Më 31 mars në pikën e kontrollit kufitar “Kapitan Andreevo” mes Bullgarisë dhe Turqisë për një rrjet të trafikimit të cigareve u arrestuan 26 persona, ndër të cilët 13 doganierë dhe 3 policë kufitarë. Më 1 prill mediat mësuan se të gjithë doganierët janë liruar dhe pas hekurave është vetëm shefi i cili ka qenë në turn. Të liruarit janë thirrur për dëshmitarë të hetimit për kontrabandën e cigareve në vlerë miliona euro. Luftimi i korrupsionit po vazhdon.
Para njëzet vjetësh një kryeministër bullgar i ka bërë pyetje këshilltarit ekonomik se ç’reforma duhet bërë që të ndihet së shpejti efekti i tyre mbi zhvillimin e ekonomisë në vend. Përgjigja ishte se në vend të parë duhet të rregullohen doganat. 20 vjet më vonë detyra për rregullimin e doganave vazhdon të jetë aktuale. Sondazhet e 2014-ës tregojnë se pjesa e cigareve të paligjshme në Bullgari përbën 20 për qind dhe me kalimin e kohës bëhet edhe më shumë. 230 mln euro nuk kanë hyrë në arkat e shtetit. Bullgaria është nga vendet më humbëse nga kontrabanda e cigareve në të gjithë BE-në. Humbja llogaritet të jetë 3 herë më e lartë se humbja në Rumani dhe Poloni, 10 herë më e lartë se ajo në Gjermani dhe 16 herë më e lartë se humbja në Holandë.
Dy muaj para se të arrestoheshin doganierët, sërish në pikën e kontrollit kufitar “Kapitan Andreevo” ishte arrestuar shefi i doganës, i cili u ndesh me akuza të kontrabandës së cigareve nga Turqia. Prangat sikur nuk mjaftojnë për shuarjen e oreksit për kontrabandë cigaresh. Vitet në vijim fjala “doganier” do të vazhdojë të ngarkohet vetëm me konotacione negative.
Në luftimin e korrupsionit Bullgaria përdor metodat e mirënjohura në botë – ndërrim i shpeshtë i punës dhe i detyrave të doganierit, rotacion në përbërjen e udhëheqjes, pajisje speciale përgjuese etj. Si duket masat parandaluese duhet të ridrejtohen – nga kapja e kontrabandës dhe e doganierëve të korruptuar në kapje të porositësve të tyre.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..