Para 40 ditësh u nda nga jeta një atdhetare e madhe – biofizikja Dimitrina Aslanian, e cila është autorja e historisë së parë të plotë të Bullgarisë në gjuhen franceze, të përkthyer më vonë edhe në gjuhët italiane dhe angleze.
Pas përfundimit të karrierës së saj shkencore në Universitetin “Pier dhe Maria Kjuri”, Dimitrina vendosi të shkruajë një histori të shkurtër të Bullgarisë në gjuhën franceze si dhuratë për birin e saj, i cili ka mbërritur në Francë në moshë 4 vjeçare. Më vonë ai jeton dhe studion në ShBA, por me vështirësi lexon dhe kupton librat historike në gjuhën bullgare. Zonja Aslanian mori si bazë një numër të madh të librave historike bullgare. Kur bëri një përmbledhje të kronikave bullgare në gjuhën franceze doli një dorëshkrim shumë herë më të madh sesa ishin planet fillestare të shkencëtares Dimitrina Aslanian. Në këtë punë ajo mori përkrahjen dhe inkurajimet e shumë historianëve bullgarë. Deri tani ky është punimi i parë i plotë historik në gjuhën franceze dhe ai doli në treg në vitin 2003 me titull “Historia e Bullgarisë nga Antikiteti deri më sot”. (Histoire de la Bulgarie de l'Antiquité à nos jours).
Më vonë, bashkë me bashkëshortin e saj Rafi Aslanian, Dimitrina shkroi përsëri në gjuhën franceze një përmbledhje të eseve biografike për bullgarë të dalluar nga shekujt XIX dhe XX-të, të cilët kanë luftuar dhe kanë punuar për çlirimin dhe për përparimin e popullit bullgar “Forgerons de l’histoire bulgare”. Gjatë 10 viteve të fundit zonja Aslanian shkroi shumë artikuj për historinë e qyteteve të mëdha bullgare, pastaj edhe për shkrimtarët e dalluar. Artikujt i botoi në gjuhën franceze në revistën e shkrimtarit Tonço Karabullkov “Pasqyra periodike e jetës në Bullgari”. Ajo ishte aq e përkushtuar në këtë ide, se në vazhdim të 4 orëve në spital shkroi për shkrimtarin Jordan Jovkov. Pësoi infarkt menjëherë pas përfundimit të këtij artikulli.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..
15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..
Montana është një nga qytetet rajonale në veriperëndim të Bullgarisë. Sipas statistikave, rajoni nuk mund të mburret me tregues veçanërisht të lartë në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit, shërbimeve sociale. Sipas të dhënave të vitit të..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..