Siç duket perandoria e biznesmenit famëkeqe Cvetan Vasillev që ka ikur nga Bullgaria po shpërbëhet apo degjeneron. Deri në vitin e kaluar oligarku, siç e kanë quajtur disa, dhe i cili u bë i njohur me kombinimet e tij politike dhe të biznesit, zotëronte kompani, koncerne, banka, uzina, media dhe bile klube futbollistike dhe deputetë evropianë në vlerë totale prej afro 10% prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Pas serisë se skandaleve dhe konflikteve me figurat me influencë më të madhe të skenës politike, doli në pah e vërteta për bankën e katërt për nga madhësia në vend – të Bankës Korporative Tregtare që gjithashtu ishte pronë e biznesmenit. Ajo u ndodhë në situatë të paaftësisë paguese, së pari ishte mbyllur dhe pas kësaj autoritetet e privuan nga licenca. Mbeti një borxh ndaj depozituesve prej 2 mlrd eurosh, të cilët u paguan nga Fondi për garantimin e depozitave dhe nga shteti me ndihmën e një borxhi të ri publik. Tani i vjen radha Telekomit-it BTK, i njohur nën markën tregtare Vivakom, i cili gjithashtu ishte nën kontrollin e këtij biznesmeni gjoja në prosperitet, plus akoma katër kompani kyçe për ekonominë bullgare, njëra prej të cilave është për armë. Kjo u bë pasi shteti si kreditori më i madh i ish bankës, mori masa ligjore që t’i kthejë vetes pjesë prej parave me të cilat ishin shlyer shumat e depozituesve. Për një nismë të tillë të rrezikshme u gjendën disa veta të panjohur – francezë, belgë dhe rusë, që pretendojnë, se përfaqësojnë fondin evropian të investimeve LIC33.
Në vetë ditën kur u shpallë synimi i këtyre “investitorëve evropianë” të marrin kontrollin mbi Telekomin ishte vënë në internet dhe faqja e kompanisë. Në të nuk ka ndonjë informatë që meriton vëmendje për aktivitetin e saj, përveç oreksit të saj ndaj Bullgarisë dhe premtimit, se do të paguajë borxhet e 5 kompanive të Cvetan Vasillevit prej 900 mln eurosh. Ndërkohë u bë e njohur, se në këtë deklaratë mund të ketë dozë të së vërtetës sa u përket pronësisë së BTK, pasi u njoftua se pronari i saj mazhoritar deri para pak kohe Cvetan Vasillev, ka lidhur kontratën me fondin evropian të investimeve LIC33 në Luksemburg. Sa i kanë paguar, nuk dihet, përmendet se bëhet fjalë për shumën atraktive prej 1 eurosh, e cila duket e vërtetë, duke pasur parasysh, se blerësit marrin përsipër borxhe prej afro 1 mlrd eurosh.
Interes të madh publik dhe mediatik shkaktuan aktorët në këtë operacion të pa qartë tregtar-financiar rreth Telekomit BTK. Botimet e autoritetshme në vend zbuluan gjurmën ruse, duke përmendur qartë emrin e presidentit rus Vladimir Putin, ishte përfshirë dhe kisha ortodokse ruse. Rusia është një vend i fuqishëm në drejtim ekonomik dhe më një spektër të gjerë interesash ndaj Bullgarisë që e ka shumë të afër nga pikëpamjet historike, kulturore dhe fetare. Por në kushtet e konfrontimit midis qytetërimit perëndimor dhe Rusisë, bile edhe Sofja është e detyruar të marrë në konsideratë anëtarësimin e saj zyrtar në BE dhe në NATO. Në një apo tjetër mënyrë, autoritetet bullgare të joshur nga 900 mln eurot që eventualisht mund të hynin në arkat e shtetit, do të kenë të vështirë t’i dorëzojnë në duar të panjohur aktivet strategjike të ish Telekomit shtetëror me tërë rrjetin e tij fiks dhe mobil, që ende kanë rëndësi për sigurinë kombëtare. Në çdo rast edhe pa marrë vendim, qeveria vendosi të kontrollojë prejardhjen e mjeteve, të cilët “investitorët evropianë” premtojnë t’i gjejnë, nuk duhet nga dhe si, për t’i investuar në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..