Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria bëhet pjesë e infrastrukturës së Korridorit Jugor të gazit

Korridori Jugor i gazit
Foto: arkiv

Gjatë javës në qytetin turk Selim ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova asistoi në ceremoninë e hedhjes së tubacionit të parë të gazsjellësit transanadollas TANAP. Për rëndësinë flet fakti, se në të asistuan presidentët e Azerbajxhanit, Turqisë dhe Gjeorgjisë, zëvendës kryetari i Komisionit Evropian Marosh Shevçoviç dhe presidenti i Këshillit Drejtues të organizatës TANAP Rovnag Abdullaev. Gjatë ceremonisë ministrja bullgare theksoi, se lidhjet e gazit midis Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë janë pjesë e pandarë e infrastrukturës së Korridorit Jugor të gazit. Ato do të sigurojnë diversifikimin e furnizimeve dhe burimeve të gazit natyror si për vendin tonë, ashtu edhe për rajonin e Evropës Juglindore. Për qeverinë bullgare përfundimi i interkonektorëve me vendet fqinje është prioritet në sektorin energjetik. Si një shembull në këtë drejtim zonja Petkova tregoi bisedimet intensive të grupit të përbashkët të punës bullgaro-turk për realizimin e një kërkimi paraprak të lidhjes së gazit Turqi-Bullgari.

Gjatë vizitës në Selim ministrja Petkova u takua me zëvendës kryetarin e Komisionit Evropian Marosh Shevçoviç, i cili ripohoi përkrahjen e komisionit për krijimin e një lidhjeje interkonektori Bullgari-Greqi si pjesë e rëndësishme e Korridorit Jugor. Ministrja bullgare siguroi bashkëbiseduesin e tij, se pala bullgare tashmë hartoi planin për realizimin e këtij projekti. Sipas tij pritet që në vitin 2018 gazsjellësi të jetë gati. Për vitin në vazhdim kabineti parashikon garanci shtetërore nga 80 milion euro, gjë që është një dëshmi për përpjekjet tona për ndërtimin sa më të shpejtë të interkonektorit dhe për vënien e tij në shfrytëzim. Ndër të tjerët pak para kësaj në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel kryeministri Bojko Borisov nguli këmbë, që Evropa të përkrahë me financa këtë projekt.

Në përfundim do të kujtojmë, se gazsjellësi transanadollas do të jetë me një gjatësi nga 1850 kilometra. Ai do të kalojë përmes territorit të Turqisë nga kufiri gjeorgjiano-turk deri te ai turko-grek. Pritet, që ndërtimi të përfundojë në vitin 2018. Atëherë ai duhet të vihet në shfrytëzim me kapacitet fillestar nga 16 miliard metra kub gaz për vit. Prej tyre 10 miliard metra kub gaz nëpërmjet gazsjellësit transadriatik do të arrijnë deri te Italia. Kjo sasi përfshin edhe 1 miliard metra kub gaz për vit për Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD