarë dhe muzikantë u angazhuan me këtë nismë, në përkrahje të prindërve, të cilët e bëjnë të mundshëm adaptimin e fëmijëve me sindromën e Daunit.

Shkaku konkret është Dita botërore e njerëzve me këtë sëmundje gjenetike. Ekspozita do të mbetet në këtë vend emblematik të Sofjes gjatë kohës së Pashkëve, deri në datën 15 prill. Organizatorët janë prindërit e “fëmijëve të diellit”, siç i quajnë shpesh fëmijët me sindromën e Daunit. Autori i fotografive është Aleksandër Kacev – një profesionalist, i cili e përkrah kauzën prej shumë kohe.

Fushata bamirëse organizohet për herë të tretë me radhë dhe është rezultat i dhimbjes së madhe të prindërve, të cilët çdo ditë ballafaqohen me pengesa burokratike dhe kudo e takojnë apatinë e shoqërisë. Sipas të dhënave të Shoqatës së Prindërve tek ne familjet, në të cilat rriten fëmijë me këtë sindromë janë rreth 300. Shpeshherë fëmijët me këtë sëmundje mbeten në institucionet shtetërore sepse prindërit e tyre nuk e kanë guximin ta marrin përsipër përgjegjësinë për rritjen e këtyre fëmijëve. Në shtet mungojnë specialistë, mjekë dhe psikologë, të cilët mund t’i ndihmojnë prindërit pas lindjes së fëmijës me sindromën e Daunit.

Снимка“Dëshirojmë të tregojmë fëmijët tanë, talentet e tyre dhe t’u tregojmë të tjerëve se fëmijët me sindromën e Daunit mund të na dhurojnë shumë dashuri – tha Toni Marinova, organizatorja e ekspozitës fotografike. – Ne, si një shoqatë e prindërve dhe para së gjithësh si njerëz, dëshirojmë t’i ndihmojmë familjet, të cilat jetojnë me sindromën e Daunit. Kjo është një anomali e rënde gjenetike. Dëshirojmë që prindërit t’i pranojnë fëmijët sa më lehtë dhe me shpresë për zhvillimin e tyre. E vërteta është se sindroma nuk është aq e frikshme, siç ishte ajo në të kaluarën dhe mjekësia bashkëkohore me sukses mjekon sëmundjet shoqëruese akoma në muajt e parë të jetës së foshnjës. Në Bullgari ka specialistë të përgatitur mirë, të cilët ndihmojnë zhvillimin e potencialit të këtyre fëmijëve. Dhe jo në vend të fundit është përkrahja për prindërit dhe besimi i tyre se mund të rritin një njeri të mirë dhe të denjë, pavarësisht se kjo bëhet me vështirësi të mëdha. Kur e ndiejnë përkrahjen prindërit janë më të sigurt dhe bile bëjnë fushata publike, siç është kjo ekspozitë fotografike. Qëllimi është që të tregohet fytyra e vërtetë e këtyre fëmijëve. Me sa duket, po e arrijmë këtë qëllim, sepse njerëzit e pëlqejnë ekspozitën. Një nga gjërat që duhet ndryshuar në shoqëri është qëndrimi ndaj njerëzve të ndryshëm. Ne duhet të mësohemi ta pranojmë njeriun me tiparet e tij pozitive dhe me ato negative, me dobësitë e tij. Ne të gjithët jemi të ndryshëm dhe kemi të drejtën të zëmë vendin tonë në këtë botë. Tek ne njerëzit me sindromën e Daunit akoma nuk takohen rregullisht në rrugët, shoqëria nuk i pranon, ekziston një barrierë mes shoqërisë dhe njerëzve të ndryshëm. Tashmë 5 vjet jetoj me problemet e këtyre njerëzve sepse vajza ime tashmë është 5-vjeçare. Shpresoj se në të ardhmen jeta jonë do të bëhet më e mirë sepse do të takojmë më shumë mirëkuptim nga ana e shoqërisë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografitë janë ofruar nga autori i tyre – Aleksandër Kacev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD