Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një organ i ri do të luftojë kundër korrupsionit

Zëvendëskryeministrja Meglena Kuneva dhe Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov duke prezantuar Strategjinë e re për prevencën e korrupsionit.
Foto: BGNES

Deri më 1 janar të vitit 2016 do të fillojë së funksionuari një organ i ri kundër korrupsionit. Ai do të bashkojë strukturat e Qendrës për luftimin e korrupsionit BORKOR, të Dhomës së Thesarit, të Komisionit për parandalimin dhe konstatimin e konflikteve të interesave dhe të Komisionit për konfiskimin e pronësisë së marrë në mënyrë të paligjshme. Organi i ri kundër korrupsionit do të kontrollojë pronësitë dhe konfliktin e interesave në nivelet e larta të pushtetit. Këtë e parashikon Strategjia e re për prevencën e korrupsionit deri në vitin 2020, strategji kjo e cila u paraqit nga Zëvendëskryeministrja Meglena Kuneva dhe nga Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov.

Do të krijohet gjithashtu një Këshill kombëtar për politikën kundër korrupsionit, pranë tij do të ketë dhe një Këshill Civil, i cili do të zhvillojë dialogun midis shoqërisë dhe pushtetit. Do të caktohet dhe një zëvendësministër, i cili do të jetë koordinator kombëtar për korrupsionin. Do të ndryshohet legjislacioni në sferën e aksesit te sekreti bankar dhe deklarimit të pronësisë. Zëvendëskryeministrja Meglena Kuneva komentoi dhe një prej çështjeve më të rëndësishme dhe pikërisht si do të kontrollohet veprimtaria e strukturës së re.

“Një mekanizëm i posaçëm i mbikëqyrjes, monitorimit dhe vlerësimit, përfshi këtu dhe një vlerësim të jashtëm të pavarur, deklaroi ajo. Do të ngulim këmbë që ky vlerësim për mënyrën, në të cilën e kryejnë punën e vet institucionet për luftimin e korrupsionit, të jetë çdo vit.”

Në Strategji janë shënuar qëllimet kryesore deri në vitin 2020 dhe pikërisht: “Bullgaria të shndërrohet në një shtet, në të cilin korrupsioni i vogël të kufizohet deri në nivelet mesatare në Bashkimin Evropian. Korrupsioni në nivelet e larta të pushtetit të ndëshkohet, institucionet kundër korrupsionit të funksionojnë në mënyrë efektive dhe të kenë një efekt real preventiv kundër korrupsionit, kurse korrupsioni në nivelin e qytetarëve dhe firmave në Bullgari të kufizohet sa më shumë.” Prioriteti kryesor i strukturës së re do të jetë vëzhgimi i 7670 vetave, të cilët janë në poste të larta shtetërore.

Sipas Meglena Kunevës për këtë qëllim ka nevojë për një ndryshim radikal të sistemit: “Në qoftë se ka sinjale të qarta se në një ose tjetër fushë ka presion më të madh kundër korrupsionit, ose një interes shumë të rëndësishëm në shoqëri, duhet t’i përqendrojmë të gjitha përpjekjet tona në këtë drejtim, që të kemi rezultate të shpejta, deklaroi ajo. Në qoftë se jemi dëshmitarë se si institucionet humbasin kohën e tyre me gjëra, të cilat nuk janë kaq të rëndësishme, atëherë mund të thuhet shprehimisht se ky është drejtimi i gabuar dhe duhet t’i korrigjojmë përpjekjet tona. Po pres nga avokati i popullit, nga Dhoma e Thesarit, nga të gjitha organet, të cilat janë angazhuar me kontrollin e shtetit për ta dhënë kontributin e tyre, që të kemi një politikë më të suksesshme për ndryshimin e sistemit.”

Qytetarët, të cilët kanë dhënë sinjale, të cilët kanë kontribuuar për shpalljen e dënimeve, ndoshta do të marrin një përqindje prej shumës, për të cilën ka procedura paragjyqësore. E tillë është praktika në Rumani. Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov komentoi kornizën ligjore: “Deri tani nuk kemi plane për t’i ndryshuar afatet e parashikuara dhe t’i rishikojmë. Për mendimin tim ne duhet të ndalemi te këto caqe dhe të kufizojmë pak interesin tonë ndaj një legjislacioni special.”

Rumjana Bëçvarova, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Brendshme, shprehu skepticizmin e saj sa i përket këtij organi të ri, duke bërë aluzionin se nuk mund të priten nga ai rezultate të konsiderueshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD