Lideri i Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për agjencinë “Fokus” tha, se diplomatët bullgarë në Shkup janë përgjuar, gjë për të cilën u janë treguar dëshmi. Në përputhje me praktikën diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje refuzoi të komentojë publikisht çështje të këtij karakteri, por vlerësoi se është e përshtatshme të deklarojë, se “kriza e brendshme politike në Maqedoni, e shkaktuar nga zbulimet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përgjimeve masive të bisedimeve, përfshi të diplomatëve të vendeve të treta, ngjall shqetësim serioz dhe është i nevojshëm “një hetim i tërësishëm, i pavarur dhe transparent për faktet e treguara”. Rasti nuk favorizon marrëdhëniet midis dy shteteve që edhe pa këto rrethana janë problematike. Fakti, se marrëdhëniet janë problematike, Radio Bullgaria e komentoi qysh para tre muajve në kontekstin e pritjes së Takimit të Ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, takim i cili t’i jap shtytje dialogut në nivelin më të lartë. Atëherë vlerësimi ynë skeptik, e argumentuam me këtë, se marrëdhëniet e dyanshme kanë potencial të madh, por përparim të vogël.
Tre muaj më vonë, në vend të dialogut të nivelit të lartë pamë si para një medie bullgare Lideri i forcës më të madhe opozitare në Maqedoni akuzon qeveritarët në vendin e tij për shkelje të të drejtave dhe lirive kryesore, për shkelej të kushtetues, për kontroll mbi sistemin gjyqësor dhe mediat, për manipulimin e zgjedhjeve, përgjimin e diplomatëve. Pala bullgare pranoi me seriozitet të madh akuzat e Zoran Zaevit, pasi dikasteri diplomatik në Sofje shënoi, se realizimi i ambicieve të Maqedonisë për integrimin në strukturat evropiane dhe euroatlantike është e mundshme pasi në të do të përfundojë procesi i ndërtimit të shtetit të se drejtës. Një reagim i tillë në praktikë do të thotë, se në këtë etapë Maqedonia nuk mund të shpresojë në përkrahjen bullgare për aderimin e saj në BE dhe në NATO. Me siguri Maqedonia nuk mund të shpresojë për përkrahje të tillë edhe nga ana e vet BE dhe NATO, në qoftë se gjykohet nga reagimet qetësuese të Komisionit Evropian dhe të Departamentit të Shtetit të SHBA, të shkaktuar nga rrethanat më të reja në krizën e saj politike.
Por kriza politike në Maqedoni nuk është nga dje dhe nuk është vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve të fundit dhe akuzave reciproke midis qeveritarëve dhe opozitës. Në krizën e ashpër politike Maqedonia ra menjëherë pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare, legjitimiteti i të cilave kundërshtohet deri më sot nga opozita. Opozita bojkoton parlamentin dhe kështu pengon marrjen e vendimeve për çështje me rëndësi jetike, ndërsa kontradiktat vihen re edhe në vet koalicionin qeverisës kryesisht ne lidhje me ndarjen e resurseve të pushtetit, dhe jo vetëm për këtë. Kështu p.sh. Ali Ahmeti, Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili prej kohe është partner me VMRO-DPMNE në qeverisje, shpesh herë shpallet për kompromis mbi çështjen për emrin e Maqedonisë, që pengon aderimin në BE dhe në NATO. Por VMRO-DPMNE është kategorikisht kundër mbrapsjeve. Pak kohe pas intervistës skandaloze të Zoran Zaevit para medias bullgare, Ali Ahmeti deklaroi në një takim me Ambasadorin e Sofjes në Shkup, se dialogu konstruktiv midis Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet të formatizohet sa më parë me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Nënshkrimi i një dokumenti të tillë Bullgaria e kërkon prej vitesh, por edhe e cilëson si kusht për mbështetjen e kauzës së Maqedonisë për fillimin e bisedimeve para aderuese me BE. Edhe në drejtim të kësaj çështje, partneri i madh i koalicionit në pushtet në Shkup, VMRO-DPMNE, ka rezerva.
Nga koha kur ish Jugosllavia u shpërbë, Maqedonia vazhdimisht ndodhet para çështjeve të mëdha, për të cilat vështirë merr vendim. Çështja e parë e madhe ishte ajo për njohjen e pavarësisë së saj, ndërsa tani në rendin e ditës janë çështjet për emrin e saj, identitetin dhe anëtarësimin e saj në BE dhe NATO, diplomatët e të cilëve ndoshta përgjohen prej saj. Çështjet e mëdha para Maqedonisë mund të zgjidhen vetëm me dialog midis përfaqësuesve të saj të prognozueshëm dhe legjitimë me faktorët përkatës ndërkombëtar, në pranin e një situate të qëndrueshme të brendshme politike dhe besimit reciprok. Çdo shpresë për sukses në mungesë të këtyre kushteve është iluzion.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..